Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Me Berishën ishim gati të vriteshim”, fjalimi i Majkos në Prishtinë

5 vjet ago
in Aktualitet, Rajoni, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Me Berishën ishim gati të vriteshim”, fjalimi i Majkos në Prishtinë

Ministri i Diasporës Pandeli Majko, ish-kryeministër gjatë kohës kur vendi ynë priti shqiptarët e Kosovës, në fjalën e mbajtur ditën e sotme në Prishtinë, në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri”, ka apeluar për të ecur bashkë në një rrugëtim që tashmë ka nisur.

Majko gjatë fjalës së tij theksoi se në ato kohë shumë të vështira, ata kanë bërë vetëm detyrën dhe vëllai mund edhe të mos falenderohet.

“Me Sali Berishën ishim gati të vriteshim në ‘97, por pas masakrës së Reçakut, u mblodhëm, i thirrën të gjithë partitë e opozitës dhe fjalia që thamë ishte: Kur serbët na vrasin ne duhet të bashkohemi”, deklaroi ndër të tjera Majko.

Pjesë nga fjalimi i tij: “Ne që kemi qenë në drejtim të institucioneve në atë periudhë të vështirë thjesht kemi bërë detyrën tonë ka pasur ca të tjerë që këtu në Kosovë, pa pasur një lloj detyre, zyrë apo institucion luftuan për lirinë e kombit shqiptar sepse në thelb liria e Kosovës ishte liria e Shqipërisë, në këtë kontekst ajo çfarë ndodhi në 1999 ishte ajo që rëndom ndodh për cilindonjeri. Çdo kush përkufizohet nga ditët e vështira.

Nuk besoj se na përkufizojnë ditë të mira. Kemi bërë vetëm detyrën tonë.

Ndaj ndihemi mirë, por dhe keq kur na falenderoni, sepse në jemi vëllai dhe vëllai edhe falenderohet, por dhe jo. Tani a të mërzit ndonjëherë vllai, edhe të mërzit… por si i thoni në Kosovë kur ta sjell vëllai shpirtin në majë të hundës, ah vëllai si shkjau. Por ne për këtë arsye duhet ta durojmë njëri-tjetrin.

Të kujtojmë ato ditë të vështira, kur përkufizuam e përcaktuam se kush jemi nga vijmë e mbi të gjitha ku do të shkojmë.

Së bashku me Ilirin, edhe shumë të tjerë, mes të cilëve edhe ai që është sot kryeministër i vendit Rama, mblidheshim a ishim aq të bindur, edhe të fortë, ju siguroj që ishim të shqetësuar, të frikësuar se do na kujtohej emri brez pas brezi për të keq, por nuk mund të lë pa thënë atë që tha Presidenti Meta, u mblodhëm të majtë e të djathtë, komunistë balliste, legalistë.

Me Sali Berishën ishim gati të vriteshim në ‘97, por pas masakrës së Reçakut, u mblodhëm, i thirrën të gjithë partitë e opozitës dhe fjalia që thamë ishte: Kur serbët na vrasin ne duhet të bashkohemi.

Tanimë në një kohë tjetër, ne në këto kushte të vetëpërkufizimit tonë, nga momenti i vështirë duhet të shikojmë pak më larg.

Unë nuk jam nga ata që fal kollaj, por ja që kam filluar ta bëj. Por duhet ta bëj se duhet të ndryshojmë. Në ‘99 e kuptuam se nuk bënim dot pa njëri-tjetrin, e duhet të jemi gjithmonë bashkë”.

Tags: BerishaMajkoPrishtineshqiperi

TË LIDHURA

E dhimbshme! Ndërron jetë duke luajtur volejboll në Dhermi një djalë 20 vjeç
Aktualitet

E dhimbshme! Ndërron jetë duke luajtur volejboll në Dhermi një djalë 20 vjeç

13:40 | 15/07/2025
Faturat e fiskalizuara, procedurat që duhen ndjekur për blerjet nga fermerët
Aktualitet

Faturat e fiskalizuara, procedurat që duhen ndjekur për blerjet nga fermerët

13:20 | 15/07/2025
Shpërthim tritoli në një dyqan në Fushë-Krujë, detajet e para
Aktualitet

Theu masën e sigurisë dhe vodhi gjatë natës një automjet, arrestohet 19-vjeçari në Elbasan

13:17 | 15/07/2025
Next Post
Gjermani/ Rregulla më të ashpra kundër pastrimit të parave

Gjermani/ Rregulla më të ashpra kundër pastrimit të parave

Pagoi shifrën e majme për ta pasur, Interi largon nga skuadra mesfushorin

Pagoi shifrën e majme për ta pasur, Interi largon nga skuadra mesfushorin

Kujdes me planet nesër, moti mund t’iu “shkatërrojë” gjithçka

Kujdes me planet nesër, moti mund t’iu “shkatërrojë” gjithçka

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

E dhimbshme! Ndërron jetë duke luajtur volejboll në Dhermi një djalë 20 vjeç
Aktualitet

E dhimbshme! Ndërron jetë duke luajtur volejboll në Dhermi një djalë 20 vjeç

by mirseda
13:40 | 15/07/2025
0

Dhërmi- Një 20-vjeçar nga Kosova ka ndërruar jetë gjatë pushimeve, në Shqipëri. Anid Hoxha nga Rahoveci ka...

Faturat e fiskalizuara, procedurat që duhen ndjekur për blerjet nga fermerët

Faturat e fiskalizuara, procedurat që duhen ndjekur për blerjet nga fermerët

13:20 | 15/07/2025
Shpërthim tritoli në një dyqan në Fushë-Krujë, detajet e para

Theu masën e sigurisë dhe vodhi gjatë natës një automjet, arrestohet 19-vjeçari në Elbasan

13:17 | 15/07/2025
“Furtunë” dorëheqjesh edhe në Bashkinë Dibër, largohen 35 drejtues të njësive administrative

“Furtunë” dorëheqjesh edhe në Bashkinë Dibër, largohen 35 drejtues të njësive administrative

13:15 | 15/07/2025
Shiste doza kanabisi në zonat bregdetare të Shëngjinit, përfundon në pranga 50-vjeçari në Lezhë

Shiste doza kanabisi në zonat bregdetare të Shëngjinit, përfundon në pranga 50-vjeçari në Lezhë

12:49 | 15/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com