Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Balla i përgjigjet akuzave të PD-së për Xhaçkën dhe Kodin Penal

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Balla i përgjigjet akuzave të PD-së për Xhaçkën dhe Kodin Penal

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ditën e sotme në Kuvend, iu përgjigj akuzave të opozitës lidhur me ndryshimet në Kodin Penal si dhe shpërndarjen e ndihmave dhe tenderin e dhënë nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Balla theksoi se qeveria dhe bashkitë po kujdesen që të mbështesin të gjitha familjet në nevojë, në mbarë vendin.

Fjala e kreut të grupit socialist: “Së pari, kishte një sërë kolegësh që kërkuan të mbanin një minutë heshtje sot, duke shprehur ngushëllime për familjet e viktimave.

Por besoj se në një moment tjetër kryetari i Kuvendit do ta shqyrtojë këtë kërkesë dhe padyshim që Kuvendi do të mbajë një minutë heshtje, por kujtoj se jemi ende në luftë.

Së dyti, kishte akuza për operacionin humanitar. Është bërë një punë kolosale e qeverisë dhe bashkive.

Nuk ka munguar kujdesi në 28 mijë km2 e vendit për të garantuar që çdo familje realisht në nevojë të marrë ndihmë. I gjithë ky proces i operacionit humanitar është i buruar nga aktet normative të qeverisë dhe që bashkitë po e zbatojnë.

Tjetra, u bë një pyetje ‘pse sot këto ndryshime në Kodin Penal?’ Po sepse kjo seancë u bë sot, kur lufta nuk ka mbaruar. Ndryshimet janë një përshtatje në realitetin shqiptar të shumë vendeve të tjera.

Në ligjin e miratuar nga Rumania, që e kam përpara, ndëshkimet shkojnë deri në 15 vite burg. Nëse do merrni dy draftet, atë shqiptar dhe këtë rumun, janë tërësisht më të vogla masat shtrënguese të parashikuara në këtë vend evropian.

Më vjen shumë keq që në një moment kaq të rëndësishëm, na duhet të humbasim kohë dhe energji me baltën e PD kundrejt ministres së Mbrojtjes, Xhaçka. Është thjesht një ripërsëritje e sezoneve të telenovelës Babale, që nuk ka asnjë lidhje me proceset.

E gjithë procedura e ndjekur nga Ministria e Mbrojtjes është si dy pika ujë me procedurat që Basha ka kryer për blerjen e ushqimeve në Shkodër, kur ishte ministër i Brendshëm, bazuar në të njëjtin kuadër ligjor të prokurimeve.

Së fundi, duke vlerësuar frymën bashkëpunuese të shprehur në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, do doja të lexoja propozimet, në bashkëpunim edhe me grupet parlamentare, për të arritur në një dokument integral të dy neneve që kanë lidhje me masat ndëshkuese e penalitetet, që lidhen me pandeminë COVID-19.

Në nenin 242, pika 1, gjatë gjendjes së emipidesë “mos zbatimi ose kryerja e veprimeve në kundërshtim me aktet ligjore, në funksion të gjendjes së epidemisë, nga personi ndaj të cilit është dhënë më parë masë administrative, dënohet me gjobë ose burgim deri në 6 muaj. Po kjo vepër, kur është kryer në ushtrim të aktivitetit tregtar, duke rrezikuar shëndetin e njerëzve, dënohet me gjobë ose deri në 2 vite burg. Moszbatimi i urdhrit për karantimin ose izolimin, apo shkelja e rregullave të karantinës, nga personi mbartës ose jo i sëmundjes infektive, dënohet me burgim 2-3 vite.

Neni 89/b, “për përhapjen me dashje të sëmundjes infektive me rrezikshmëri të lartë për shëndetin, nga personi që është mbartës i sëmundjes apo personi që ka qëllim përhapjen e saj, dënohet me burgim 2-5 vjet. Kur kjo vepër bëhet nga pakujdesia, dënohet me gjobë ose 2 vite burg. Kur kjo gjobë ka shkaktuar pasoja të rënda, dënohet me burgim 3-8 vite”.

Tags: ballaopozitëPDPS

TË LIDHURA

E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës
Aktualitet

E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës

21:55 | 20/01/2026
Zbardhet udhëzimi i Nokës për kryetarët e PD-së: Përditësoni listat e anëtarësisë
Politikë

Zbardhet udhëzimi i Nokës për kryetarët e PD-së: Përditësoni listat e anëtarësisë

19:36 | 20/01/2026
“Alarm në QSUT”, Alimehmeti: Pa mirëmbajtje gjeneratorësh, protestë më 24 janar
Politikë

“Alarm në QSUT”, Alimehmeti: Pa mirëmbajtje gjeneratorësh, protestë më 24 janar

18:44 | 20/01/2026
Next Post
Miratohen ndryshimet në Kodin Penal/ Ruçi: Janë pasqyruar edhe rekomandimet e Metës

Miratohen ndryshimet në Kodin Penal/ Ruçi: Janë pasqyruar edhe rekomandimet e Metës

Rama: Po përgatitemi për hapjen e ekonomisë dhe normalizimin e jetës

Rama: Po përgatitemi për hapjen e ekonomisë dhe normalizimin e jetës

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca socialiste, pse janë të pamundura aktualisht

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca socialiste, pse janë të pamundura aktualisht







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026




TË FUNDIT

Keijsi dhe Ina, afërsi intime në shtëpi, Stelina e shtangur nga pamjet
Showbizz

Keijsi dhe Ina, afërsi intime në shtëpi, Stelina e shtangur nga pamjet

by mirseda
23:02 | 20/01/2026
0

Kejsi dhe Ina këto ditë duket se kanë qenë më të afërt se asnjëherë në shtëpi. Në...

E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës

E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës

21:55 | 20/01/2026
“Familjarët e saj më prenë rrugën”/ Mateo rrëfen historinë me Brikenën jashtë: Më ka mbetur peng

“Familjarët e saj më prenë rrugën”/ Mateo rrëfen historinë me Brikenën jashtë: Më ka mbetur peng

21:52 | 20/01/2026
Bahamas heq vizat për Kosovën, Osmani: Lidhje më të forta

Bahamas heq vizat për Kosovën, Osmani: Lidhje më të forta

21:06 | 20/01/2026
Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga kthimi në Kosovë

Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga kthimi në Kosovë

21:03 | 20/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com