Manastirliu publikon shifrat: Sa persona kanë mposhtur COVID-19 deri më tani

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu së fundmi ka njoftuar qytetarët se edhe 3 infermiere në Shkodër dhe Kukës janë shëruar nga COVID-19.

Por sa është numri total i personave që kanë fituar betejën me koronavirusin në Shqipëri?

Manastirliu sapo publikoi shifrat në rrjetin social Facebook dhe deri tani janë 410 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë mposhtur virusin.

Reagimi i plotë i Ministres: “Edhe 3 infermiere në Shkodër dhe Kukës janë shëruar nga COVID-19, mes 7 të shëruarve të 24 orëve të fundit.

Janë 50 personel shëndetësor të shëruar nga COVID-19.

Deri tani janë 410 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19″.

Edhe 3️⃣ infermiere në Shkodër dhe Kukës janë shëruar nga #COVID19, mes 7 të shëruarve të 24 orëve të fundit 🙏🏼Janë…

Publiée par Ogerta Manastirliu sur Dimanche 26 avril 2020

Kujtojmë se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 14 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, duke e çuar totalin e të të infektuarve në 726.

28 qytetarë shqiptarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje deri më tani.