Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu së fundmi ka njoftuar qytetarët se edhe 3 infermiere në Shkodër dhe Kukës janë shëruar nga COVID-19.
Por sa është numri total i personave që kanë fituar betejën me koronavirusin në Shqipëri?
Manastirliu sapo publikoi shifrat në rrjetin social Facebook dhe deri tani janë 410 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë mposhtur virusin.
Reagimi i plotë i Ministres: “Edhe 3 infermiere në Shkodër dhe Kukës janë shëruar nga COVID-19, mes 7 të shëruarve të 24 orëve të fundit.
Janë 50 personel shëndetësor të shëruar nga COVID-19.
Deri tani janë 410 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19″.
https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/posts/938916929897691
Kujtojmë se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 14 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, duke e çuar totalin e të të infektuarve në 726.
28 qytetarë shqiptarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje deri më tani.