Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim ditën e sotme me presidentin e Turqisë, Recep Tayyp Erdogan.
Kreu i qeverisë ndodhet në Turqi për konferencën e donatorëve, për tërmetin tragjik të 26 nëntorit. Bëhet me dije se ky do jetë edhe fokusi i bisedave mes dy zyrtarëve, në lidhje me ndihmën që Turqia do të japë për vendin tonë.
Kujtojmë se Erdogan ka deklaruar më parë se shteti turk do të bëjë të mundur ndërtimin e 500 shtëpive në Shqipëri.