pusulabetcasino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betgarantitaraftarium24taraftarium24betpuanmatadorbetmobilbahisjojobetjojobetpusulabetsüperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetmarsbahisholiganbethititbetmarsbahisjojobet girişMeritbetgrandpashabetjojobetvdcasinodeneme bonusugrandpashabet linkdeneme bonusugrandpashabetpiabellacasinojojobettipobetbetasusdoedacasibomcasinowongameofbetgrandpashabetmatbetradissonbetbahiscasinoromabetgrandpashabetteosbetteosbetgameofbetgrandpashabetmarsbahisimajbetbetgitamgbahiscashwinbetgitjojobetbetgitmercurecasinopusulabetjojobetvdcasinourfa konteynerşanlıurfa konteynervdcasinobetciopusulabetsuperbetinPusulabet güncel girişPusulabet girişbetvolejojobetCasibomCasibombahibomgrandpashabetjojobettaraftarium24extrabettaraftarium24taraftarium24betpuanbets10 girişpusulabet girişcasibomgrandpashabet girişmatbet girişVDCasinoonwinbetcio girişsekabet girişbetgitromabetromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetjojobetholiganbetjojobetgrandpashabetjojobetDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobet girişgrandpashabetbahiscasinoromabetcasibomvdcasinojojobettrbetgrandpashabetholiganbetpusulabetvdcasinobetciosekabetjojobetmarsbahissekabetmatbetimajbetholiganbetgrandpashabetdeneme bonusu veren sitelerpalacebetŞans CasinocasibomGrandpashabetbetciograndpashabetpusulabet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Gati dosjet që do të hetojë SPAK, Hajdari: Goditje që nuk janë imagjinuar

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant

Nga Anxhela Ferra

Ndryshe nga 2 vite më parë, zgjedhja si Prokuror i Përgjithshëm i Olsian Çelës  ka ndodhur në një kohë të vështirë për vendin. Por në një situatë të qetë brenda Parlamentit. Me anë të një votimi të fshehtë, Kuvendi votoi me 101 vota pro kandidaturën e Çelës si Kryeprokuror për shtatë vitet e ardhshme. Në garë me Çelën, ishin edhe Arta Marku dhe Fatjona Memçaj.

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari në një intervistë për Tirana Today thotë se Olsian Çela ishte zgjedhja më e mirë për të drejtuar për 7 vite Prokurorinë e Përgjithshme.

“Ishte votim i qetë sepse u shkua në një procedurë normale. Kurse zgjedhja e zonjës Marku, ishte një situatë ekstra ligjore. Zonja Marku nuk tregoi që është lidership me sjelljen e vetë. Çela ishte më i miri, në raport me këto që kandiduan. Kjo nuk do të thotë që në prokurori nuk kishte persona të tjerë që mund ta drejtonin për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm. Por, nga këto që kandiduan dhe kaluan vettingun, padiskutim që Çela ishte më i miri. Sepse ai ka një karrierë që vjen në ngritje. U duk qartë që ai kishte prioritet që në paraqitjen e platformave. Pasi kishte platformën më të mirë në raport me dy kandidatet e tjera.

Kam përshtypjen që ndërkombëtarët jo hapur, por siç punohet në gjithë rastet, nuk kanë pasur asnjë vërejtje. Dhe kanë ndikuar besoj që zoti Çela të shkojë në këtë numër që mori në Parlament.”

“Prokurorët e Përgjithshëm kanë qenë të zgjedhur politikisht”

Edhe pse me ndryshimet kushtetuese, Prokuroria e Përgjithshme tashmë është me rol të kufizuar, Hajdari thekson se ky është modeli më i mirë i drejtësisë.

“Prokurori i Përgjithshëm në Shqipëri, tashmë me ndryshimet ligjore është një figurë, e cila është kuptuar gabim. Sikur nuk ka rëndësi. Pikërisht heqja e kompetencave të Prokurorit të Përgjithshëm, për ta pasur organin e Prokurorisë të centralizuar në një farë mënyre pronë profesionale të vetën; është një nga sukseset më të mëdha. Sepse nëse më parë Prokurori i Përgjithshëm mund të ndikonte nëpërmjet vendimmarrjeve procedurale. Për orientime hetimesh, apo përfundime në një formë të caktuar. Tanimë e ka çdo prokuror në çdo njësi të prokurorisë që punon.

Prokurorët e Përgjithshëm janë zgjedhur politikisht. Këshilli i Prokurorisë ishte organ konsultativ dhe jo vendimmarrës. Dhe çdo individ që zgjidhet politikisht, nuk mund të tregojë që punon si Prokuror i Përgjithshëm tërësisht i pavarur. Pjesa e reformës për prokurorinë, sigurisht që ne presim rezultate. Por, nga pikëpamja e organizimit është një model i shkëlqyer.”

“Janari e gjen Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion me dosjet gati”

E cilësuar si struktura që do të trembë politikën, sytë e të gjithëve tashmë janë drejt ngritjes së Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion. E njohur ndryshe edhe si SPAK-u.  Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar 8 prokurorët, të cilët priten të betohen para Presidentit Meta në 19 dhjetor. Ndërsa ende duhet të zgjidhet drejtuesi i SPAK, Hajdari shprehet se Prokuroria e Krimeve të Rënda tashmë ka inventarizuar gjithë dosjet që do të hetohen.

“SPAK-u është vonuar pa diskutim, por më në fund është futur në binarët e finalizimit. Dhjetori para Krishtlindjeve do ta gjejë Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion me drejtuesin e ri. Po ashtu ndoshta do ta gjejë edhe me dy anëtarët e tjerë, të cilët do t’i propozojë drejtuesi i saj. Tashmë me sa jam në dijeni unë, po bëhen gati nga Prokuroria e Krimeve të Rënda të gjitha dosjet për të cilat bëhet kompetente Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion. Dosje që i kanë në hetim dhe dosje që i kanë të pushuara.

Pra, të gjitha ato vepra penale që kanë të bëjnë për publikun me korrupsionin, me shpërdorimin e detyrës të zyrtarëve të lartë etj. Është një mori veprash penale që bëhet kompetente Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion. Domethënë, janari e gjen Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion me lëndë të parë.”

“SPAK-u do të ndryshojë faqen e goditjes së krimit në Shqipëri”

Ish-prokurori paralajmëron goditje të niveleve të larta, të cilat sipas tij do të jenë si në radhët e grupeve kriminale. Por, nuk do të kursehen as eksponentë politikë, të cilët janë të lidhur me krimin.

“Tashmë me Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion, politika i ka larë duart. Sepse ajo do të punojë në kushte të tjera në Shqipëri. Do të jetë një prokurori e cila nga pikëpamja e benefiteve do të jetë e mirë paguar. Nga ana e ruajtjes fizike, do të jetë super e ruajtur, prokurorët dhe familjarët e tyre.

Nga pikëpamja e bashkëpunimit ndërkombëtar, do të ketë lidhje me agjencitë më të mira. Siç është FBI-ja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët do të japin përkrahjen dhe asistencën e tyre. Askush nuk mund t’i shkarkojë. Ky është organizimi më perfekt që mund të bënte një vend për t’i dhënë mundësi një trupe njerëzish që të bëhen njerëz që të ndryshojnë faqen e ndëshkimit në Shqipëri.

Të mos shohin më se cili është emri i personit që do të vihet në akuzë, por të shohin provat. Dhe pa diskutuar që është ministër, ish-ministër apo deri në nivele kryeministrore. Dhe të jeni të bindur që Prokuroria e Posaçme, me mbështetjen e ndërkombëtarëve do të ndryshojë faqen e goditjes së krimit në Shqipëri.

Pranvera do ta gjejë Shqipërinë me goditje të niveleve të cilat publiku nuk i ka imagjinuar ndonjëherë në kokën e tij. Në nivel grupesh kriminale nuk diskutohet. Por, jini të sigurt që grupet kriminale do të na çojnë dhe në lidhje politike. Në segmente të caktuara të lidershipit politik në Shqipëri.”/ TIRANA TODAY

 

 

Tags: Arta MarkudosjetFatjona Memçajhetojëndryshimet kushtetueseolsian celaprokuror i pergjithshemProkuroria e Krimeve të RëndaProkuroria e Posaçme Anti-KorrupsionShkëlqim Hajdari

TË LIDHURA

Aktualitet

Dhunohet nga disa persona oficeri i Policisë në Sarandë, kontrolle në banesa dhe lokale

09:27 | 17/07/2026
Aktualitet

“Kryeministri përdor emrin e djalit për propagandë” – Familja e Martin Canit kritika ndaj Edi Ramës

09:03 | 17/07/2026
Aktualitet

Nafta shtrenjtohet sërish, Shqipëria me çmimin më të lartë në rajon mes tensioneve SHBA-Iran

09:00 | 17/07/2026
Next Post

Prapaskenat/ Eneda Tarifa dhe Fifi i japin fund miqësisë pas “Këngës Magjike”

Janusi

Basha i kujton Ramës 5 propozimet për zonat e prekura nga tërmeti







JU REKOMANDOJMË

Pse numri 13-të konsiderohet i mallkuar

22:56 | 14/05/2017

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019
Screenshot

Prefekti Hajdari promovon nismën: “Bukë, ujë dhe vaj ulliri falas” në bujtina, restorante e bare

18:15 | 10/07/2026

Moment tensioni mes Arben Kolës dhe një qytetareje në protestë

21:37 | 15/07/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Dhunohet nga disa persona oficeri i Policisë në Sarandë, kontrolle në banesa dhe lokale

by mirseda
09:27 | 17/07/2026
0

Një oficer policie është dhunuar mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Sarandës. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kryeministri përdor emrin e djalit për propagandë” – Familja e Martin Canit kritika ndaj Edi Ramës

09:03 | 17/07/2026

Nafta shtrenjtohet sërish, Shqipëria me çmimin më të lartë në rajon mes tensioneve SHBA-Iran

09:00 | 17/07/2026

Ebola përhapet me ritme alarmante në Kongo, mbi 2 mijë raste dhe 828 viktima

08:57 | 17/07/2026

Kamioni bie në një humnerë në Peru/ 14 të vdekur, mes viktimave një fëmijë

08:52 | 17/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com