Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Shqipëria shton masat përballë koronavirusit në portet detare e ajrore

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shqipëria shton masat përballë koronavirusit në portet detare e ajrore

Autoritetet shëndetësore në Shqipëri pohuan shtimin e masave për të parandaluar hyrjen e koronavirusit në vend.

Zyrtarët thanë se nuk ka vend për panik dhe se qytetarët duhet t’u besojnë mjekëve në përballimin e këtij rreziku.

Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, tha se “janë mbajtur nën kontroll gjatë vet-karantinës të gjithë shtetasit kinezë që u kthyen në Shqipëri pas vitit të ri kinez dhe strukturat janë plotësisht të pajisura dhe të afta për të zbuluar këtë sëmundje të re”.

Shqetësimi u rrit kur ndryshe nga fillimet e virusit në Kinë, ai tashmë është afruar deri në veri të Italisë fqinje, me të cilën Shqipëria ka përditë afro 14 linja udhëtimesh ajrore si dhe disa tragete në linja të rregullta detare.

Shqipëria ka caktuar edhe një strukturë spitalore si vend karantine, që plotëson të gjitha standardet e përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, por për arsye sigurie dhe etike mjekësore vend-ndodhja nuk bëhet e ditur.

“Kemi përcaktuar një strukturë spitalore si vend karantine, e vlerësuar edhe nga ne si komitet teknik, që plotëson standardet. Karantina nuk është vendi ku trajtohen të sëmurët, por është vendi për personat e shëndoshë të dyshuar ose që kanë pasur kontakte me persona të sëmurë. Ne kemi gati edhe struktura të tjera, nëse do të jetë e nevojshme. Kini besim tek strukturat shëndetësore”, tha zonja Bino.

Shqipëria dyfishoi personelin e njësive shëndetësore në pikat kufitare në përpjekje për të forcuar kontrollet e udhëtarëve që vijnë nga vendet e prekura prej koronavirusit.

Masat shëndetësore u shtuan në portet detare, aeroportet dhe pikat tokësore të Shqipërisë pas lajmeve mbi praninë e koronavirusit në Italinë fqinje. Qeveria ka ngritur një ekip të posaçëm për parandalimin, kontrollin dhe mbrojtjen e popullatës ndaj koronavirusit të ri.

Ekspertët dhe drejtuesit e institucioneve shëndetësore kërkuan shtimin e mjeteve mbrojtëse personale, spitalore, laboratorike dhe shtimin e kontrolleve për të parandaluar depërtimin e koronavirusit në Shqipëri./VOA

Tags: ajroredetarekoronavirusMasatpërballëportetshqiperiashton

TË LIDHURA

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja
Aktualitet

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja

19:38 | 14/03/2026
Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar
Aktualitet

Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar

19:11 | 14/03/2026
Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot
Aktualitet

Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot

18:54 | 14/03/2026
Next Post
“Merre koronavirusin dhe ktheje në shtëpi”, 29-vjeçarja lihet pa ndjenja përtokë

“Merre koronavirusin dhe ktheje në shtëpi”, 29-vjeçarja lihet pa ndjenja përtokë

Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Britani

Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Britani

VIDEO/ Paniku nga koronavirusi, italianët boshatisin supermarketet

VIDEO/ Paniku nga koronavirusi, italianët boshatisin supermarketet







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Nuk ka aleancë të përjetshme, “krisje e madhe” mes SHBA dhe Britanisë! Trump: Zhgënjim, refuzuan …
Bota

Nuk ka aleancë të përjetshme, “krisje e madhe” mes SHBA dhe Britanisë! Trump: Zhgënjim, refuzuan …

by mirseda
08:14 | 16/03/2026
0

Donald Trump ka shprehur zhgënjim për reagimin e Britanisë së Madhe ndaj kërkesës së tij për mobilizim...

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

22:42 | 14/03/2026
Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com