E diel, 12 Korrik, 2020
21 C
Tirana

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca socialiste, pse janë të pamundura aktualisht

Më të lexuarat

Hoti paralajmëron rikthimin e gjendjes së jashtëzakonshme

Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar se nëse numri i rasteve vijon të rritet, atëherë në Kosovë mund të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. I ftuar në...

Humb jetën nga koronavirusi babai i gazetarit të njohur

Gazetari i njohur, Berat Buzhala njofton se babai i tij ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Përmes një postimi në Facebook, gazetari tregon se babai i...

Zbardhet përgjimi/ Ish-kryeministri maqedonas Zoran Zaev ofendon shqiptarët

Një përgjim i ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ku dëgjohet duke ofenduar shqiptarët po bën xhiron e rrjetit. Në videon e siguruar nga...

U fotografua në rrugë, reagon deputetja e infektuar

Deputetja e PDK në Kuvendin e Kosovës Eliza Hoxha e cila është infektuar nga COVID-19, së fundmi u fotografua në rrugë. Reagimet qenë të shumta,...

Nga marrëveshja me Turqinë tek Konventa e Aarhusit, Meta dekreton 3 ligjet e rëndësishme

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme 3 ligje të parlamentit. Kreu i shtetit ka dekretuar shpalljen e ligjit “Për ratifikimin e...

U kërkoi të mbanin maskë, shoferi i autobusit humb jetën nga të rrahurat e të rinjve

Një 59-vjeçar i cili punonte si shofer autobusi në Francë ka humbur jetën, pasi u rrah nga një grup pasagjerësh që refuzuan të mbanin...

Shpërthejnë protestat në Greqi pas miratimit të ligjit në Kuvend

Në Greqi kanë janë regjistruar protesta të dhunshme, kundër ligjit që kufizon të drejtën për të protestuar që u miratua së fundmi në Parlament. Ky...

“Bleu shtëpi 232 mijë euro”/ Majko: Ndryshova banesë për shkak të kërcënimeve

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, ka pohuar edhe një herë se ai ka marrë kërcënime nga Irani rreth dy vite më parë. Majko ka reaguar...

FOTO/ Nuk do ta njihni, Eduart Ndocaj humb peshë në mënyrë drastike

Ish-deputeti, Eduart Ndocaj është shfaqur i transformuar pas një operacioni që ka zhvilluar së fundmi në Itali. Të gjithë e mbajmë mend imazhin e tij,...

Këngëtarja e infektuar fotografohet jashtë banesës, bëhet lajm se theu izolimin

Këngëtarja e njohur, njëkohësisht edhe deputete PDK-së, Eliza Hoxha, e cila rezultoi me koronavirus pak ditë më parë, ka thyer rregullat e izolimit duke...

Nga: Brizida Gjikondi

Për të ndryshuar Kodin Penal duhet një punë gati 1 vjecare, punë e cila shtrihet në kohë, pikërisht pasi përfshin shumë elementë, shumë faktorë dhe shumë subjekte, shumë analiza dhe statistika.

Italia në vitin 1930 përgjatë diktaturës fashiste integroi një Nen për përhapjen e viruseve në Kodin Penal, por edhe ky Nen edhe pse ka 90 vjet në fuqi vetëm 3 herë është aplikuar dhe asnjëherë cështja nuk është mbyllur me sukses.

Shqipëria aktualisht ka një ligj të mirë “Për Parandalimin dhe Luftimin e Sëmundjeve Infektive”, i cili është një ligj që ka standarte europiane, që parashtron strukturat përgjegjëse, mënyrën si funksionojnë ato, procedurat, karantinën, gjobat dhe ndëshkimet administrative.

Ky ligj daton në Mars të 2016. Mendoj që deri tani ai nuk ka zhgënjyer askënd, si dhe nuk ka lënë asnjë boshllëk në administrimin e situatës. Vendimet e këshillit të Ministrave të dala në funksion të këtij ligji kanë qënë dhe mund të jenë mënyra më efikase për të parandaluar, luftuar dhe eliminuar cdo pasojë të kësaj pandemie botërore.

Eshtë për të ardhur keq që ndryshe nga cdo shtet tjetër në botë Parlamenti shqiptar harxhon energji për një butafori si kjo, ritheksoj normat ligjore gjehen në ligjin funksional dhe aktual për sëmundjet infektive, ndaj inisiativa të tilla më shumë japin dyshime për pushtetin absolut të Ramës, se sa mund të mendohen si masa shtrënguese dhe edukuese në këto moment. Ja kush janë arsyet e tjera pse këto ndryshime janë të pamundura.

Ndryshimet e Kodit Penal me procedurë të përshpejtuar siç po kërkojnë ti bëjnë aktualisht i ndalon Kushtetuta e Shqipërisë në Nenin 83 pika 3 e tij, nen i cili të orienton në Nenin 81 të Kushtetutës I cili në gërmën (d shprehet qartë që Kodet nuk ndryshohen me procedurë të përshpejtuar, këtë fakt dhe normë ligjore e konfirmon dhe ligji bazë i Parlamentit, Rregullorja e tij. Faktikisht askush dhe asnjëherë nuk është marrë me ndryshimin e Kodit Penal për të caktuar penalizimie për ata që shkelin karantinën.

Lexo edhe :   Ndihen lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Lexo edhe :   Rekord rastesh të reja infektimi në 24 orët e fundit

Të vetmet ndryshime që janë shpallur publikisht që do i bëhen Kodit Penal janë ato që kanë të bëjnë me dhunën në familje, por edhe ajo aktualisht nuk është në emergjencat e saj, përkundrazi këto kohë ka një rënie qoftë dhe artificiale. Por fenomeni i dhunës në familje, ka akte normative të mira por zbatim të shtrëmbëruar, dhe si gjithmonë kemi ligje por nuk i zbatojmë ato.

Parlamenti nuk ka asnje emergjencë për tu mbledhur, sidomos për arsyet që po përdor, dhuna në familje nuk ka aktualitet, por po ashtu nën procedurën e saj nuk mund të fshihet ndryshimi i Kodit Penal për penalizimet e personave që përhapin sëmundje infective, pasi është një hile e shëmtuar që të fyen intelektin dhe në vetvete përbën një shkelje të rëndë kushtetuese.

Shpresoj që ata pak deputetë që kanë formim të shëndetëshëm ligjor ti thërrasin arsyes dhe të pengojnë këtë maskaradë të aventurierëve pa formim bazik, që mos procedojnë në këtë rrugë pa krye, të rreshtin së pari shqiptarët si kontigjent krimi dhe të bëjnë të mundur që me kalimin e kësaj flame, të ulen dhe të merren seriozisht me harmonizimin dhe plotësimin e Kodit Penal. Kodet në botën e përparuar ndryshohen një herë në 50 vjet, ose dhe fare, por kjo klasë politike kërkon që edhe Kodit ti jap destabilitetin dhe nurin e vet.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Dielli do të lindë përsëri”/ Hashim Thaçi viziton varrin e Adem Jasharit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar varrin e Adem Jasharit, dy ditë para nisjes për në Hagë. “Jam sonte këtu në Prekaz për të...

Listat e hapura kërkojnë ndryshime në kushtetutë, sipas një eksperti ndërkombëtar

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama dhe Partia Demokratike, replikuan sërish sot në distancë pas deklarimit të djeshëm të kreut socialist për të mbështetur propozimin...

Japoni/ Dhjetëra viktima nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës

Ka shkuar në 63 numri i personave që kanë humbur jetën nga rrëshqitjet e tokës në rajonin Kyushu në jugperëndim të Japonisë. Sipas agjencisë së...

Armand Duka uron De Biasin për detyrën e re

Kreu i FSHF-së, Armando Duka, ka uruar ish-trajnerin e kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, për detyrën e re. Duka thotë së shpreson që De Biasi...

Kapshticë/ Policia greke nuk lejon asnjë makinë me targa shqiptare të kalojë kufirin

Të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Greqisë këtë fundjavë nuk do të lejohen. Sipas Abc News, pala greke në Kapshticë ka njoftuar se...