Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Shqipëri, një tjetër shtetas turk para gjykatës

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shqipëri, një tjetër shtetas turk para gjykatës

Në Shqipëri, një tjetër shtetas turk, i arrestuar nga autoritetet shqiptare pasi tentoi të ndërmerrte një udhëtim drejt Kanadasë me vizë të falsifikuar, nisi sot përballjen në një proces gjyqësor.

Ai u arrestua në të njëjtën ditë me bashkëkombasin e tij Harun Çelik, i cili u dëbua me urgjencë nga Shqipëria ditën që i mbaroi dënimi, nën dyshimet për shkelje të procedurave të ndjekura ndaj tij.

Edhe Simsek, dyshohet se konsiderohet nga autoritetet e Ankarasë si pjesëtar i së ashtuquajturës lëvizjes gyleniste.

Selami Simsek, u kap në aeroportin e Rinasit në të njëjtën ditë që u arrestua dhe bashkëkombasi tjetër i tij Harun Çelik. Që të dy kishin ndjekur të njëjtin itinerar, ndërsa kishin qenë më parë në Prishtinë, ku kishin ndarë të njëjtën dhomë, në pritje të marrjes së një vize kanadeze, në këmbim të pagesës.

Të dy kishin hyrë me pasaportën e tyre të rregullt në kufi dhe ishin zbuluar nga autoritetet shqiptare në përpjekje për të fluturuar drejt Kanadasë.

Simsek doli sot për herë të parë para gjykatës, ndërsa ka qëndruar në paraburgim për gati 6 muaj. Interesimi për rastin e tij, u ushqye nga procedurat e ndjekura me një urgjencë të pazakontë për Harun Çelikun.

Ky i fundit, i larguar nga vendi i tij si mbështetës i lëvizjes Gylen, për shkak të kërcënimeve ndaj jetës, u dëbua nga Shqipëria në harkun e pak orëve nga momenti i lirimit të tij nga burgu.

Të dhënat e para për rastin e tij nga ana e autoriteteve shqiptare ishin kontradiktore, aq sa dhe avokatët e turkut, me profesion mësues, nuk kishin marrë informacion zyrtar se çfarë mase ishte marrë ndaj klientit të tyre.

Njëri prej avokatëve, i tha “Zërit të Amerikës” se “zoti Çelik u kërkoi zyrtarëve azil politik por kjo iu refuzua nga autoritetet e policisë së burgjeve.”

Ai shpjegoi se këtë kërkesë ai e ka bërë në prani të një përkthyesi, por drejtuesit e burgut i kishin thënë se do të duhej ta bënte një gjë të tillë kur të lirohej, gjë që nga avokati shihet si një shkelje e të drejtave të klientit të tij.

Drejtues të lartë të policisë e së fundi dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në një intervistë për emisionin “Kapital” në Vizion Plus, kanë pohuar se nuk ka pasur një kërkesë me shkrim për azil, ndërkohë që legjislacioni shqiptar parashikon se “Kërkesë për azil” është çdo deklaratë e të huajit ose personit pa shtetësi, e shprehur në çfarëdolloj mënyre e në çfarëdo kohe”.

Video të publikuara nga ABC News tregojnë se si dhe gjatë transportimit nga mjetet e policisë Çelik thërret me zë të lartë fjalën “azil..azil”.

Po ashtu edhe dëbimi i tij duket se është bërë në shkelje të legjislacionit vendas i cili parashikon të drejtën e ankimimit, shkruan “Voa”.

Autoritetet turke në mënyrë të përsëritur kanë kërkuar nga pala shqiptare kapjen e anëtarëve të organizatës Feto, e konsideruar terroriste nga Ankaraja.

Përfaqësues të ambasadës turke ishin sot të pranishëm në seancën ndaj Selami Simsek, por ky i fundit, i pyetur nga gjykatësi, tha se nuk e konsideronte këtë një problem, ndërsa kërkoi gjykim të shkurtuar.

Tags: gjykatëshqiperishtetasturk

TË LIDHURA

Arrestimi i Ramadan Zotos/ Policia: Në pranga dhe miku që e strehonte, ja çfarë iu gjet
Aktualitet

Arrestimi i Ramadan Zotos/ Policia: Në pranga dhe miku që e strehonte, ja çfarë iu gjet

14:28 | 22/08/2025
Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, shpallet në kërkim 70-vjeçari në Cërrik
Aktualitet

Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, shpallet në kërkim 70-vjeçari në Cërrik

13:59 | 22/08/2025
Të shtëna në Kombinat, detajet e para
Aktualitet

Të shtëna në Kombinat, detajet e para

12:28 | 22/08/2025
Next Post
BOOM: Skandali i thertores Tropojë, gjykata dënon kasapin dhe shitësin

BOOM: Skandali i thertores Tropojë, gjykata dënon kasapin dhe shitësin

Renato Mekolli tregon sa është paguar në ‘Hell’s Kitchen’

Renato Mekolli tregon sa është paguar në 'Hell's Kitchen'

Zëri i Amerikës: Gjykata pushon çështjen ndaj Lulzim Bashës për mungesë provash

Zëri i Amerikës: Gjykata pushon çështjen ndaj Lulzim Bashës për mungesë provash

JU REKOMANDOJMË

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

17:48 | 15/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025
Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

12:54 | 18/08/2025




TË FUNDIT

Qytetet evropiane po shpërblejnë turistët për sjellje të mirë
Kryesore

Qytetet evropiane po shpërblejnë turistët për sjellje të mirë

by mirseda
14:53 | 22/08/2025
0

Qytetet evropiane po gjejnë mënyra të reja për të nxitur turizmin e gjelbër. Në vend që të...

E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit

E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit

14:46 | 22/08/2025
COVID-19 mund t’i plakë enët e gjakut deri në pesë vjet te gratë

COVID-19 mund t’i plakë enët e gjakut deri në pesë vjet te gratë

14:40 | 22/08/2025
Arrestimi i Ramadan Zotos/ Policia: Në pranga dhe miku që e strehonte, ja çfarë iu gjet

Arrestimi i Ramadan Zotos/ Policia: Në pranga dhe miku që e strehonte, ja çfarë iu gjet

14:28 | 22/08/2025
Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, shpallet në kërkim 70-vjeçari në Cërrik

Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, shpallet në kërkim 70-vjeçari në Cërrik

13:59 | 22/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com