Ditën e sotme Kuvendi ka miratuar me shumicë votash ndryshimet në Kodin Penal.
Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka bërë me dije se tek ndryshimet e bëra janë pasqyruar edhe rekomandimet e Presidentit Ilir Meta.
Dënimi më i thjeshtë për një qytetar për shkelje të masave është gjobë- burg 6 muaj kurse kur e ka bërë atë në një subjekt tregtar do të jetë deri në 2 vite burg.
Më tej, moszbatimi i urdhrit të karantinimit nga mbartësi ose jo i sëmundjes infektive dënohet me 2-3 vite burg.
Përhapja me dashje e sëmundjes infektive nëpërmjet veprimeve apo mosveprimeve dënohet me burg 2-5 vite.
Ndërkohë nëse shkakton pasoja të rënda me dashje në jetën e njerëzve duke përhapur COVID-19, atëherë dënimi është nga 3-8 vite burg.
Dhe në fund, kush shkakton nëpërmjet përhapjes së COVID-19 vdekjen e një njeriu tjetër, dënimi parashikohet 5-10 vite burg.