Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Tabaku: 36,1% e bizneseve ankohen se korrupsioni është kthyer në oksigjenin

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Tabaku: Rama të vazhdojë i qetë, me vëzhgues nga Koreja e Veriut

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me sondazhin e fundit të Bankës Botërore lidhur me korrupsionin në vend.

Përmes një deklarate për mediat, ish-deputetja Jorida Tabaku, tha se ky sondazh tregon qeveria në pushtet ka prodhuar korrupsionin më të pamenduar ndonjëherë. Sipas saj, kur PD të vijë në pushtet do t’u ofrojë njerëzve taksa më të ulëta dhe treg të lirë e të konkurueshëm.

Deklarata e plotë: 

Sondazhi i fundit i Bankës Botërore është një tjetër këmbanë që i kujton qeverisë shqiptare se si koha e saj në pushtet ka prodhuar korrupsionin më të pamenduar ndër shqiptarë. Janë 36,1% e bizneseve shqiptare që ankohen se korrupsioni është kthyer në oksigjenin e jetës së administratës publike tatimore dhe qeverisëse. Qeveria Rama që erdhi në pushtet me parrullën e luftës kundër korrupsionit sot gjendet në bankën e të akuzuarve të biznesit si qeveria edhe më e korruptuar.

Sipas Bankës Botërore janë 44% e bizneseve shqiptare që ankohen se korrupsioni është kthyer në një pengesë kryesore për punën e tyre ndërkohë që 34.6% e tyre u duhet të përgatisin zarfin sa herë që takojnë një ofiqar të shtetit.

Në të njëjtin raport tregohet se 92,3% e bizneseve ankohen se vizitohen pambarimisht nga tatimet apo thërriten në zyrat e shtetit.

Sondazhi në fjalë i paraqitur më pas si një raport krahasues është një tjetër provë që i shtohet dosjes së madhe të korrupsionit që PD ka nisur të denoncojë që në ditët e para të kryeministrit Rama.

Këto shifra janë tregues kokëfortë që Rama dhe klika e tij në pushtet kanë krijuar një rrjetë merimange të korrupsionit ku çdo biznes i duhet të paguajë për të mbijetuar.

Ndërkohë që kompanitë që ankohen se taksat janë pengesë serioze për zhvillimin e biznesit për vitin 2019 janë 48.8%, kjo vlerë është 3 herë më e lartë se sa viti 2013.

Bizneset që identifikojnë administratën tatimore si pengesë serioze në biznesin e tyre janë 29% një vlerë 2 fish më e lartë se sa në vitin 2013.

Sipas bizneseve shqiptare taksat e larta, informaliteti dhe krahu i pakualifikuar i punës, janë barrierat reale për të përmirësuar ekonominë dhe jetën e tyre.

Qartësisht dhe lehtësisht e kuptueshme për të gjithë; Shqipëria e Ramës është ajo e shtetit kartel që bashkëpunon me oligarkët përmes korrupsionit dhe taksave të larta.

Këto shifra dhe të dhëna në fakt vijnë mbas atyre të Departamentit të Shtetit ku Shqipëria cilësohet si vendi më i korruptuar në Ballkan.
DASH theksoi se sot duhet o të jesh i lidhur me qeverinë dhe me lidhje politike ose të paguash taksën e korrupsionit.

Kjo situatë po bëhet e papërballueshme për bizneset.

Kjo qeverisje ku duhet patjetër o të paguash o mbyllesh, o të paguash ose nuk ekziston duhet të marrë fund.

Partia Demokratike do t’u ofrojë bizneseve jo vetëm taksa më të ulëta, por treg të lirë e të konkurueshëm, duke u dhënë mundësinë që kohën e shenjtë të punës dhe biznesit mos ta kalojnë duke llogaritur gjobat për ofiqarët e tatimeve dhe as duke paguar kafet e qeveritarëve për tendera.

Nuk do të ketë më asnjë zyrtar a taksidar në zyrat e biznesit, ku pulla fiskale do të bëjë të mundur që askush të mos i bjerë dyerve të biznesit!

Ne besojmë tek konkurenca e lirë dhe tek tregu i lirë.

Ne besojmë tek puna dhe ka ardhur koha t’i japim frymë biznesit, të heqim çdo barrë e barrierë që kjo qeveri ka vendosur, dhe ta kthejmë Shqipërinë në qendrën e biznesit dhe investimeve.

Tags: Banka BotëroreJorida TabakukorrupsionPDQeveriasondazh

TË LIDHURA

Pritet dekretimi i ndryshimeve në qeveri, Rama takon sot Presidentin Begaj
Aktualitet

Pritet dekretimi i ndryshimeve në qeveri, Rama takon sot Presidentin Begaj

10:30 | 02/03/2026
Ndahet nga jeta aktori Mane Lumani, një nga 4 parodistët e Vlorës
Aktualitet

Ndahet nga jeta aktori Mane Lumani, një nga 4 parodistët e Vlorës

10:21 | 02/03/2026
“Të pastë lënë baba uratën!”- Plas gallata te burgu i Durrësit! Rinia durrsake i shpreh ngushëllimet
Aktualitet

“Të pastë lënë baba uratën!”- Plas gallata te burgu i Durrësit! Rinia durrsake i shpreh ngushëllimet

09:34 | 02/03/2026
Next Post
“Alvini po kthehet në shtëpi”, Rama zbulon përpjekjen e radhës

"Alvini po kthehet në shtëpi", Rama zbulon përpjekjen e radhës

Lajmi i fundit/ Protestuesit e Astirit plagosin punonjësin e IKMT-së

Lajmi i fundit/ Protestuesit e Astirit plagosin punonjësin e IKMT-së

“Duam rimbursime”, fermerët me pankarta në duar para Ministrisë së Bujqësisë

“Duam rimbursime”, fermerët me pankarta në duar para Ministrisë së Bujqësisë







JU REKOMANDOJMË

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026
Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

22:28 | 28/02/2026




TË FUNDIT

Pritet dekretimi i ndryshimeve në qeveri, Rama takon sot Presidentin Begaj
Aktualitet

Pritet dekretimi i ndryshimeve në qeveri, Rama takon sot Presidentin Begaj

by mirseda
10:30 | 02/03/2026
0

Kryeministri Edi Rama pritet të takojë sot në Pallatin e Brigadave në orën 11:00 Presidentin Bajram Begaj....

Ndahet nga jeta aktori Mane Lumani, një nga 4 parodistët e Vlorës

Ndahet nga jeta aktori Mane Lumani, një nga 4 parodistët e Vlorës

10:21 | 02/03/2026
Kaos me udhëtimet ajrore në Iran/ Ndërprerja më e madhe e fluturimeve që nga pandemia

Kaos me udhëtimet ajrore në Iran/ Ndërprerja më e madhe e fluturimeve që nga pandemia

09:57 | 02/03/2026
“Të pastë lënë baba uratën!”- Plas gallata te burgu i Durrësit! Rinia durrsake i shpreh ngushëllimet

“Të pastë lënë baba uratën!”- Plas gallata te burgu i Durrësit! Rinia durrsake i shpreh ngushëllimet

09:34 | 02/03/2026
Irani nuk pranon bisedimet me SHBA-të

Irani nuk pranon bisedimet me SHBA-të

09:28 | 02/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com