Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Ngërçi në Kushtetuese”/ Rama: Situatë alarmante. Opozita të thërrasë qytetarët

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Financieri i Habilajve u “arratis” nga qelia me ndihmën e shtetit”

Zv.kryetari i LSI-së Luan Rama ka komentuar “ngërçin” që ka kapur Gjykatën Kushtetuese.

Përmes një postimi në “Facebook”, Rama kërkoi nga opozita që të bëjnë diçka për të mbrojtur qytetarët e vendit të tij. Në mënyrë që të mbrojnë demokracinë.

Ndërsa e quajti skenën prej disa ditësh me Gjykatën Kushtetuese, një shëmti të paligjshmërisë së mazhorancës përballë Kushtetutës.

“Shqipëria nuk mund të jetë republikë e noterëve. Në këtë situatë alarmante, përballë dhunuesve të Kushtetutës në pushtet, opozita duhet t’u dalë zot fateve të vendit e të thërrasë qytetarët të mbrojnë rendin kushtetues, të mbrojnë Republikën dhe demokracinë”, thuhet mes të tjerash në reagimin e Luan Ramës.

Kushtetuesja njeh Marsida Xhaferllarin si anëtare të saj

Postimi i plotë i Luan Ramës:

Shëmtia e paligjshmërisë përballë Kushtetutës!
Opozita t’u dalë zot fateve të vendit e të thërrasë qytetarët të mbrojnë Republikën dhe demokracinë!

Ndërsa pritej, më së pari prej maxhorancës e mandej edhe prej të gjithë aktorëve politikë influentë e të përgjegjshëm, reflektimi i menjëhershëm pas vendimit të Këshillit Europian për të mos i çelur negociatat më Shqipërinë, që të kishte nisur puna për pērmbushjen e kushteve të vena nga Gjermania, tufa e horrave të maxhorancës së komanduar në Kuvend, në papërgjegjshmëri të plotë, ka provokuar me aktin e shkeljes flagrante të Kushtetutës një përshkallëzim dhe thellim të mëtejshëm të krizës politike, kushtetuese dhe institucionale në vend.

Ajo që po ndodh prej disa ditësh me Gjykatën Kushtetuese, është në fakt shëmtia e paligjshmërisë së maxhorancës përballë Kushtetutës, si qasje e koherencës së saj, e cila ka në themel mosnjohjen dhe shkeljen e vazhdueshme të Ligjit Themeltar të Shtetit.

I gjendur në kushte ilegjitimiteti prej faktit se Kuvendi nuk i ka 140 deputetë dhe me bazamentin kriminal që ka imponuar mandatet e shumë deputetëve të maxhorancës, ai që do të duhej të ishte shprehësi i vullnetit të popullit shqiptar, është berë instrumenti i verbër, i keqpërdorur për interesat kriminale të kastës së pushtetit.

Argumenti i domosdoshmërisë së krijimit sa më parë të Gjykatës Kushtetuese, nuk mund të përligjë e as të nxisë praktika në kundërshtim me Kushtetutën.
Sepse kundërvënia dhe shkelja e Kushtetutës prej institucioneve që e kanë për detyrë ta mbrojnē dhe zbatojnë atë është rënia e Republikës.
Dhe kur kërcënohet Republika, është detyra e qytetarëve ta mbrojnë atë me çdo kusht, me çdo çmim, me çdo mjet!

Presidenti i Republikës është po aq edhe ushtari i parë për mbrojtjen e saj, e bashkë me të e përkrah tij duhet të jenë sot të gjithë ata që duan Republikën, që dua demokracinë, që duan rendin demokratik dhe pluralizmin politik.

Shqipëria nuk mund të jetë republikë e noterëve.

Në këtë situatë alarmante, përballë dhunuesve të Kushtetutës në pushtet, opozita duhet t’u dalë zot fateve të vendit e të thërrasë qytetarët të mbrojnë rendin kushtetues, të mbrojnë Republikën dhe demokracinë!

Kujt i takon posti? Sot ‘përplasja’ e parë Vorpsi-Xhaferrllari

Tags: demokraciaGjykata Kushtetueseluan ramaopozita

TË LIDHURA

Babai akuzohet se abuzoi me të bijën 12-vjeçare, komshinjtë sulmojnë gruan dhe 6 fëmijët e tjerë: Dilni nga shtëpia!
Aktualitet

Babai akuzohet se abuzoi me të bijën 12-vjeçare, komshinjtë sulmojnë gruan dhe 6 fëmijët e tjerë: Dilni nga shtëpia!

21:32 | 15/07/2025
Dhunoi bashkëshorten, policia arreston 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit
Aktualitet

Dhunoi bashkëshorten, policia arreston 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

21:28 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme
Aktualitet

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Next Post
Daja njohu mbesën në kampin Al Hawl: Shteti t’u blejë pafajësinë

Daja njohu mbesën në kampin Al Hawl: Shteti t’u blejë pafajësinë

Zbutja e kryeneçit (dhe mërzia e Bashës) 

Për ata që përflasin “moralin” e Arta Vorpsit

Cilët janë skenarët e protestës së 8 korrikut? Ish-deputeti zbulon detajet

“Edhe ne mund të çmendemi”, Salianji ironizon betimin e Arta Vorpsit

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Babai akuzohet se abuzoi me të bijën 12-vjeçare, komshinjtë sulmojnë gruan dhe 6 fëmijët e tjerë: Dilni nga shtëpia!
Aktualitet

Babai akuzohet se abuzoi me të bijën 12-vjeçare, komshinjtë sulmojnë gruan dhe 6 fëmijët e tjerë: Dilni nga shtëpia!

by mirseda
21:32 | 15/07/2025
0

Një ngjarje e rëndë u raportua disa ditë më parë në Sheqishtë të Fierit ku Zamir Meta...

Dhunoi bashkëshorten, policia arreston 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Dhunoi bashkëshorten, policia arreston 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

21:28 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel

Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel

15:58 | 15/07/2025
Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir

Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir

15:27 | 15/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com