Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka mbledhur 85 mijë dollarë për personat e prekur nga tërmeti.
Fillimisht, këngëtarja zgjodhi familjen Musa për t’i rindërtuar shtëpinë, duke treguar në Instagram pamjet e shtëpisë së shkatërruar.
Rexha tregonte se situata ishte dramatike dhe se familja Musa kishte shumë nevojë për ndihmë.
Pas familjes së parë, këngëtarja e ka bërë edhe përzgjedhjen e së dytës.
Pak më parë ajo njoftoi në Insta Story se familja e dytë të cilës do t’i ndërtohet një shtëpi do të jetë familja Bushi.