Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me Presidentin e Libanit, Joseph Aoun duke shprehur solidaritetin e BE-së me Libani dhe njerëzit e saj.
Këtë e ka bërë të ditur Presidentja e Komisionit Evropian në “X”, duke theksuar se BE i ndan Libanit 100 milionë euro ndihmë humanitare, ndërsa vetëm dje janë dorëzuar më shumë se 40 tonë furnizime, me planifikimin e fluturimeve të radhës humanitare.
Mediat shkruajnë se në mesazhin e saj drejtuar “X”, Ursula von der Leyen mirëpret vendimin e qeverisë libaneze për të ndaluar të gjitha aktivitetet ushtarake të Hezbollahut, si dhe thirrjen e saj për t’i dhënë fund të gjitha armiqësive.















