Sikundër dje, edhe sot të prekurit nga vendimi i qeverisë për mbylljen e lokaleve të natës, u përpoqën të mblidheshin përpara Kryeministrisë për të protestuar.
Ata nuk janë lejuar nga policia, pasi për shkak të pandemisë nuk lejohet, ndërkohë që protestuesit janë vendosur në Parkun ‘Rinia’.
Sapo ata kanë nisur grumbullimin, blutë e Tiranës ka nisur shpërndarjen me forcë, ku disa prej tyre i ka shoqëruar për në Komisariat. Forcat e Rendit të shumtë në numër kanë përdorur forcën kundër qytetarëve.