Ambasada e SHBA bën njoftimin e rëndësishëm për Lotarinë Amerikane

Ambasada Amerikane, u ka rikujtuar qytetarëve shqiptarë të vetmen faqe zyrtare për të aplikuar në Lotarinë Amerikane. Ambasada apelon ndaj shqiptarëve, që të kenë kujdes nga faqe të rreme dhe mashtrime të lidhura me programin e Lotarisë Amerikane.

DVProgram.state.gov është e vetmja faqe zyrtare, për të aplikuar për Lotarinë Amerikane. Disa adresa interneti mund të tentojnë t’ju çorientojnë, duke ju bërë të mendoni që ato janë adresat zyrtare të internetit për Lotarinë. Ndaj qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm, për të mos u zhgënjyer më vonë.

Njoftimi

| DVProgram.state.gov është e VETMJA faqe zyrtare për të aplikuar në Lotarinë Amerikane dhe për të kontrolluar statusin tuaj! Kini kujdes nga faqe të rreme dhe mashtrime të lidhura me programin e Lotarisë Amerikane.