Shqipëria

Procedohen pesë të mitur në Cërrik, filmuan shokun e klasës duke e rrahur


               Publikuar në : 13:43 - 10/10/19 Enno

Ka ardhur edhe reagimi i policisë, pas publikimit të videos ku shfaqeshin disa nxënës  të një shkolle në Cërrik, duke ushtruar dhunë ndaj bashkëmoshatarit të tyre.

Policia tha se specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik u vunë në lëvizje dhe nisën hetimet, ku në përfundim të tyre janë proceduar penalisht 5 shtetas.

Për veprën “Plagosje e lehtë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, janë proceduar në gjendje të lirë: M.P., N. M., A. Ç., M. SH., A. A., të moshës 15 vjeç, banues në fshatin Shalës, Cërrik.

Nxënësit akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konfliktit për motive të dobëta kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëmoshatarit të tyre, në ambientet e një shkolle, jashtë orarit të mësimit.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT