E martë, 21 Shtator, 2021
19.9 C
Tirana

Pamje të rënda/ 3 km mes frikës e gjakut. Ky është pronari i lokalit që dhunoi spanjollët (foto)

Një ditë më parë, Policia e Sarandës arrestoi pronarin e lokalit Mihal Kokëdhima, 51 vjeç, pasi akuzohet për ‘kanosje’, “dëmtime të tjera me dashje’ dhe ‘shkatërrim prone’.

Kokëdhima sulmoi grupin e turistëve spanjollë, që kishin shkuar në lokalin e tij. Nga pamjet e rënda duket se ai me dhunë shkatërron xhamin e furgonit. Ai hipi mbi kofano dhe godiste me grushta xhamin e përparmë për gati 3 km, skenë kjo që u filmua nga turistët e tmerruar. Turistëve nuk u kishte pëlqyer shërbimi në lokalin e tij, ndaj Kokëdhima u është vërsulur në një akt të paprecedentë.

“Hajde se na vrau, po na ndjekin të tjerët”, dalin pamjet kur pronari i restorantit sulmon turistët spanjollë

Brenda në makinë ndodhej familja e turistëve spanjollë, 5 anëtarë, shoferi dhe shoqëruesi shqiptar. Nga videoja duket që turistët janë tepër të frikësuar. Nga Porto Palermo ata nisen drejt rajonit të policisë në Sarandë.

Makina vijon të jetë në ecje, ndërsa 51 vjeçari mbi kofano vijon të godasë xhamin dhe e thyen.

Personi qe shihni ne foto është Mihal Kokëdhima.

Ne video duket se gjithçka ndodhi në 3 km rrugë, ku Kokëdhima i hipur mbi makinë, thyen xhamin, teksa gjakoset edhe vetë dhe zgjat dorën të kapë pasagjerët brenda.

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Për një parlamentarizëm antimafie, antikorrupsion

Nga: Pëllumb Nako Parlamenti filloi punimet nën një normalitet absolut. Sigurisht, u krijuan edhe komisionet përkatëse, të njëjtë si të viteve e dekadave më parë....

Alternime kthjellimesh dhe vranësira. Nesër priten teshje shiu të izoluara

Ditën e merkurë, vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu...

Artan Hoxha: Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar së fundmi një takim me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme....

Lajçak i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka njoftuar vendet e BE-së për situatën në veri të Kosovës. Me anë...

Kurti takim me ambasadorët e QUINT-it, zbulon vendimin e fundit

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku është diskutuar lidhur me reciprocitetin e targave me Serbinë. Kurti...