Regjisori Robert Budina, tashmë e ka kaluar koronavirusin pa simptoma. Budina tha për “ABC News” se aktualisht po merret me procedurat e padisë ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili publikoi emrin e tij dhe të vëllait si të infektuar, në kundërshtim me ligjin. Ndër të tjara ai zbuloi se familjarët e tij dolën negativë, dhe se nuk kanë pasur asnjë shqetësim.
“Jemi duke u marrë me këtë procedurë. Po merremi më dorëzimin e padisë, hartimin. Ne kryem procedurën që kërkuam, ndenjëm në shtëpi.
Por nuk e kuptuam asnjëherë nëse ishim të prekur apo jo. Familjarët tanë dolën negativë. Nuk kemi pasur asnjë shqetësim.
Po Veliaj që bën koncerte, apo ata nuk i kap virusi?! Çështja është politike. Qeveria po krijon një ide terrori për këto masa”, tha Budina.