Mediat e huaja i kanë kushtuar një vëmendje të madhe ngjarjes së djeshme, ku u grabitën të paktën 2 milion euro, brenda avionit të linjës Tiranë-Vjenë.
Në një artikull të publikuar nga The Guardian, raportohet se zëdhënësja e “Austrian Airlines”, Tanja Gruber ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë rrezik për ekuipazhin dhe pasagjerët, edhe pse në fakt katër grabitësit kanë qenë të armatosur, pasi viktimës i është gjetur automatik dhe granata.
“Imbarkimi i pasagjerëve sapo ishte kryer. Nuk ka pasur asnjë rrezik për ekuipazhin dhe pasagjerët,” tha ajo.
Po ashtu, Gruber njofton se për arsye sigurie, nuk do të bëhen më transferta cash ta parave nga Tirana drejt Vjenës.