Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Konferenca/ Serbi-Shqipëri, lëvizje vetëm me karta identiteti

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Konferenca/ Serbi-Shqipëri, lëvizje vetëm me karta identiteti

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit në Novi Sad me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, tha se është nënshkruar deklarata e përbashkët, e cila bazohet në zbatimin e lëvizjes së lirë të mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve.

Në konferencën e përbashkët për media, Vuçiç tha se synim i kësaj nisme është që deri në fund të vitit 2021 të krijohen kushtet që qytetarët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë të kalojnë kufijtë e tri vendeve me letër-njoftime.

Ai tha se me masa “më konkrete” të zbatimit të kësaj nisme, përfaqësuesit e tri vendeve do të dalin në takimin e ardhshëm, që do të mbahet në Ohër, më 10 nëntor, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Rama, në anën tjetër, tha se çështjet e hapura midis vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk duhet t’i pengojnë marrëveshjet për mirëqenien e të gjithë qytetarëve.

“Synimi që na ka bashkuar në këtë format ka rëndësi të madhe”, tha Rama, duke iu bërë thirrje të gjitha vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor që të bashkohen në këtë nismë.

Zaev tha se Maqedonia e Veriut e mbështet nismën, sepse “duhet të bëhet shumë më tepër për përafrimin ekonomik”.

Vuçiç qysh më herët ka dalë me idenë e një qasjeje të përbashkët të këtyre vendeve, ngjashëm sikurse Grupi i Vishegradit, i cili përbëhet nga Hungaria, Polonia, Çekia dhe Sllovakia.

Sipas Vuçiç, të vepruarit si bllok do t’iu jepte vendeve të Ballkanit reputacion më të mirë në Evropë.

Presidenti i serbisë theksoi se synimi është që qytetarët e Serbisë dhe Shqipërisë të kalojnë kufirin vetëm me kartë identiteti dhe kjo pritet të arrihet deri në vitin karta identiteti2021.

“Dokumenti që do të shihni bazohet në lëvizjen e lirë të njerëzve dhe shërbimeve, pasi qytetarët tanë meritojnë një jetë më të mirë dhe më pak papunësi. Qëllimi ynë është që të krijojmë mundësinë që deri në fund të 2021 të kalohet kufiri vetëm me kartë identiteti. Kamionët në Ballkanin Perëndimor humbasin 26 milionë orë pritje”, tha Vuçiç.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama deklaroi se në takimin e radhës mes tyre, i cili do të mbahet në Ohër më datë 10 nëntor, do të nënshkruhet një marrëveshje midis ministrave të Arsimit të Shqipërisë dhe Serbisë, që sipas Ramës ka vite që rri në pritje.

Takimi i Ramës, Vuçiç dhe Zaev në Shqipëri, do të zhvillohet një muaj pas atij në Ohër.

Tags: edi ramakarta identitetiserbishengeni ballkanikshqiperitakimiVucic

TË LIDHURA

Ankimoi kundër lënies në arrest me burg, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e ish-ministrit Ilir Beqaj
Aktualitet

Ankimoi kundër lënies në arrest me burg, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e ish-ministrit Ilir Beqaj

17:50 | 13/03/2026
Dyshime për shpërdorim detyre, masa sigurie për një polic
Aktualitet

Dyshime për shpërdorim detyre, masa sigurie për një polic

17:48 | 13/03/2026
GJKKO pushon akuzat për 6 zyrtarë të ARRSH, u akuzuan për shkelje të barazisë në tendera
Aktualitet

GJKKO pushon akuzat për 6 zyrtarë të ARRSH, u akuzuan për shkelje të barazisë në tendera

17:41 | 13/03/2026
Next Post
Olga Tokarczuk dhe Peter Handke fitojnë Nobelin për Letërsi

Olga Tokarczuk dhe Peter Handke fitojnë Nobelin për Letërsi

Procedohen pesë të mitur në Cërrik, filmuan shokun e klasës duke e rrahur

Procedohen pesë të mitur në Cërrik, filmuan shokun e klasës duke e rrahur

“Kapitull i përgjakshëm”/ Turqia sulmon rebelët kurdë në Siri, 8 të vrarë

"Kapitull i përgjakshëm"/ Turqia sulmon rebelët kurdë në Siri, 8 të vrarë







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026




TË FUNDIT

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës
Bota

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

by mirseda
17:56 | 13/03/2026
0

Çmontimi i bunkerit më të thellë bërthamor të Iranit mund të jetë çelësi për t’i dhënë fund...

Ankimoi kundër lënies në arrest me burg, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e ish-ministrit Ilir Beqaj

Ankimoi kundër lënies në arrest me burg, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e ish-ministrit Ilir Beqaj

17:50 | 13/03/2026
Dyshime për shpërdorim detyre, masa sigurie për një polic

Dyshime për shpërdorim detyre, masa sigurie për një polic

17:48 | 13/03/2026
GJKKO pushon akuzat për 6 zyrtarë të ARRSH, u akuzuan për shkelje të barazisë në tendera

GJKKO pushon akuzat për 6 zyrtarë të ARRSH, u akuzuan për shkelje të barazisë në tendera

17:41 | 13/03/2026
Irak, 6 anëtarët e ekuipazhit humbin jetën gjatë rrëzimit të avionit amerikan

Irak, 6 anëtarët e ekuipazhit humbin jetën gjatë rrëzimit të avionit amerikan

17:39 | 13/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com