Izraeli njoftoi këtë të mërkurë në mbrëmje se ka filluar një valë sulmesh në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit, pasi Hezbollahu nisi atë që ushtria izraelite tha se ishin më shumë se 100 raketa.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit, IDF thanë se sulmet kishin në shënjestër infrastrukturën e Hezbollahut në periferinë Dahieh të Bejrutit jugor, një zonë që Izraeli e konsideron një fortesë për grupin militant të mbështetur nga Irani.
Zëdhënësi i IDF-së, Avichay Adraee, lëshoi një paralajmërim urgjent dhe serioz”për banorët e periferive jugore të Bejrutit përpara sulmeve, duke i nxitur banorët të evakuohen menjëherë përpara asaj që ai tha se do të ishte një operacion i madh kundër Hezbollahut.
Pikërisht kur IDF lëshoi deklaratën e saj, një kamera e Reuters që skanonte horizontin e Bejrutit kapi shkëndijën e një shpërthimi në jug të qytetit. Pak më vonë, e njëjta kamera filmoi sulme të shumta brenda pak sekondash dhe pamja e Bejrutit u eklipsua shpejt nga tymi i zi.















