SPAK lëshon urdhër – arrest për dy persona që kanë ndërruar jetë një muaj më parë.
Dje prokuroria e posaçme lëshoi 22 urdhër arreste pas hetimeve për “dosjen 339”, dosje e cila ka të bëjë me vjedhjen e votave, laboratorin e kokainës në Has dhe një sërë çështjesh të tjera.
Arrestimet e 22 personave u kryen nën akuzën e krimit zgjedhor ku mes tyre ishin edhe disa komisionerë.
Por pa u tharë mirë boja e arrestimeve, SPAK ka zbuluar me dashje apo pa dashje, se mes emrave të të arrestuarve figurojnë edhe emrat e dy personave që kanë ndërruar jetë 1 muaj më parë.
Bëhet fjalë për personat e identifikuar si Kasem Lala dhe Besim Bregu, shkruan “abcnews.al”.