Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik, e cila u mblodh për të diskutuar mbi ndryshimet politike për Reformën Zgjedhore.
Mbledhja e sotme zgjati vetëm 40 minuta. Në takim morën pjesë Edi Rama dhe negociatori socialist, Damian Gjiknuri, si dhe përfaqësuesit e opozitës parlamentare, si Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi.
Ndërsa, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk kanë qenë të pranishme.
Bëhet me dije se nesër është njoftuar përsëri një tjetër mbledhje e Këshillit Politik. Në këtë mbledhje pritet të diskutohet ndryshimi i Kushtetutës për listat e hapura, i cili nuk ka gjetur një konsensus të gjerë.