Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Studimi: Më shumë se një e treta e fëmijëve me Covid-19, nuk shfaqin simptoma

5 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Studimi: Më shumë se një e treta e fëmijëve me Covid-19, nuk shfaqin simptoma

Më shumë se një e treta e fëmijëve pozitivë me Covid-19 janë asimptomatikë, sipas një studimi të Universitetit të Albertas në Kanada, që sugjeron se të rinjtë e diagnostikuar me këtë sëmundje, mund të përfaqësojnë vetëm një pjesë të atyre që janë të infektuar.

“Shqetësimi nga këndvështrimi i shëndetit publik, është se ka ndoshta shumë fëmijë me Covid-19 që qarkullojnë në komunitet, dhe njerëzit as që e kuptojnë këtë”-thotë Finlej Mekalister, profesor i mjekësisë në Fakultetin e Mjekësisë dhe Stomatologjisë.

“Kur shohim raporte të 1.200 rasteve të reja në ditë në provincën e Albertës, kjo ka të ngjarë të jetë vetëm maja e ajsbergut. Ka shumë gjasa që shumë njerëz nuk e dinë që janë prekur nga ky virus, dhe që potencialisht po e përhapin atë në masë”- thekson ai.

Për studimin në fjalë, ekipi i Mekalister analizoi rezultatet 2.463 fëmijëve që u testuan gjatë valës së parë të pandemisë -nga mars deri në shtator – për infeksionin e Covid-19. Prej tyre,1.987 fëmijë kishin rezultuar pozitivë në testin e tamponit, dhe vetëm 476 patën një rezultat negativ. Nga fëmijët që rezultuan pozitivë, 714 ose 35.9 për qind, raportuan se ishin asimptomatikë.

“Kjo dukuri ka të bëjë shumë me protokollet  e sigurisë nëpër shkolla. Ne mund të bëjmë të gjithë pyetësorët mbi Covid-19, por nëse një e treta e fëmijëve janë asimptomatikë, përgjigja do të jetë jo ndaj të gjitha pyetjeve – megjithatë ata janë ende të infektuar”- thekson ai.

Për shkak të natyrës asimptomatike të sëmundjes deri në një të tretën e fëmijëve, Mekalister tha se rajoni kishte të drejtë të mbyllte shkollat ​​për një periudhë më të gjatë gjatë përtej Krishtlindjeve.“Me sa dimë deri tani, fëmijët kanë më pak të ngjarë që ta përhapin sëmundjen sesa të rriturit, por rreziku nuk është zero. Me sa duket shpërndarësit asimptomatikë janë më pak infektivë,sesa personi që rri ngjitur pas të tjerëve dhe teshtin përballe fytyrave të tyre. Por sërish, nuk e dimë me siguri këtë gjë”- thotë më tej ai.

Gjithashtu studiuesit zbuluan se megjithëse kolla, sekrecionet e lëngshme në hundë dhe dhimbja e fytit, ishin 3nga simptomat më të zakonshme midis fëmijëve me infeksion e  Covid-19 – që shfaqeshin përkatësisht në 25, 19 dhe 16 për qind të rasteve – ato ishin në fakt pak më të zakonshme midis atyre që kishin rezultate negative të testit të Covid-19.

“Sigurisht, fëmijët janë në rrezik të preken nga shumë viruse të ndryshme. Prandaj simptomat specifike të Covid janë në fakt më tipike,si humbja e shijes dhe nuhatjes, dhimbja e kokës, ethe, të përzierit dhe të vjellat, dhe jo hunda e lëngshme, kolla dhe dhimbja e fytit”- deklaron Mekalister.

Studiuesi vë në dukje se grupi i tij ka kryer një studim të ngjashëm, që tregon se dhimbja  fytit dhe rrjedhja e hundëve nuk janë shenja të besueshme të Covid-19 tek të rriturit, edhe pse shumica dërrmuese e të rriturve (84 për qind) shfaqin simptoma.

“Dhimbja e fytit dhe rrjedhja e hundës, do të thotë që mund të keni një lloj infeksioni të traktit të sipërm respirator. Por ethet, dhimbja e kokës dhe humbja e shijes apo nuhatjes, janë ato që tregojnë se dikush mund të jetë me Covid-19”-nënvizon Mekalister.

Ai shton se nëse njerëzit nuk kanë asnjë simptomë fare, ata duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të testohen, ndërsa edhe ata që ndihen mirë duhet të bëjnë gjithçka që munden për të qëndruar të sigurt – të mbajnë një maskë mbrojtëse, të lajnë shpesh duar, të mbajnë distancë, dhe të shmangin takimet në ambiente të mbyllura.

Burimi i lajmit: https://www.eurekalert.org/pub_releases/2020-11/uoaf-mto112720.php

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: COVID-19fëmijësimptomastudim

TË LIDHURA

Shqipëria merr ftesën për të pritur Samitin e NATO-s, Holanda jep dritën jeshile
Aktualitet

Shqipëria merr ftesën për të pritur Samitin e NATO-s, Holanda jep dritën jeshile

22:47 | 19/06/2025
34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi
Aktualitet

34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi

21:51 | 19/06/2025
I kërkuari për vrasje për gjakmarrje kapet në Britani, përfundon në pranga 48-vjeçari
Aktualitet

I kërkuari për vrasje për gjakmarrje kapet në Britani, përfundon në pranga 48-vjeçari

21:08 | 19/06/2025
Next Post
Merkel paralajmëron ndryshim në barazpeshën globale prej pandemisë

Merkel paralajmëron ndryshim në barazpeshën globale prej pandemisë

Veliaj, tender 450 mln lekë për të “klonuar” Kullën e Sahatit

Veliaj, tender 450 mln lekë për të “klonuar” Kullën e Sahatit

Luftë për trashëgiminë/ Zbulohet pasuria marramendëse e Maradonës

Luftë për trashëgiminë/ Zbulohet pasuria marramendëse e Maradonës

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

19:15 | 13/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Shqipëria merr ftesën për të pritur Samitin e NATO-s, Holanda jep dritën jeshile
Aktualitet

Shqipëria merr ftesën për të pritur Samitin e NATO-s, Holanda jep dritën jeshile

by mirseda
22:47 | 19/06/2025
0

Shqipëria pritet të konfirmohet si mikpritëse e Samitit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në...

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
Krizë mes çiftit? DJ PM feston ditëlindjen, mungon urimi i Sarës

Krizë mes çiftit? DJ PM feston ditëlindjen, mungon urimi i Sarës

22:33 | 19/06/2025
Temperatura të nxehta deri në 40 gradë për sot

‘Çmendet’ moti në këtë vend, temperaturat arrijnë në 32.2 gradë

22:30 | 19/06/2025
34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi

34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi

21:51 | 19/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com