E hënë, 18 Janar, 2021
-4 C
Tirana

150 milionë lekë shpërblim për Tiranën/ Veliaj: Urimet nuk bëhen me duart bosh

150 milionë lekë është shpërblimi që Bashkia e Tiranës do t’i japë klubit të Tiranës, pasi u konfirmuan të dielën si kampionë të Shqipërisë. Veliaj zbuloi në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, shumën që Bashkia e kryeqytetit do të akordojë si shpërblim për 25 herë kampionët e Shqipërisë. Veliaj tha më tej se urimet nuk bëhen me duart bosh, por me duart plot.

“Ky shpërblim do të shkojë për të gjithë skuadrën, jo vetëm për ata që zbresin në fushë. Pavarësisht se është një ekip kryesor që del në fushë, ky është vendimi i parë me një urim të përzemërt për Tiranën.

E di që shumë veta thoshin dje se përse s’ka bërë urim Lali Eri si ca politikanë të tjerë, por politikanët e tjerë ndoshta fjalët i kanë të tepërta.

Kur flasim ne të Bashkisë, urimet nuk bëhen me duart bosh, por me duart plot, teksa bëmë edhe një analizë me klubin se çfarë do të ishte një shpërblim i arsyeshëm.

Jam jashtëzakonisht i lumtur që kupa e kampionatit, trofeu vazhdon dhe rri në Tiranë pas Partizanit vjet.

Kjo është arsyeja pse i kam propozuar Këshillit Bashkiak, që ne të japim një shpërblim 150 milionë lekë, që është ndoshta shpërblimi më i madh i dhënë ndonjëherë nga një Bashki për një trofe dhe për ekipin e futbollit ku Bashkia në fjalë është aksionere”, bëri me dije Veliaj, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bayern-in e nderon senatori Muller, por sa vuajtje me Freiburg

Fitore me vuajtje. Bayern Munich mposht Freiburg 2-1 dhe në fund duhet të falënderojë fatin pasi miqtë goditën tranversën që mund të sillte golin...

Koronavirusi i ri në Kosovë? Dërgohen 30 mostra për verifikim në Berlin

Kosova ka dërguar 30 mostra në Berlin për të parë nëse koronavirusi i ri ka mbërritur edhe në vendin e tyre. S30 mostra të zgjedhura...

Vaksinimi kundër koronavirusit, Italia vendos rregulla të reja

Italia vendos rregulla të reja për procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Personat mbi moshën 80 vjeç do të rezervojnë një vend me mjekët e...

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut, pjesa më tragjike e historisë bullgare

Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka përjashtuar çdo mundësi që Sofja të heqë dorë nga kërkesat e saj në raport me Maqedoninë e Veriut,...

Foto/ Kërkesa e Rugovës për të hyrë në Shqipëri gjatë kohës së Enver Hoxhës

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte bërë kërkesë në prill të vitit 1980 për të hyrë në Shqipëri, ku kishte treguar se qëllimi i...