E mërkurë, 15 Korrik, 2020
16 C
Tirana

Për ata që përflasin “moralin” e Arta Vorpsit

Më të lexuarat

“Mund të kemi 600 raste në ditë”, Brataj i përgjigjet Dashos

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i ka kthyer përgjigje ekspertit të Shëndetit Publik, Erion Dasho, pas deklaratës së bërë nga ky i fundit...

I riu rrezikon burgun për një bombol, prokurori ‘kyç’ gojën (VIDEO)

Emisioni “Stop” ka trajtuar këtë të martë një histori të çuditshme nga Korça. Kostandin Beqirllari ka një biznes familjar që ka të bëjë me...

VIDEO/ Shkupi “pushtohet” nga flamujt shqiptarë një ditë para nisjes së votimeve

Maqedonia e Veriut po mban sot fazën e dytë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ditën e sotme do të lejohen të votojnë vetëm të...

Ndyshimet kushtetuese/ Rama mesazh të fortë Metës dhe Bashës

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka komentuar me anë të disa postimeve në Twitter, ndryshimet e miratuara sot në Komisionin e Ligjeve. Po kështu...

Zbulohet çfarë pritet të ndodhë nesër me Hashim Thaçin

Siç duket, Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë nuk i kanë mjaftuar dy ditë për të përfunduar intervistën me Presidentin e Kosovës, Hashim...

“Nuk ka qenë e thjeshtë ta bindja”, Pëllumb Pipero zbulon si është njohur me bashkëshorten

Ndryshe nga sa e kemi parë këto muaj, në krye të detyrës për të qënë pranë qytetarëve të infektuar me COVID-19, mjeku Pëllumb Pipero...

“Mendoni për të nesërmen”, Manastirliu poston foton e pacientit në terapi intensive

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, i bën thirrje të rinjve që të tregojnë më tepër përgjegjshmëri, duke respektuar masat ndaj pandemisë. Ajo ka ndarë me...

“Do paguajmë të gjithë banorët”/ Rama: Nis dhënia e granteve në Tiranë

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se ka nisur shpërndarja e granteve për banesat e dëmtuara në Tiranë, nga tërmeti i 26 nëntorit. Ai theksoi se...

Italia e mbyllur për shqiptarët deri në fund të korrikut

Çdo shtet ka marrë masat drastike, në lidhje me izolimin e rasteve të infektuar, e po kështu bllokimin e kufijve që situata të mos...

Bum rastesh të reja me virus, Serbia thyen rekordin ditor me viktimat

Jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, por shifra të frikshme raportohen edhe nga Serbia, sa i takon pacientëve të infektuar dhe atyre që kanë...

Nga: Sokol Balla

Ndryshe nga sa shpeshherë mundohemi të perceptojmë shoqërinë si të ndarë nga politika, dhe të etiketojmë politikanët si delja e zezë dhe shoqërinë si “të papërfaqësuar” prej tyre, ka shpesh shembuj konkretë që tregojnë në fakt të kundërtën: se politikanët që zgjedhim, na përfaqësojnë. Në mos denjësisht, së paku totalisht. Një prej këtyre rasteve, është reagimi shoqëror ndaj mënyrës që gjeti Arta Vorpsi, për t’i mbijetuar ekzekutimit institucional që i bënë asaj, në rrugëtimin e saj për të qenë anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Me mijëra meme, gallatë, humor i zi dhe i bardhë ndaj një fakti të thjeshtë, të parrezikshëm, naiv që ajo bëri: shkoi në një notere të zakonshme, dhe noterizoi, atë që në fakt e kishte bërë shteti, duke i nxjerrë emrin në Fletoren Zyrtare, si anëtare e zgjedhur e Gjykatës Kushtetuese. Dhe ndërsa zgërdhihemi online dhe kafeneve, ndërsa bëjmë montazhe të ndyra dhe i nxjerrim me krenari ne Facebook, në pritje të korrjeve për like dhe comments, pakkush bën pyetjen e thjeshtë: çfarë e detyroi një zonjë të nderuar, të heshtur, me gjasë një “geek” të librave dhe bibliotekave, të bënte një veprim të tillë, që e bëri atë gazin e botës sonë shakaxheshë virtuale?

Ka vetëm një shpjegim: dëshpërimi dhe mbijetesa. Mbijetesa si e mijëra të rinjve dhe të rejave, që ikin sepse e dinë që të ecin para, ose duhet të ngrenë këmbët, ose duhet të ngrenë duart e të dorëzohen në zyra partie sepse nuk kanë rrugë tjetër të ecin para në këtë vend, ku meritokracia është zëvendësuar nga shkërdhatokracia dhe ligjshmëria ka mbetur në dorën e Dvoranit dhe të Ilir Metës. Akti i Arta Vorpsit ndryshe nga sa e përqeshim të gjithë ne, është anti-monumenti sesi banaliteti fiton mbi seriozitetin, sesi leximi i librave zëvendësohet nga leximi i memeve dhe sesi karriera jote mund të asgjësohet brenda natës, vetëm sepse llogaritë politike të udhëheqësve tanë, në fakt, përputhen totalisht me shijet e mijërave prej nesh, që u zgërdhimë të nesërmen e ekzekutimit shtetëror të saj.

Mendoni dot vetëm për pak çaste, sesi është ndjerë ajo, gruaja që kishte dalë e para në një vlerësim profesional të atyre që aplikuan për atë vend pune, kur e sheh veten të pambrojtur, të vetmuar, të pashpresë në një sistem ku ajo mendoi se kishte dhënë kontributin e saj, nga Gjykata Kushtetuese, ajo e Lartë e deri tek Reforma në Drejtësi?

Mendoni sa e përdorur është ndjerë ajo, kur ka parë veten të kryqëzohet që t’i hapë rrugë, jo aftësive të Xhaferllarit (që thonë se është po ashtu një zonjë me profil të lartë profesional), por lidhjeve të saja private politike? Si mendoni që është ndjerë ajo, kur ka parë, jo vetëm sesa serioz ishte shoku Muçi në betimin para Presidentit, por edhe sesi diplomatët më të lartë në vend duartrokisnin betimin e një personi, që pas pak ditësh mund të ikë me njollë nga Vettingu? Si mendoni që është ndjerë ajo, që duhet të jetë gjykatëse supreme, kur ka parë Ilir Metën, që sapo zbriti nga avioni, i ra vizë karrierës së saj me cinizëm dhe paranojë, jo sepse vlerëson profesionalisht Xhaferllarin, por garancitë që ai mendon ajo do t’i japë, nëse vjen puna te shkarkimi i tij? Si mendoni është ndjerë ajo, kur dy anëtaret e tjera të Kushtetueses të votuar nga “armiqtë” e Ilir Metës, u bekuan nga “armiku” i tyre President, bile duke u hedhur edhe dorën në qafë?

Dhe këtu, ashtu si një studente e shkëlqyer palestineze disa vite më parë, e cila shkonte çdo ditë nga Rripi i Gazës në Universitet në Jerusalem dhe pa që shpresë më nuk kishte dhe shpërtheu bombën dhe veten në një stacion kontrolli, edhe Arta Vorpsi, shkoi te një notere dhe noterizoi banalitetin tonë. Ndryshe nga palestinezja që vrau veten dhe ca ushtarë, Arta jonë bëri një akt të padëmshëm. Askush nuk do vdesë se ajo u vetënoterizua. Ajrin do e thithim të gjithë njëlloj, nga Dvorani e Meta, e deri tek ata që zgërdhihen online. Edhe Gjykata Kushtetuese mund të ngrihet sërish. Nën duartrokitjen e ndërkombëtarëve sigurisht, që do kthehen në zyra dhe do raportojnë suksesin.

Por në fund askush nuk do kuptonte sesi kjo shoqëri shkatërron një jetë njeriu, nëse Arta Vorpsi, nuk do kishte shkuar te noteri, por te farmacia për të blerë ilaçe e vetëhelmuar. Ajo do ishte thjesht një viktimë me germat A.V. në kronikën e policisë. Sot ajo është një mbijetuese e një sistemi, më të ndyrë politik sesa diktatura komuniste, e cila të vriste me ligje. Kurse ky i joni të vret me zgërdhirje. Sistemi Komunist merrte përsipër barrën e fajit. Ky aktuali, lan duart me Fletoren Zyrtare, si Pons Pilati me njerëzit naivë, që i bëjnë “Hosanna Barabba” hajdutit, vetëm për pak gallatë më shumë.

Unë sot jam me Arta Vorpsin, siç jam me të gjithë ata që duan të jetojnë e mbijetojnë, jo duke u dorëzuar apo ngritur këmbët, por duke lexuar, duke mësuar, duke punuar e pse jo, duke luftuar, për të merituar fatin e tyre në jetë. Unë jam kundër dorëzimit. Unë jam për luftë me të keqen. Le të qeshin, le të tallin. Le të mbajnë Kushtetutën dhe nenin 129. Sa kohë ajo Kushtetutë është prekur nga muti dhe “mbrohet” prej tij, unë zgjedh të mbrohem më mirë nga një notere e thjeshtë sesa nga profesorët e Erës së Keqe. Vetëm kështu tallja meriton talljen dhe zgërdhirësit Ilir Metën (Shumë prej tyre nuk e dinë këtë, por mirë është ta dinë, para se të zgërdhihen prapë).

Vetëm kështu mund t’i mbijetosh të keqes. Duke luftuar.

Pavarësisht kush fiton në fund!

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Qeveria ka gati skenarin e dytë/Manastirliu: Pritet rritje e të infektuarve

Qeveria po bëhet gati për skenarin e dytë të COVID-19. Këtë e bëri me dije Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në “Real Story”. Ajo...

Fshehja pas betejës proceduriale, dhe jo cilësisë së ndryshimeve kushtetuese

Nga: Mero Baze Presidenti Ilir Meta ju shmang përsëri komenteve për cilësinë e ndryshimeve kushtetuese, lidhur me reformën zgjedhore. Në një deklaratë të tij, përmes...

Aplikacioni më i shkarkuar bie në të gjithë botën, miliona përdorues nuk dërgojnë dot mesazhe

Një prej aplikacioneve më të përdorura në mbarë botën, WhatsApp, ka shfaqur probleme mbrëmjen e sotme. Lajmërimi është përcjellë në Twitter, ku përdoruesit kanë treguar...

“Ceremoni falas nëse e regjistronte si të vdekur nga pandemia”, Sazan Guri plas skandalin

Në kohën kur Ministrja e Shëndetësisë apelon që të gjithë të ndërgjegjësohen, pasi Infektivi po përballet me një fluks edhe të moshave të reja,...

Ngjarje e rëndë në Tiranë, 36-vjeçari bie aksidentalisht nga kati i katërt

Një 36-vjeçar me inicialet E.L., ka rënë aksidentalisht sot nga ballkoni i katit të katërt. Policia e Tiranës njofton se ngjarja ka ndodhur në...