Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Qëndrimi i Holandës, Rama: Ja pse trajtohemi ndryshe nga Maqedonia

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Qëndrimi i Holandës, Rama: Ja pse trajtohemi ndryshe nga Maqedonia

Albanian Prime Minister Edi Rama speaks during an interview in Tirana on June 28, 2016. When Albanian Prime Minister Edi Rama wrote to the London Times about the risk of Brexit, his message was clear -- and echoed other Balkan nations desperate to join the European Union. / AFP / DIMITAR DILKOFF (Photo credit should read DIMITAR DILKOFF/AFP/Getty Images)

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas debateve të zhvilluara ditën e djeshme në Parlamentin holandez për integrimin e Shqipërisë.

Në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, Rama tha se procesi i integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është trajtuar si një çështje e politikës së brendshme të atij vendi. Rama shtoi se që të gjitha fjalimet e bëra dje në Parlamentin e Holandës i janë drejtuar elektoratit të atij vendi.

Ndërkohë, kreu i qeverisë fajëson opozitën se arsyeja pse Shqipëria po trajtohet ndryshe nga Maqedonia e Veriut vjen për shkak të djegies së votave dhe bojkotimit të zgjedhjeve nga pala e tyre.

“Ka një ndryshim të madh, që ka përcaktuar edhe në një pjesë të mirë dallimin në qëndrime dhe ky ndryshim është qasja e opozitës në vendin fqinj dhe qasja e opozitës këtu, flas për opozitën që nuk është në Parlament dhe që e braktisi, dogji mandatet, bojkotoi zgjedhjet me qëllimin për të minuar çeljen e negociatave”, deklaroi Rama.

Pjesë nga fjala e Ramës në Kuvend

Në debatin e djeshëm në Parlamentin Holandez dikush që ka qenë i vëmendshëm që ka dëshirën të kuptojë e ka parë se si e gjithë çështja e ecurisë së mëtejshme të Shqipërisë apo Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit është trajtuar si një çështje e politikës së brendshme të atij vendi. Besoj se duke ndjekur debatin në Parlamentin holandez kushdo që dëshiron të kuptojë ka mundur të kuptojë që të gjitha fjalimet e bëra në Parlament janë drejtuar elektoratit të atij vendi.

Ata që mendojnë se po kërkohet një ndarje e Shqipërisë nga Maqedonia, jo vetëm kanë gabuar, por kanë dështuar. Ka një ndryshim të madh, që ka përcaktuar edhe në një pjesë të mirë dallimin në qëndrime dhe ky ndryshim është qasja e opozitës në vendin fqinj dhe qasja e opozitës këtu, flas për opozitën që nuk është në Parlament dhe që e braktisi, dogji mandatet, bojkotoi zgjedhjet me qëllimin për të minuar çeljen e negociatave. Maqedonia e Veriut nuk është pa konflikte, por ka konflikte krejt të ndryshme nga këto në Shqipëri. Opozita në Maqedoninë e Veriut, as dje dhe as sot, nuk merr rrugët e Evropës për të bërë të pabërën për vendin e vet.

Nga ana tjetër, është shumë e qartë dhe do jetë gjithmonë e më e qartë deri në momentin e marrjes së dënimit se vendimi i KE nuk ka lidhje fare, po fare, me çfarë kemi bërë apo çfarë nuk kemi bërë ne, sepse unë nuk mendoj që Finlanda qenka më pak ekzigjente dhe më tolerante ndaj krimit e korrupsionit, sesa Holanda. Nuk mendoj që Austria qenka më pak e interesuar për të pasur zgjedhje më të mira në Shqipëri, sesa Gjermania. Nuk mendoj që Suedia paska sytë e mbyllur përballë procesit të Reformës në Drejtësi dhe nuk i bën përshtypje që Gjykata Kushtetuese nuk është akoma funksionale dhe i bën Gjermanisë. Nuk funksionon kështu. Ajo që po ndodh sot me zgjerimin, është një debat brenda BE.

Të gjitha këto duhet të na japin të kuptojmë se kemi hyrë në një lojë shumë më të komplikuar. Kemi arritur në fazën ku po kërkojmë të ngjitemi në një tjetër nivel të marrëdhënieve me një familje të madhe interesash dhe në atë familje natyrisht që as ne, as Maqedonia e Veriut, nuk shihemi sikur po na vëzhgon ndonjë OJQ, por shihemi në bazë të interesit në radhë të parë.

Tags: beedi ramanegociatatqendrimi i holandes

TË LIDHURA

Ndalesë në turin e Foltores/ Këngë dhe valle, Berisha feston me demokratët e Elbasanit
Politikë

Ndalesë në turin e Foltores/ Këngë dhe valle, Berisha feston me demokratët e Elbasanit

22:11 | 27/12/2025
Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit
Aktualitet

Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit

21:30 | 27/12/2025
PD ka probleme, besimi qytetar është shkelmuar; fajtorët do veçohen
Politikë

PD ka probleme, besimi qytetar është shkelmuar; fajtorët do veçohen

19:53 | 27/12/2025
Next Post
Kosovë/ Numërohen 98% e votave, ky është rezultati i fundit

Osmani pranon koalicionin me Vetëvendosjen: Qeverinë e re do e formojë LDK dhe VV

Ministri i Greqisë jep lajmin e mirë: Jemi pro hapjes së negociatave për Shqipërinë

Ministri i Greqisë jep lajmin e mirë: Jemi pro hapjes së negociatave për Shqipërinë

Tensionet në Kuvend/ Gjuzi ‘sulmon’ Ramën, Ruçi e kërcënon me përjashtim

Tensionet në Kuvend/ Gjuzi ‘sulmon’ Ramën, Ruçi e kërcënon me përjashtim







JU REKOMANDOJMË

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018




TË FUNDIT

“Naiviteti i shtirur është i shëmtuar”/ Përkujdesja e Brikenës për Stenaldon në BBVIP
Showbizz

“Naiviteti i shtirur është i shëmtuar”/ Përkujdesja e Brikenës për Stenaldon në BBVIP

by mirseda
23:48 | 27/12/2025
0

Përkujdesja që Brikena ka treguar ndaj Stenaldos, në ambientet e shtëpisë së “Big Brothr VIP”, e ka...

BBVIP/ Lorna dhe Seno më pak të votuarit, nominojnë dy banorë të tjerë

BBVIP/ Lorna dhe Seno më pak të votuarit, nominojnë dy banorë të tjerë

22:39 | 27/12/2025
Ndalesë në turin e Foltores/ Këngë dhe valle, Berisha feston me demokratët e Elbasanit

Ndalesë në turin e Foltores/ Këngë dhe valle, Berisha feston me demokratët e Elbasanit

22:11 | 27/12/2025
BBV/ Përplasje mes Ilirit dhe Juxhinit, Angelo: “Do kishe dalë me Zarf të Zi”

BBV/ Përplasje mes Ilirit dhe Juxhinit, Angelo: “Do kishe dalë me Zarf të Zi”

22:05 | 27/12/2025
Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit

Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit

21:30 | 27/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com