Moti i keq ka pushtuar vendin këto ditë. Si pasojë e reshjeve dhe erës, disa anije peshkimi janë dëmtuar keqazi në Radhimë të Vlorë. Pavarësisht se kanë qenë të ankoruara, nga era e fortë ato janë përplasur me njëra tjetrën.
Ndërkohë, dëmtime ka pasur dhe në disa varka peshkimi në Karaburun, të cilave u janë çarë rrjetat e peshkut dhe i ka marrë deti gjatë natës.
Prej disa ditësh në gjithë territorin e vendit mbizotëron mot i keq, ku në zonat bregdetare dallgët arrijnë disa ballë.