Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Çfarë duhet të mësojmë nga viti politik 2019

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Çfarë duhet të mësojmë nga viti politik 2019

Nga: Alfred Peza 

Zhvillimet e vitit 2019 që po lemë pas, duket se mbyllën ciklin e të gjitha eksperimenteve të një tranzicioni tejet të vështirë shqiptar, që klasa jonë politike ka zhvilluar në hapësirën e sistemit demokratik post komunist.

Elita e vjetër politike e vendit qe e dominon jetën tonë pluraliste nga dhjetori i 1990 e deri më sot, megjithëse i eksploroi të gjitha limitet e sistemit duke na futur në një rreth vicioz, vazhdon të mbahet me thonj duke refuzuar jo vetëm largimin, por edhe përgjegjësitë e dështimeve.

Sali Berisha dhe Ilir Meta që ishin protagonistët “e parë” të ardhjes së pluralizmit në sistemin monist, janë sot të vetmit “monistë” të sistemit tonë demokratik. Me 30 vitet e tyre, pasi lanë pas Ahmet Zogun, po konkurrojnë tashmë me Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun, për të thyer rekordin historik të kohëqëndrimit në krye të pushtetit politik në Shqipëri.

E si të mos mjaftonin të gjitha këto, janë të njëjtët që ende vijojnë e fajësojnë gjithkënd për gjithçka, përveç vetes. Madje duke u vetofruar edhe si alternativa të reja. Nga 1990 e deri më sot, është kjo elitë e vjetër që eksperimentoi të gjitha format që na bënë të humbisnim pafundësisht shanset tona historike, për të kapur trenin që do ta bënte edhe “Shqipërinë, si gjithë Europa”.

Vendi kaloi perms një kalvari dështimesh:

Nga shkatërrimi i gjithçkaje të trashëguar nga ekonomia kombëtare sipas teorisë së terapisë së shokut dhe rifillimit nga zero përmes çekut të bardhë që do na falte perëndimi, tek mos rikthimi kurrë i pronës tek i zoti.

Nga ndërtimet e pakontrolluara në të gjithë territorin e vendit, tek mos dekomunistizimi i jetës sonë shoqërore. Nga mosgjykimi i krimeve të së shkuarës, tek harrimi i tyre. Nga ndërtimi i sistemit që instaloi kulturën e mosndëshkueshmërisë, tek ndëshkimi i të pafajshmëve dhe të pafuqishmëve.

Nga shkatërrimi i sistemit të vlerave dhe meritokracisë, tek instalimi i sistemit të militantizmit qorr e injorant. Nga shkatërrimi i shenjtërisë së votës në proceset elektorale, tek stimulimi i modeleve të “moralit të forcës” mbi “forcën e moralit”.

Nga qytetari i pari, tek vendosja e partisë mbi Shqipërinë. Nga ndarja dhe balanca e pushteteve, tek shndërrimi i sistemit të drejtësisë, në vazhdimin e luftës politike me mjete të tjera. Nga zhbërja në vijimësi e vlerave shoqërore, njerëzore e kombëtare, tek stimulimi, bërja simbol dhe ngritja në piedestal e antivlerave dhe banalitetit.

Ndëshkimi në vitin 2013 me votë i gjithë kësaj kulture dhe mënyre të të funksionuarit të sistemit demokratik në Shqipëri, i hapi rrugën një faze të re, një mundësie të re në jetën e vendit. Reforma në Drejtësi, si themeli i të gjitha reformave të shtetformimit modern të këtyre 30 viteve, e frikësoi elitën e vjetër të korruptuar e të kriminalizuar të vendit, e cila është e interesuar për ruajtjen me çdo kusht e çmim, të status quo-së së deridjeshme.

Sa më shumë që avanconte procesi i vettingut të gjyqtarëve e prokurorëve dhe sa më shumë ngriheshin e funksiononin institucionet e reja të drejtësisë, aq më shumë tërhiqej litari në anën e kundërt. Duke tentuar në mos fitoren, këputjen e tij dhe rifillimin e lojës nga e para. Me shpresën se kështu do të fitonin kohë për të penguar nisjen e funksionimit të SPAK dhe hallkave të tjera kyçe të sistemit të ri, që pritet të hetojë e ndëshkojë të gjitha mëkatet e 30 viteve të shkuara të politikës dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

Në përmbushje të këtij skenari dukej se shkonin të gjitha hapat “in extremis” që hodhi opozita jonë kryesore në fillim të këtij viti. Duke nisur me dorëzimin e të gjitha mandateve të deputetëve të saj, daljen nga Parlamenti dhe daljen nga sistemi politik e demokratik i vendit. Nëpërmjet “revolucionit popullor” të molotovëve, kundër institucioneve kryesore kushtetuese të vendit, po tentohej injektimi artificial i një krize politike në sistem.

Në funksion të kësaj strategjie, ishte jo vetëm vendimi i bojkotit nga partitë e “Opozitës së Bashkuar”, por edhe çdekretimi nga ana e Presidentit të Republikës të zgjedhjeve të 30 qershorit, që i hidhte benzinën zjarrit të një përplasje të madhe mes palëve. Vendosmëria e mazhorancës dhe ndërhyrja e fuqishme e SHBA dhe BE, e dogjën këtë skenar.

E bashkë me të, u dogj edhe një nga eksperimentet më të rrezikshme politike, të këtyre 30 viteve të tranzicionit shqiptar. Duke dëshmuar përfundimisht se si kudo në botën moderne demokratike, edhe në Shqipëri, e vetmja rrugë e mundësi për të ardhur në pushtet, është konkurrimi i partive politike brenda sistemit. Pjesëmarrja e tyre në zgjedhje. Konkurrimi me programe dhe alternativa qeverisë e zhvillimi. Në fund, është vetëm vota e qytetarëve shqiptarë, ajo që e përcakton se kush vjen në pushtet e kush duhet të qëndrojë në opozitë.

Ky shembull i demokracisë funksionale gjatë 2019 dhe nisja me këmbën e mbarë e punës nga sistemi i ri i drejtësisë, japin shpresa për një 2020 politik ndryshe, edhe në Shqipëri. Viti i ri do jetë i shumë 30 vjetorëve të rëndësishëm të historisë sonë të re politike, i cili pritet që të shënjojë jo vetëm jetën e vendit, por edhe të gjithkujt prej nesh. Është e pamundur që të parashikosh me saktësi se si do të jetë Shqipëria një vit më pas. E sigurt është, se 2019, nuk do të përsëritet kurrë më!

Tags: 2019Alfred Pezaçfarëduhetkomentmësojmëviti politik

TË LIDHURA

Kanosi me armë specialistin e Policisë së zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Kanosi me armë specialistin e Policisë së zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

14:48 | 29/10/2025
Vëllai i viktimës mëson nga gazetarja autorin e krimit: Tre ditë më parë i varrosëm nënën
Aktualitet

Vëllai i viktimës mëson nga gazetarja autorin e krimit: Tre ditë më parë i varrosëm nënën

14:47 | 29/10/2025
Prokuroria e Lezhës informacion zyrtar për tjetërsimin e pronave në Shëngjin
Aktualitet

Prokuroria e Lezhës informacion zyrtar për tjetërsimin e pronave në Shëngjin

14:35 | 29/10/2025
Next Post
Ortek masiv në alpet italiane, tre persona humbin jetën

Ortek masiv në alpet italiane, tre persona humbin jetën

“Juria është kërcënuar nga disa konkurrentë”, Valeri zbulon prapaskenat e ‘DWM’

“Juria është kërcënuar nga disa konkurrentë”, Valeri zbulon prapaskenat e ‘DWM’

Solidariteti me Haradinajn përtej dritë hijeve të Ramushit

Haradinaj mesazh kundërshtarëve: Do ta mbrojmë Kosovën nga pazaret për copëtim







JU REKOMANDOJMË

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

16:31 | 22/10/2025
Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

15:04 | 23/10/2025




TË FUNDIT

Kanosi me armë specialistin e Policisë së zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Kanosi me armë specialistin e Policisë së zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

by mirseda
14:48 | 29/10/2025
0

Kanosi me armë, specialistin e Policisë së zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës. Sekuestrohen arma sportive (pistoletë) dhe...

Vëllai i viktimës mëson nga gazetarja autorin e krimit: Tre ditë më parë i varrosëm nënën

Vëllai i viktimës mëson nga gazetarja autorin e krimit: Tre ditë më parë i varrosëm nënën

14:47 | 29/10/2025
Prokuroria e Lezhës informacion zyrtar për tjetërsimin e pronave në Shëngjin

Prokuroria e Lezhës informacion zyrtar për tjetërsimin e pronave në Shëngjin

14:35 | 29/10/2025
U përfituan nga aktivitet kriminal, sekuestrohen 84 mijë metra katror pasuri të paluajtshme në Lezhë

U përfituan nga aktivitet kriminal, sekuestrohen 84 mijë metra katror pasuri të paluajtshme në Lezhë

13:50 | 29/10/2025
20-vjeçarja indoneziane braktis foshnjën në Shqipëri, nis hetimi për të dhe katër bashkëkombëset

20-vjeçarja indoneziane braktis foshnjën në Shqipëri, nis hetimi për të dhe katër bashkëkombëset

13:47 | 29/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com