Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

Shkencëtarët zbulojnë një ind në syrin e njeriut, rezistent ndaj SARS-CoV-2

5 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha, TT, W-Instant
Shkencëtarët zbulojnë një ind në syrin e njeriut, rezistent ndaj SARS-CoV-2

Teksa pandemia e koronavirusit po përhapej në të gjithë botën këtë vit, me një efekt kaq shumë shkatërrues, shumë prej nesh po bënin të njëjtat pyetje: Si përhapet virusi? Si mund të mbrohemi prej tij?

E vërteta është se jemi ende duke mësuar se si funksionon SARS-CoV-2. Udhëzimet zyrtare të Qendrave të Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në SHBA (CDC), thonë se mënyra kryesore e përhapjes së virusit është përmes spërklave të frymëmarrjes, apo grimcave të vogla, të nxjerra nga goja ose hunda e njerëzve të infektuar, të cilat më pas thithen nga të tjerët.

Por kjo nuk është mënyra e vetme sesi qarkullon virusi. Të njëjtat spërkla dhe grimca infektive, mund të zbresin nëpër sipërfaqe të ndryshme, dhe të transferohen përmes prekjes. Pra infektimi mund të ndodhë nëse prekni diçka që përmban grimca të virusit, dhe më pas prekni gojën, hundën ose sytë.

Ndërsa kjo këshillë e përgjithshme përsëritet nga autoritetet shëndetësore në të gjithë botën, ka ende shumë gjëra që nuk i dimë, mbi mënyrën se si koronavirusi mund të hyjë në trupin tonë përmes syve, edhe pse shkencëtarët sugjerojnë se kjo është “biologjikisht e besueshme”.

Por të dhënat e reja, sugjerojnë se të paktën një pjesë e syrit, mund të jetë në fakt rezistente ndaj SARS-CoV-2, ndonëse është e ndjeshme ndaj llojeve të tjera të viruseve. Në një studim të ri, studiuesit e Universitetit të Uashingtonit zbuluan se kornea – kupola transparente në pjesën e përparme të syrit, e cila mbulon irisin dhe pupilën – dukej se ishte rezistente ndaj infeksionit të koronavirusit në disa eksperimente.

Megjithëse studiuesit theksojnë se këto gjetje janë vetëm paraprake. ”Të dhënat tona nuk provojnë se të gjitha kornetë janë rezistente”, thotë mikrobiologu molekular Xhonathan Miner, autori kryesor i studimit.

“Por çdo korne që ne testuam, ishte rezistente ndaj koronavirusit të ri. Është ende e mundur që një grup njerëzish mund të ketë korne që e mbështet shumimin e virusit, por asnjë nga kornetë që në kemi studiuar, nuk e bënte diçka të tillë”, shton ai.

Në eksperimentet e kryera duke përdorur indin e kornesë nga 25 dhurues njerëzorë, por edhe mbi kornetë e minjve, studiuesit e ekspozuan indin e syrit ndaj 3 viruseve të ndara: SARS-CoV-2, virusit Zika dhe virusit të herpesit të thjeshtë 1 (HSV-1, që prodhon edhe të ftohurën e zakonshme).

Dhe u pa se virusi i herpesit dhe ai i Zikës, ishin në gjendje të shumoheshin, por testet nuk treguan asnjë shenjë te shumimit të SARS-CoV-2. “Dihej deri më sot se kornea dhe konjuktiva, përmbajnë receptorë për koronavirusin e ri. Por në studimet tona, ne zbuluam se virusi nuk shumohej në korne”, thotë autori tjetër i studimit, okulisti Rajendra S.Apte.

“Të dhënat tona sugjerojnë se koronavirusi i ri, nuk duket se është në gjendje të depërtojë në korne”- thekson ai. Sa i përket çështjes se si kornea njerëzore dhe konjuktiva mund të jenë të afta t’i rezistojnë SARS-CoV-2, ekipi nuk është plotësisht i sigurt.

Një frenues i mundshëm molekular i viruseve në sy – i quajtur interferon lambda – ishte në gjendje të kufizonte shumimin e virusit në kornenë e syrit të njeriut për virusin HSV-1 dhe Zika. Por ajo nuk dukej se e rriste aftësinë e SARS-CoV-2 për t’u shumuar.

Gjithsesi ekspertët këmbëngulin, se nevojitet një studim i mëtejshëm për t’i konfirmuar këto gjetje. Prandaj, profesionistët e shëndetit, nuk duhet të heqin ende dorë nga syzet e tyre mbrojtëse, dhe derisa të mësojmë diçka ndryshe, askush nuk duhet të supozojë se koronavirusi nuk mund të futet në trup përmes syve, pavarësisht nga rezistenca e dukshme e kornesë.

Burimi i lajmit: https://www.sciencealert.com/there-s-a-part-of-the-human-eye-that-seems-to-resist-coronavirus-scientists-discover

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: koronavirusshkencëtarëtsyri

TË LIDHURA

Sa gjumë ju duhet në të vërtetë?
Kuriozitete

Sa gjumë ju duhet në të vërtetë?

14:40 | 09/03/2026
“Shpërthimi gjigant vullkanik që ndryshoi Tokën, çfarë zbuluan shkencëtarët”
Bota

“Shpërthimi gjigant vullkanik që ndryshoi Tokën, çfarë zbuluan shkencëtarët”

13:50 | 09/03/2026
Një javë nga Oscar 2026, nata e Hollivudit nën hijen e tensioneve globale
Bota

Një javë nga Oscar 2026, nata e Hollivudit nën hijen e tensioneve globale

13:04 | 09/03/2026
Next Post
Ambasada e SHBA bën njoftimin e rëndësishëm për Lotarinë Amerikane

Ambasada e SHBA bën njoftimin e rëndësishëm për Lotarinë Amerikane

“Ti ke para, unë s’e përballoj dot”, Kryemadhi përplaset me banorët në Durrës

"Ti ke para, unë s'e përballoj dot”, Kryemadhi përplaset me banorët në Durrës

“30 mijë lekëshi yt, s’është asgjë”, Kryemadhi gjobitet sërish

“30 mijë lekëshi yt, s'është asgjë”, Kryemadhi gjobitet sërish







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com