E premte, 15 Janar, 2021
9 C
Tirana

Merkel paralajmëron ndryshim në barazpeshën globale prej pandemisë

Kancelarja Merkel ka paralajmëruar një ndryshim në barazpeshën e fuqisë ekonomike në botë, për shkak të pandemisë. Ajo kërkoi hapa të reja në teknologji.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se duhet të pyesim veten se ku do të përfundojë Evropa pas krizës. Në samitin digjital të qeverisë gjermane, kancelarja tha se Kina dhe Koreja e Jugut aktualisht po përjetojnë përsëri një rritje ekonomike. Njerëzit atje të gjithë mbajnë maska ​​dhe nuk ka demonstrata të jo konformistëve, theksoi Merkel.

Gjermania nuk mund dhe nuk dëshiron të përdorë të njëjtat mjete për të luftuar virusin si Kina me sistemin e saj të kontrollit. Sidoqoftë, duhet bërë një përpjekje për të qenë në gjendje të vazhdojmë teknologjikisht.

Ritmi i ngadaltë në ndryshimin digjital është një problem i madh, tha ajo. Kancelarja shpjegoi se urgjenca ende nuk njihet sa duhet në shumë fusha. Kjo çon në atë, që në një moment Gjermania thjesht të jetë e fundit që ecën në radhë.

Sovraniteti i të dhënave të ndjeshme

Kancelarja Angela Merkel kërkoi më tej që të gjitha vlerat tona të zbatohen edhe në botën digjitale. Mbi të gjitha, në botën e punës, shëndetit dhe etikës, theksoi ajo. “Humanizmi i shoqërisë sonë vetëkuptohet që duhet të mbetet edhe në botën digjitale,” tha kancelarja në Dortmund.

Në të ardhmen, të dhënat do të jenë sa produkt ekonomik, aq edhe vlerë e shoqërisë. Merkeli paralajmëroi që në ruajtjen dhe shkëmbimin e të dhënave kaq të ndjeshme të mos bëhemi të varur nga korporatat e mëdha. Përkundrazi, ajo tha se qasja duhet të jetë që “Evropa mund të bëjë gjithçka, duke përfshirë zhvillimin me sukses dhe funksionimin e strukturës së saj të të dhënave”.

Lexo edhe :   Ne nuk jemi gati për Evropën pa Angela Merkelin

Republika Federale e Gjermanisë duhet të ketë sukses në garantimin e sovranitetit të saj të të dhënave, dhe kjo përfshin infrastrukturën e saj të të dhënave, u tha në samit.

Lexo edhe :   Mjeku Pipero tregon se kur do të jetë fundi i pandemisë në Shqipëri

Me këtë rast aty u paraqit projekti Gaia-X. Gaia-X është një infrastrukturë e të dhënave në rrjet, d.m.th. një e ashtuquajtur re e të dhënave, në një nivel evropian. Përfaqësuesi i Ministrisë Federale të Ekonomisë për Ekonominë Digjitale, Thomas Jarzombek, tha se përparësia e këtij projekti është ndërveprimi i tij. Gaia-X është konceptuar si alternativë ndaj ofruesve amerikanë dhe kinezë./DW/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Legjenda urbane e piktorit të mallkuar: Fëmijët e përlotur të Xhovani Bragolin

Ai është piktori venecian Bruno Amadio, ose i njohur më shumë si Xhovani Bragolin. I lindur në vitin 1911, artisti, për të cilin nuk...

Përmbytjet ‘mollë sherri’, Rama: Meta është në hall, se ndihmoj dot

Rama i ka kthyer përgjigje Metës sa i takon përmbytjeve. Kujtojmë këtu se presidenti Ilir Meta kërkoi reagim të shpejtë nga qeveria dhe jo...

Vetë e bëri vaksinën, Rama ua pret shkurt deputetëve

Kryeministri Rama deklaroi në konferencën me gazetarët se asnjë ministër, deputet dhe drejtor që nuk është mbi 75 vjeç, nuk do të jetë i...

Bien infektimet, Kosova lehtësohen masat anti-Covid

Gjatë ditëve të fundit është vënë re një situatë diku më e përmirësuar në Kosovë, si pasojë e koronavirusit vdekjeprurës. Teksa numri i të...

I dogjën makinën, ja kush ishte ‘shënjestra’

Një automjet tip "BMW X5" u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen 15 në Durrës, duke u djegur plotësisht në pjesën e...