Shqipëria

Kujdes me planet nesër, moti mund t’iu “shkatërrojë” gjithçka


               Publikuar në : 15:44 - 18/01/20 M D

Si e diel që është nesër, shumica e qytetarëve bëjnë plane, duke qenë se është edhe një ditë zyrtare pushimi.

Mirëpo, përpara se të bëni plane, iu njoftojmë si do jetë moti, në mënyrë që ai mos t’iu prishë ditën.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se moti deri mesditën e së dielës përgjatë vijës bregdetare, parashikohet me vranësira e reshje shiu me intensitet të ulët e mesatar.

Përkohësisht, reshjet në këtë pjesë marrin karakter shtrëngatash.

Dëbora e izoluar dhe ngricat, do të jenë të pranishme në zonat malore. Pasdite e në mbrëmje, do të nisin kthjellimet.

Era, do të fryjë me drejtim juglindje e veriperëndim, e lehtë e përgjatë vijës bregdetare mesatare deri në mesditë, duke u pasuar nga valëzim i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore -4ºC deri në 0ºC;

zonat e ulëta -1ºC deri në 14ºC;

zonat bregdetare 3ºC deri në 14ºC.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT