Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Një njollë e madhe turpi”, Kryemadhi flet publikisht për detyrat e opozitës

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Shok i mirë për të bërë muhabet tavoline”, Kryemadhi flet për Ramën

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka përshkruar ngjarjet përmes së cilave ka kaluar Shqipëria, që nga rënia e murit të Berlinit deri më sot. Kryemadhi, rendit të gjithë faktorët, të cilat sipas saj, përligjin mendimin se Shqipëria nuk ka ecur aq sa duhet.

Përkundrazi, ajo ka mbetur larg nga kushtet dhe rregullat që dikton demokracia. Ajo shkruan në Facebook se zgjedhjet e përgjithshme të qershorit të vitit 2017, ishin një rrënim për demokracinë. Për të, ato u kthyen në shfaqjen më të turpshme të pushtetit.

E ndërsa zgjedhjet lokale të vitit 2019, për Kryemadhin, patën një “hop” cilësor. Ato u zhvilluan pa opozitën. Në vijim të analizës, kryetarja e LSI-së nënvizon ndër të tjera se sot zgjedhjet në Shqipëri janë në kushte edhe më të vështira për opozitën, se në 1991.

STATUSI

SHQIPËRIA 30 VITE PAS RËNIES SË MURIT TË BERLINIT

Tridhjetë vite më parë ra Muri i Berlinit. Flladi i lirisë dhe drita e shpresës filluan të përshkonin të gjithë ata vende, ku mbi dyzet vite mbizotëronin diktaturat komuniste. Ishte koha ku rinia po ngrihej kundër diktaturave, në protesta madhështore, duke kërkuar ndryshimin e sistemit diktatorial dhe vendosjen e demokracisë.

Ata kërkonin të zëvendësonin votimet pa kandidatë të komunizmit, me zgjedhjet e lira, ku gara elektorale të garantohej nga ligji dhe vullneti i qytetarëve dhe jo nga pushteti dhe dhuna, apo nga intimidimi i zgjedhësve nëpërmjet levave të pushtetit. Ku fati i qeverisjes të ishte pronë e qytetarëve dhe jo qytetarët dhe fati i tyre të ishin pronë e autokratëve.

Ata donin një drejtësi të barabartë për të gjithë, jo një sistem drejtësie që godiste kundërshtarët politikë nëpërmjet makinacionesh dhe falsifikimesh, ndërsa autokratët dhe shërbëtorët e tyre ishin të garantuar, që nuk do të gjykoheshin për krimet e tyre.

Ishte një kohë, kur rinia kërkonte një treg të lirë, mundësi të barabarta për të gjithë në arsim, punësim dhe kujdes shëndetësor.
Ata kërkonin që komunizmi dhe praktikat e tij të luftës së klasave të merrnin fund njëherë e përgjithmonë.

Ata donin që mediat të ishin të pavarura dhe jo nën kontrollin e plotë të pushtetit dhe të përdoreshin si “top” për kundërshtarët politikë.
Ata kërkonin të garantohej fjala e lirë dhe jo të dënoheshin dhe burgoseshin për të.

Ishin vetë të rinjtë, qytetarët, intelektualët, disidentët e kombeve, që sollën ndryshimin. Ashtu siç deklaroi ish presidenti amerikan, George H. Ë. Bush, në Berlin me rastin e 20 vjetorit të përkujtimit të kësaj ngjarjeje historike: “Ngjarjet historike, për të cilat jemi mbledhur t’i shënojmë këtu, nuk u vunë në veprim në Bon, Moskë apo në Uashington, por ato ishin mbi të gjitha në zemrat dhe mendjet e njerëzve, të atyre që për një kohë të gjatë iu ishin mohuar të drejtat e dhëna nga Zoti”.

Sot tridhjetë vite pas rënies së Murit të Berlinit, Shqipëria fatkeqësisht gjendet thuajse në të njëjtin stad.
Zgjedhjet e përgjithshme të qershorit të vitit 2017, ishin një rrënim për demokracinë. Ato u kthyen në shfaqjen më të turpshme të pushtetit. Dhuna shetërore, policia e angazhuar krah pushtetit, kërcënimet, frikësimet dhe intimidimet e zgjedhësve, iu shtua edhe bashkëpunimi i grupeve të krimit të organizuar dhe angazhimi total i oligarkëve në deformimin e vullnetit të qytetarëve. Ndërsa zgjedhjet lokale të vitit 2019 patën një “hop” cilësor. Ato u zhvilluan pa opozitën. Të tilla zgjedhje me opozitë të emëruar, as Ramiz Alia nuk i zhvilloi, në shkurt të 1991. Përkundrazi i shtyu, me gati dy muaj, për të mundësuar pjesmarrjen e opozitës reale.

Sot zgjedhjet në Shqipëri janë në kushte edhe më të vështira për opozitën, se në 1991!
Drejtësi të barabartë për të gjithë?!
Ne kemi nevojë për një sistem drejtësie të pakapur. Anëtarët e saj duhet të jenë kredibël. Dy standardet e përdorura nga organet e vetingut janë të dukshme. Ne kemi nevojë për besim te sistemi, i cili duhet të ngrihet mbi barazinë dhe jo mbi pabarazinë e gjykimit.
Prokuroria nuk duhet të jetë një lodër në duart e pushtetit dhe të politikës. Që arreston dhe hap çështje penale për qytetarët, që protestojnë për të drejtat e tyre, si në rastin e Unazës së Re, ndërsa qeveritarët e korruptuar, shijojnë purot dhe verat e shtrenjta nën shoqërinë e oligarkëve.

Tregu i lirë dhe gara e barabartë e biznesve është kthyer në një përrallë, këto vitet e “shkëlqimit” të PPP-ve pa garë dhe super korruptive, të rrugëve, të shëndetësisë apo të incineratorëve. Mbi 1 miliard euro nga taksapaguesit shqiptarë shkojnë në një dorë oligarkësh të lidhur ngushtë me pushtetin.Mbi 60% e tenderave zhvillohet pa garues, pa konkurrencë. Ato i rrëmbejnë firmat e oborrit kryeministror apo të kryetarit të bashkisë së Tiranës. Si në rastin skandaloz të firmës Fusha me ligjin antikushtetues të “Teatrit”. Një njollë e madhe turpi, mbi fytyrën e Ramës dhe Veliajt.

Fjala e lirë dhe media e pavarur janë më të rrezikuara se asnjëherë më pare, në këto tridhjetë vite tranzicion. Televizionet kombëtare janë kthyer në shërbëtorë të paturpë të pushtetit. Mediat e tjera vizive janë nën kërcënimin e vazhdueshëm si “miqësor” të anturazhit të Ramës, ashtu dhe tatimeve apo inspektoriateve të tjera të qeverisë. Lufta më e egër, që sot zhvillojnë rilindasit është ajo ndaj mediave të pakapura dhe të pavaruara.

Demokracia false është më e rrezikshme se diktatura. Sot Shqipëria i “përmbush” të gjitha kriteret për të qenë e tillë.
Ndaj si opozitë e bashkuar, por edhe si qytetarë të këtij vendi, na lind si detyrë parësore garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Vetëm përmes tyre, ne do të garantojmë ndryshimin e këtij sistemi të demokracisë false.
Vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme do të garantojmë një shtet ku qytetari është i pari.
Vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme do garantohet liria ekonomike dhe barazia e tregut.
Vetëm përmes fuqisë së votës së lirë do të garantojmë edhe lirinë e mediave dhe garantimin e fjalës së lirë.
Vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të barabarta do i bëjmë të gjithë qytetarët shqiptarë, ta ndjejnë veten në Zot në shtëpinë e tyre, në Shqipëri.

Tags: Monika KryemadhiopozitaramaZgjedhjet

TË LIDHURA

Rasti i parë me linë e majmunit; ISHP: Vaksina të gatshme
Aktualitet

Rasti i parë me linë e majmunit; ISHP: Vaksina të gatshme

19:42 | 12/06/2025
Zjarri në Qeparo rrezikon banorët dhe banesat.
Aktualitet

Zjarri në Qeparo rrezikon banorët dhe banesat.

19:18 | 12/06/2025
Policia në gatishmëri për klubet e natës, plan masash kundër ndotjes akustike
Aktualitet

Policia në gatishmëri për klubet e natës, plan masash kundër ndotjes akustike

18:47 | 12/06/2025
Next Post
“Krimi në vendin tonë është prezent”, Sollaku komenton ngjarjen ndaj prokurorit

"Krimi në vendin tonë është prezent", Sollaku komenton ngjarjen ndaj prokurorit

Rama në Ohër, publikon fotot krah Vuçiç dhe Zaev

Rama në Ohër, publikon fotot krah Vuçiç dhe Zaev

Fituesi i lotarisë mashtroi me diplomën, arrestohet sa doli nga ambasada e SHBA-së

Ambasada Amerikane shpreh mbështetjen për një tjetër projekt

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Selfie e familjes pak para tragjedisë me 300 viktima kujton aksidentin fatal
Bota

Selfie e familjes pak para tragjedisë me 300 viktima kujton aksidentin fatal

by mirseda
20:33 | 12/06/2025
0

Avioni i rrëzuar sot në Indi dhe ku humbën jetën mbi 300 persona, u nis nga Aeroporti...

Ceremonia e “Topit të Artë” caktohet, këtë vit me garë të fortë dhe përfshirje të Kosovës

Ceremonia e “Topit të Artë” caktohet, këtë vit me garë të fortë dhe përfshirje të Kosovës

19:53 | 12/06/2025
Rasti i parë me linë e majmunit; ISHP: Vaksina të gatshme

Rasti i parë me linë e majmunit; ISHP: Vaksina të gatshme

19:42 | 12/06/2025
Përfshihet nga flakët një qendër tregtare, digjet tarraca e objektit

Përfshihet nga flakët një qendër tregtare, digjet tarraca e objektit

19:35 | 12/06/2025
Zjarri në Qeparo rrezikon banorët dhe banesat.

Zjarri në Qeparo rrezikon banorët dhe banesat.

19:18 | 12/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com