Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pse gratë janë më të mbrojtura se burrat ndaj koronavirusit? Njihuni me provat shkencore

6 vjet ago
in Bota, Kryesore, Kuriozitete, Të Gjitha, TT, W-Instant
Pse gratë janë më të mbrojtura se burrat ndaj koronavirusit? Njihuni me provat shkencore

Askush, madje as më të rinjtë, nuk janë imunë ndaj COVID-19. Por gjithnjë e më shumë prova shkencore, tregojnë se gratë duket se përballen më mirë me këtë sëmundje agresive. Sipas shumë të dhënave, ato jo vetëm që infektohen më pak nga burrat, por edhe kur ndodh, infektimi me koronavirus shkakton më pak simptoma të rënda apo edhe vdekje.

Sipas buletinit të 23 marsit të Institutit të Lartë të Shëndetësisë në Itali, 58 për qind e pacientëve pozitivë ndaj koronavirusit të ri janë meshkuj: ose 33.399 nga 57.444 të infektuar që janë marrë nën shqyrtim. I njëjti dokument shprehet se “diferenca në numrin e rasteve të raportuara sipas gjinisë, rritet në mënyrë progresive në favor të meshkujve deri në grupmoshën 70-79 vjeç”.

Ndërkohë në grupmoshën mbi 90 vjeç, numri i rasteve të gjinisë femërore e tejkalon atë të rasteve mashkullore, ndoshta për shkak të strukturës demografike të popullatës, pasi gratë jetojnë më gjatë se burrat.

Më pak vdekje

Gjithashtu, gratë duket se kanë prirje të kenë një rezistencë më të madhe ndaj sëmundjes. Në raportin e datës 20 marsit të Institutit të Lartë Shëndetësor në Itali, që flet mbi karakteristikat e 3.200 pacientëve që kishin vdekur deri në atë moment, dhe që ishin pozitivë me COVID-19 në Itali, thuhet se 29.4 për qind e viktimave nga COVID-19 ishin femra, dhe se “gratë që vdiqën pas kontraktimit të infeksionit COVID-19 janë më të moshuara se sa burrat (moshat mesatare e grave 82-vjeçe, ndërsa e burrave 79-vjeç).

Dhe siç e dimë, mosha është gjithashtu një faktor rreziku për simptoma më serioze të sëmundjes. Sipas një analize të të dhënave të kryer nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, në 44.672 raste pozitive me COVID-19, 2.8 për qind e burrave ndërruan jetë, ndërsa sëmundja ishte fatale vetëm për 1.7 për qind të grave. Por nga çfarë varet ky efekt i mundshëm mbrojtës?

Një reagim më i fuqishëm

Një shpjegim i parë i mundshëm, mund të gjendet tek karakteristikat e sistemit imunitar të grave. Edhe pse arsyet nuk janë plotësisht të qarta, disa përgjigje të sistemit imunitar janë më vendimtare tek gratë. Ato përballen më mirë me disa infeksione të frymëmarrjes.

Dhe kjo është vërejtur edhe gjatë disa epidemive të mëparshme, siç ishte ai i SARS-it, në vitet 2002-2003 dhe Gripi Spanjoll. Arsyeja mund të ketë të bëjë me evolucionin:gratë duhet të transmetojnë antitrupat tek fëmijët përmes placentës. Gjithsesi, sistemit imunitar i femrës ka gjithashtu edhe aspektet e veta negative:gati 80 për qind e njerëzve që vuajnë nga sëmundjet autoimune janë pikërisht gra.

Hormonet dhe gjenetika

Një arsye për këtë “mburojë” ndaj viruseve mund të jetë e natyrës hormonale: estrogjenet e prodhuara me bollëk nga trupi i femrës deri në menopauzë, duket se luajnë një rol të rëndësishëm në reagimin imunitar.

Një arsye tjetër më e qëndrueshme, ka të bëjë ndodhta me kromozomin e dyfishtë X. Disa gjene që lidhen me përgjigjen e sistemit tonë imunitar, gjenden pikërisht në këtë kromozom, dhe të paturit 2 kopje të tij, mund të ketë një efekt më të madh mbrojtës.

Stili i jetesës

Faktorë të tjerë, mund të lidhen me stilin e jetës dhe prirjen për t’u kujdesur për shëndetin vetjak. Zakoni i pirjes së duhanit, krijon kushtet ideale për përhapjen e sëmundjeve të frymëmarrjes, dhe gjesti i futjes së cigares në gojë (ndoshta me duar të pista) mundet – edhe pse kjo vetëm një hipotezë – të ketë luajtur një rol në dominancën mashkullore të kësaj sëmundjeje, sidomos në Kinë.

Në këtë vend, 52.1 për qind e burrave pinë duhan, ndërsa tek gratë përqindja është vetëm 2.7. Së fundmi, burrat vuajnë më shpesh nga hipertensioni, pra nga presioni i lartë i gjakut:një faktor rreziku për shumë probleme kardiovaskulare, të cilat nga ana tjetër mund të përkeqësojnë simptomat e COVID-19.

TIRANA TODAY

Tags: burratgratëkoronaviruspandemiashkencëtarët

TË LIDHURA

Vrau dy persona në 1997-ën, dënohet me 23 vite burg Tomor Çela
Aktualitet

Vrau dy persona në 1997-ën, dënohet me 23 vite burg Tomor Çela

16:05 | 20/01/2026
Kryeministri belg me deklarata të forta ndaj Presidentit amerikan: Jemi drejt fundit të epokës
Bota

Kryeministri belg me deklarata të forta ndaj Presidentit amerikan: Jemi drejt fundit të epokës

14:53 | 20/01/2026
Lavrov nxjerr bllof Trumpin: Rusia nuk ka lidhje me Groenlandën!
Bota

Lavrov nxjerr bllof Trumpin: Rusia nuk ka lidhje me Groenlandën!

14:30 | 20/01/2026
Next Post
Pse Kina duhet të japë llogari për pandeminë e koronavirusit

Pse Kina duhet të japë llogari për pandeminë e koronavirusit

S’ka faj Qazimi, nëse të ka lënë benzina rrugës

S’ka faj Qazimi, nëse të ka lënë benzina rrugës

Bën 600 maska dhe ia dhuron spitalit, presidentja greke falenderon rrobaqepësen shqiptare

Bën 600 maska dhe ia dhuron spitalit, presidentja greke falenderon rrobaqepësen shqiptare







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Presidenti Duka merr pjesë në Mbrëmjen Gala të 125-vjetorit të Federatës Hungareze të Futbollit
Shqipëria

Presidenti Duka merr pjesë në Mbrëmjen Gala të 125-vjetorit të Federatës Hungareze të Futbollit

by mirseda
16:08 | 20/01/2026
0

Federata Hungareze e Futbollit (MLSZ) festoi mbrëmjen e së hënës 125-vjetorin e themelimit. Në Mbrëmjen Gala, të...

Vrau dy persona në 1997-ën, dënohet me 23 vite burg Tomor Çela

Vrau dy persona në 1997-ën, dënohet me 23 vite burg Tomor Çela

16:05 | 20/01/2026
Rialokimi i buxhetit të 2025-ës, Malaj: Ishte domosdoshmëri! Bonus për kategoritë në nevojë…

Rialokimi i buxhetit të 2025-ës, Malaj: Ishte domosdoshmëri! Bonus për kategoritë në nevojë…

15:12 | 20/01/2026
Shehaj kërkon interpelancë me ministren Koçiu: Operacioni u dekonspirua nga policia

Shehaj kërkon interpelancë me ministren Koçiu: Operacioni u dekonspirua nga policia

15:00 | 20/01/2026
Kryeministri belg me deklarata të forta ndaj Presidentit amerikan: Jemi drejt fundit të epokës

Kryeministri belg me deklarata të forta ndaj Presidentit amerikan: Jemi drejt fundit të epokës

14:53 | 20/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com