Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Mos pretendoni më zëra si të Vaçes apo Toninit, gjërat kanë ndryshuar

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Mos pretendoni më zëra si të Vaçes apo Toninit, gjërat kanë ndryshuar

Nga Pandi Laço

Mes dyzimit të shfaqjes së një opinioni dhe heshtjes, si autor këngësh e producent spektaklesh, edhe këtë herë zgjodha rrugën e parë. Vjet, një status lidhur me këngën, u keqkuptua e keqinterpretua edhe nga disa  profesionistë të muzikës. Shpresoj që ky status të kuptohet drejt.

T’i kuptosh gjërat gabim nuk përbën ndonjë mëkat të madh. Përkundrazi ! Urrejtja, fodullëku, indiferenca, janë disa nga shtatë mëkatet kapitale. Kështu që unë po vendos ta cliroj veten  nga mëkati i  indiferencës,  duke hedhur disa mendime. Të tjerët le ta çlirojnë nga mëkatet e tjera nëse i ndjejnë  sadopak në ndërgjegje. Nuk i jap të drejtën vetes të gjykoj të tjerët, por jam  I përgjegjshëm për këto që shkruaj.

Kur vjen Festivali, njerëzit dhe publiku presin mrekullinë. Presin festën e fundvitit që ka qenë mësuar ta konsumojnë bashkë me gjelin e Vitit te ri. Presin këngë që të këndohen të nesërmen e prezantimit në skenë. Por kjo s`do të ndodhë më kurrë..!

Me ritmin frenetik që ka jeta sot, askush të mos pretendojë që të dëgjojë një zë si atë të Vaçes apo Toninit, të shohë një buzëqeshje  “ujë e sapun” si të Parashqevisë, apo fytyrë  engjëllore si të Adriana Cekos. Ekzigjencat kanë ndryshuar. Normalisht edhe pritshmëritë nga figurat e ekranit, artistë, interpretues, moderatorë, janë krejt ndryshe.

Mediat, portalet, zërat që dëgjohen sot janë të amplifikuara  në krahasim me dikur. Dikur , një spektator mund të diskutonte shijet e tij me shoqet e klasës apo me disa pjestarë të “kolektivit” të punës. Sot edhe njeriu më i painformuar e më profan, mund të bëjë një  koment e të ketë publikun e tij.

Kështu , “Tam-tam”-i dhe gjylet  ndaj Thomait e  Verës, sot dëgjohen shumë më tepër. Ndërkohë, që një kohë , mjaftonte vetëm një gjyle te binte.  Si në Festivalin e 11-të! Ajo të shuante me fis e me fare. Sot gjylet janë qindra, po efekti I tyre është më i shkurtër se ai I fishekzjarrëve të Natës së Vitit të ri.

Megjithatë, mundohemi te shkëputemi nga  Festivali, se fundi i fundit aty 20 këngë këndohen.

A  të vijmë te thelbi i çështjes? A te flasim pak për një të vërtetë të hidhur?

Kënga shqiptare po përjeton prej vitesh një krizë! Kur them kënga shqiptare, nënkuptoj kënga që ka një identitet. Dikush mund të më sjellë argumentin se gjithçka është globalizuar, kështu që edhe ne si të gjithë.

Në fakt nuk është kështu!

Kënga vërtet është 3 minuta, por përmbajtja e saj, është si një film, si një tregim, si një roman, si një vepër e artit figurativ. Pra duhet të thotë dicka. Nëse e pranojmë këtë gjë, unë me bindje mund te them se kënga është ne krize te thelle madje.

Vetëm xixëllonja te vogla artistike mund të shoh në këtë terr të këngës. Një Vlashent që don “Me jetu” e një Bojken që thotë “Malasin” e ndonjë tjetër, janë të papërfillshëm në një panoramë kaq të madhe të muzikës shqiptare.

Meqë shpesh i referohemi Festivalit të Sanremos, kënga e fundit fituese “Soldi”, ka  një fill e një mesazh, po ashtu ajo e Ermal Metes e Fabrizio Moros, “Non mi avete fatto niente”, apo Francesco Gabbanit “Occidentali’s Karma”.

Për një lexues më të gjerë – qe s’i ka dëgjuar me atë vesh këto këngë, tema e braktisjes së familjes, njeriut të dhënë vetëm pas parasë, tema e terrorizmit dhe frikës prej tij, janë vetëm disa pjesëza nga tematika e  oqeanit që mbulon muzikën.

Kënga është muzikë e vargje.

Sot kemi, pothuaj asnjë mesazh, e gjithçka pastaj ndjenja e perceptime krejt të sipërfaqshme.

Varfëri në  ide, pak inovacion, pak eksperimente artistike, në muzikë e orkestracion jo e jo, po as në vargje . Për sa kohë që kënga do realizohet sic prodhohet një “Molto chipita”,  me loop-a dhe beat-e, e do ketë varfëri idesh në përmbajtjen e teksteve, figuracione të varfra, shpesh vulgare e banale, fjali të stërpërsëritura, plot e përplot me zanore që t`ju tingëllojnë vokalizave dhe këngëtarëve, kjo histori do vazhdojë… Ama kështu kënga nuk bën dot histori.

Dëgjuesi i thjeshtë, ne përditshmërinë e halleve që ka, sot mund të ketë pak kërkesa ndaj vetes. I mjafton thjesht një melodi e një ritëm për tu argëtuar. Për këtë masë dëgjuesish, ka boll muzikë. Ata thonë kollaj ” zemrën ma me thy”, e po “plas”. Po dëgjuesi nuk është një. Turma është një!

Po me sa duket kënga jonë, po përjeton krizën e vetë shqiptarëve…

Normalisht ne periudha krizash, arti del mbi te, jo vetëm duke vene gishtat mbi plage, pse jo edhe duke reaguar.

Përveç krizës së përgjithshme, varfërisë ekonomike, PPP-te, kriza shpirtërore, njeriu që ka humbur orientimin, i dëshpëruar, me sa duket janë pasqyra ku kënga shihet çdo ditë në mëngjes, vërdalloset gjithë ditën në bar-e, bën llogje e llogje pafund, dhe bie të flejë në darkë pa shkruar asgjë në ditarin e saj.

Tags: Festivalikomentpandi laco

TË LIDHURA

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë
Aktualitet

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

22:20 | 21/06/2025
Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë
Aktualitet

Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

22:06 | 21/06/2025
Kosovë: Politikanët shfrytëzojnë vakumin kushtetues për konstituimin e Kuvendit
Kosovo

Kosovë: Politikanët shfrytëzojnë vakumin kushtetues për konstituimin e Kuvendit

21:39 | 21/06/2025
Next Post
Xhemi Shehu dhe Salsano Rrapi ironizojnë Alketa Vejsiun

Xhemi Shehu dhe Salsano Rrapi ironizojnë Alketa Vejsiun

Shpërthen Albërie Hadërgjonaj: S’ka juri të më vlerësojë mua

Shpërthen Albërie Hadërgjonaj: S’ka juri të më vlerësojë mua

“U çanë rrjetat dhe i mori deti”, përplasen anijet e peshkimit në Vlorë (VIDEO)

“U çanë rrjetat dhe i mori deti”, përplasen anijet e peshkimit në Vlorë (VIDEO)

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren
Showbizz

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren

by mirseda
22:47 | 21/06/2025
0

Aktori Erand Sojli, një nga emrat më të komentuar të këtij edicioni të “Ferma VIP”, ishte sot...

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

22:32 | 21/06/2025
Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

22:20 | 21/06/2025
A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin

A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin

22:18 | 21/06/2025
Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

22:06 | 21/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com