E shtunë, 15 Gusht, 2020
32 C
Tirana

Zëri i Amerikës: Gjykata pushon çështjen ndaj Lulzim Bashës për mungesë provash

Më të lexuarat

VIDEO/ Si rrethoi dhe shtriu përtokë policia organizatorin e ngjarjes së Tushemishtit

Policia ka publikuar sot pamjet nga momentet e arrestimeve të bujshme pasditen e djeshme në Tiranë. Gjatë këtij operacioni, u kapën në zonën e Freskut...

“A i keni trutë në kokë?”/ Aida Shtino kritikon ashpër mjekët e Infektivit

Gazetarja e njohur, Aida Shtino, ka kritikuar mënyrën se si po menaxhohet situata e pandemisë në vend. Përmes një postimi në Facebook, Shtino ka akuzuar...

Situata kaotike në Kakavijë, reagon për herë të parë Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me situatën kaotike të krijuar në Kakavijë. Përmes një postimi në Instagram, Rama thekson se...

Rikthehen shifrat e larta të infektimeve, Italia diskuton mbylljen

Italia ka shënuar në 24 orët e fundit, shifrën më të lartë të infektimeve nga Covid 19 që nga 24 qershori. Ndodhur në këto...

Test para 72 orëve, Mali i Zi me rregulla të reja në kufi

Mali i Zi ka lënë në fuqi kushtin se udhëtarët nga Shqipëria duhet të posedojnë një test negativ nga koronavirusi. Drejtori i Institutit për Shëndetin...

Tërbohen serbët, këngëtarja e njohur nuk e mohon: Po jam shqiptare

Këngëtarja e njohur në Serbi, Edita Aradinovic, ka provokuar keq fansat e saj së fundmi, me anë të një InstaStory. Ajo është pyetur nga një...

Alarmohen banorët e minoritetit turk, komandot greke rrethojnë fshatin e tyre

Forcat komando greke janë fotografuar duke kryer stërvitje me armatim të vërtetë, në fshatrat e banuara prej minoritetit turk në zonën e Ksanthit, në...

Çifti rrezikon 16 vite burg vetëm sepse postuan foton “e ndaluar”

Një çift iranian është dënuar në mungesë me 16 vite burg të kombinuar dhe 74 fshikullime nga sistemi i Gjykatës Revolucionare të vendit. Ish-boksieri, Ahmad...

Pezullohet nga detyra punonjësi i policisë në Kakavijë

Një punonjës policie në Kakavijë është pezulluar sot nga detyra, pasi akuzohet se tentoi të kalonte jashtë radhe një makinë. Me vendim të drejtorit të...

Bill Gates: Ja kur do të shpëtojmë nga pandemia

Filantropi i njohur, Bill Gates, mendon se deri në fund të vitit 2021 bota do të ketë shpëtuar nga makthi i koronavirusit. Në një intervistë...

Gjykata e Tiranës pushoi të hënën për mungesë provash çështjen e ngritur për falsifikim dokumentesh ndaj kryetarit të Partisë Demokratike të opozitës, Lulzim Basha dhe dy ish-zyrtarëve të tjerë pranë tij.

Akuza e falsifikimit të dokumenteve ndaj Lulzim Bashës, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishajt u rrëzua sot nga gjykata si e pambështetur në prova, ndërsa në nëntor prokuroria u tërhoq nga akuza e pastrimit të parave, që kishte formuluar më herët ndaj tyre.

Prokuroria i akuzoi tre zyrtarët e opozitës për falsifikim dokumentesh lidhur me kontratat e lobimit të PD-së në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në shumën e 675 mijë dollarëve.

Këtë shumë, sipas deklarimeve periodike pranë departamentit amerikan të drejtësisë, Kompania e Nik Muzin pohoi se i ka marrë nga tri pagesa në vitin 2017 për veprimtari lobuese në dobi të Partisë Demokratike.

Partia Demokratike, sipas prokurorëve, nuk i deklaroi këto pagesa, i falsifikoi dokumentat dhe pranon vetëm një pagesë 25 mijë dollarësh.

Grupi i tre prokurorëve u nda në mes në nëntor; njëri kërkoi vazhdimin e hetimeve për të gjitha akuzat, ndërsa dy të tjerët tërhoqën akuzën për pastrim parash dhe u dërguan dosjen në gjykatë vetëm për falsifikim dokumentesh.

Pas procesit të sotëm, ish-sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike dhe një prej të akuzuarve, Arben Ristani, tha se akuza ishte montuar politikisht nga socialistët, ndërsa Partia Demokratike, sipas tij, ka paguar nga buxheti i saj fonde që janë bërë transparente pranë KQZ-së.

Avokati i të akuzuarve, Eduard Halimi, deklaroi se akuza u rrëzua pas dy vjet hetime, sepse u bazua mbi spekulime.

“Hetimet vërtetuan se akuza nuk kishte asnjë lidhje me PD-në, nuk kishte asnjë vepër penale dhe se PD nuk kishte shkelur ligjin. U vërtetua katërçipërisht se vepra penale nuk ekzistonte”, tha Halimi.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se kjo e sotmja ishte një teatër i turpshëm dhe se gabohej kushdo që mendonte se kjo dosje e rëndë mund të mbyllet pa u hetuar në themel dhe pa u pyetur gjithë personat e përfshirë në të.

“Kjo nuk është një çështje vetëm e drejtësisë shqiptare. Ishte nxitim i stimuluar i ndonjë prokurori dhe gjyqtari, që nuk e ka kaluar procesin e vettingut. Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë duhet të hetojnë gabimet procedurale me dashje. Nevojitet apelimi i këtij vendimi absurd dhe rikthimi i çështjes për hetim të plotë, duke dhënë edhe garancitë nga Gjykata për marrjen në pyetje të përfituesit të parave Nik Muzin”, tha Balla.

Çështja e pagesave për lobim që ka kryer PD-ja u hap në nëntorin e vitit 2017, kur firma lobuese amerikane “Muzin Capitol Partners” plotësoi me informacione shtesë deklarimet e saj të detyruara me ligj për Departamentin e Drejtësisë.

Sipas deklarimeve të kompanisë “Muzin”, ajo ka marrë tre pagesa, gjithsej 675 mijë dollarë, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017: pagesa e parë 150 mijë dollar në datën 24 mars 2017 u bë nga firma ‘Biniatta Trade LP”, dy pagesat e tjera janë bërë nga Partia Demokratike, njëra më 27 mars, për 25 mijë dollarë, dhe tjetra më 9 qershor për 500 mijë dollarë.

Nga këto deklarime të firmës Muzin, Kryetari i PD-së ka pranuar që vetëm pagesa 25 mijë dollar është kryer nga partia e tij.

Partia Demokratike nuk ka pranuar asnjëherë lidhjet me firmën ‘Biniatta Trade LP”, e cila rezulton e regjistruar në Skocisë dhe është në pronësi të një zinxhiri kompanish të tjera.

PD ka deklaruar se “nuk ka thyer asnjë ligj, as shqiptar, as amerikan dhe të asnjë vendi tjetër” dhe se “nuk ka pasur e nuk ka asnjë lidhje direkte apo indirekte me individë apo kompani ruse”.

Lidhur me pagesën prej 500 mijë dollarësh që Muzin ka deklaruar se janë bërë nga PD, zoti Basha ka dhënë shpjegime kontradiktore. Në fillim ai u shpreh se “nuk është bërë asnjë pagesë e tillë nga Partia Demokratike”, ndërsa në nëntor 2017 e kishte shpjeguar këtë shumë me pagesën e kryer falë një mbledhje fondesh nga një numër i madh shqiptaro – amerikanësh, por që nuk kishte kaluar përmes partisë.

Prokuroria deklaroi fillimisht se “një diferencë thelbësore ekziston mes deklarimeve të bëra zyrtare për shpenzimet e kryera nga PD dhe shpenzimeve reale të saj.

PD ka deklaruar vetëm 25 mijë dollarë, por nuk ka bërë deklarime për shumën prej 650 mijë dollarësh. Në dokumentet e mbërritura nga SHBA-ja dhe Skocia dalin qartë pagesat e bëra dhe të padeklaruara, pra PD nuk ka bërë asnjë deklarim për këto pagesa në kundërshtim me ligjin” – theksohej në deklaratën e parë të prokurorisë. /VOA

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zvogëlohet radha e makinave në Kapshticë, pala greke nis punën me 4 sportele

Bëhet me dije se është zvogëluar radha e makinave në Kapshticë. Pala greke ka nisur të punojë me katër sportele duke përshpejtuar edhe procedurat, shkruan...

Gjermania shënon numrin më të lartë të rasteve me koronavirus që nga prilli

Gjermania ka regjistruar një rritje të ndjeshme të rasteve të reja me koronavirus, në 24 orët e fundit. Sipas institutit gjerman “Robert Koch”, në Gjermani...

Atentati te hoteli në Tushemisht/ Arrest me burg për ekzekutorin e ngjarjes

Gjykata e Korçës dha sot masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Anterio Kaloshi. Ai u arrestua dy ditë më parë gjatë operacionit të...

Situata në Kakavijë e Kapshticë/ Ja kush do të lejohet të kalojë nga nesër

Policia e Shtetit bën me dije se duke filluar nga data 16 gusht, nuk do të lejohet kalimi drejt Greqisë pa testin e koronavirusit. Nga...

BE-ja po përgatit sanksione kundër Bjellorusisë

Ministrat e jashtëm të BE-së diskutuan gjatë një video-takimi të posaçëm për situatën në Bjellorusi dhe duan t'i ndëshkojnë me sanksione përgjegjësit për dhunën...