Pas ngjarjes shokuese kur pronari i restorantit “Panorma” sulmoi turistët spanjollë, tashmë janë zbardhur edhe pamjet, të cilat nuk kanë nevojë për shumë komente.
Në video shihet qartazi shtetasi Mihal Kokëdhima, i cili thyen xhamin e makinës, edhe pse mjeti është në lëvizje.
Këto pamje terrorizuese kanë alarmuar turistët dhe guidën, të cilët telefonin policinë dhe filmonin pronarin e restorantit i cili qëndronte mbi kofano, dhe qëllonte me grushte xhamin e makinës.
Videoja i ngjan një skene nga ndonjë film aksion.
Mihal Kokëdhima: Mbaje, mbaje, mbaje se do hidhem unë, po mbaje – o ç’vdiqa, mbaje këtu të thash se do vdes këtu
Shqiptarët në furgon: Zbrit nga makina tani, zbrit poshtë
Po na ndjekin nga mbrapa të tjerët
Nuk do ndaloj fare, do shkoj në polici direkt
Mihal Kokëdhima: Merrni policinë, do vijë këtu policia, në Sarandë do vemi
Shkoni në polici kështu
Telefonata me policinë: Ngrini postbllok në Qeparo…erdhën me thika, kanë thyer makinën
Kujtojmë këtu se ngjarja ndodhi për shkak se turistët spanjollë mbetën të pakënaqur me shërbimin e restorantit, dhe në momentin kur kanë tentuar të largohen me furgon, janë goditur nga pronari i lokalit.