E diel, 13 Qershor, 2021
15.5 C
Tirana

Manjani tregon detajin që i nxjerr zbuluar: Mos na hapni barku me justifikime!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar vjedhjen në Rinas. Sipas ish-ministrit, justifikimi se fajin e ka Koncensionari, në kushtet kur kjo ngjarje ka ndodhur më parë, është neveritës. Ai shkruan në Facebook se aeroporti i Rinasit është objekt i rëndësisë së veçantë. Po kështu Manjani shpreh shqetësimin se uniformat blu jo vetëm që nuk ishin prezentë, por as nuk mbajnë përgjegjësi.

Postimi i plotë:

Askush nuk do kishte fytyrë të kritikonte policinë, nëse kjo e fundit do ti kish neutralizuar dhe pse jo vrarë grabitësit në mes të pistës (idealisht tek gardhi rrethues) së aeroportit!

Askush!

Aeroporti i Rinasit është kufi shtetëror dhe objekt i rëndësisë së veçantë. Prekja e avionit, më keq akoma hyrja në të e personave të pa autorizuar është cënim ekstrem i sigurisë ajrore, pra e sigurisë Kombëtare dhe Ndërkombëtare.

Në atë zonë as zogjtë nuk lejohen të hyjnë, jo më njerëz të paautorizuar e të armatosur!!

Ndaj neutralizimi dhe asgjesimi i kujtdo që tenton të hyjë në mënyrë të paautorizuar dhe pa kontroll, është krejt legjitim.

Por, çështja është se Policia jo vetëm që s’ishte prezent (zakonisht furgonat e policisë të zënë edhe shkallët e avionit deri në bezdi),pra as nuk mban përgjegjësi as për ruajtjen e kufirit, as për objektin e rëndësishëm.

Skenat e tjera që u vu në ndjekje, kapi autorët apo gjeti tenxheret me para, janë rutinë… I kemi parë dhe më parë.

Justifikimi se fajin e ka Koncensionari, në kushtet kur kjo ngjarje ka ndodhur më parë është neveritës.

Kina vërtetë është e madhe, por nuk e mbulon dot papërgjegjshmërinë e shtetit tonë politik. I shtetit që ka gjithnjë policë e gardistë me shumicë për të neutralizuar popullin, por nuk ka asnjë polic të neutralizojë kriminelët.

Të paktën të mos na hapin barkun me justifikime!

Viktima e një dite më parë, që u vra pas shkëmbimit të zjarrit me policinë pas grabitjes në Rinas është Admir Murataj.

Ky person rezultonte i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare. Ai është i akuzuar për organizimin e dy grabitjeve të bujshme në Qafë-Kashar dhe grabitjen e një banke.

Profili i vrasësit/Grabitësi me 15 emra që vodhi dje 10 milionë euro dhe 3 blinda para 4 viteve

Sipas mediave greke, Murataj është arratisur nga burgu grek i Trikallës në vitin 2013.

Ndërkohë, policia ka gjetur një tjetër makinë të djegur në Tapizë. Kjo makinë dyshohet të jetë përdorur nga grabitësit e 10 milionë eurove në Aeroportin e Rinasit.

Kallashnikovë dhe granata/Gjendet gjatë natës një furgon i djegur

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Belgjika mposht me lehtësi Rusinë, Lukaku i dedikon golin Eriksen (Video)

Përfundon ndeshja midis Belgjikës dhe Rusisë, e vlefshme për grupin B të kompeticionit europian ''EURO 2020''. Skuadra e drejtuar nga Martinez ka shkatërruar rusët...

VOA: Takimin më të vështirë, Biden do e ketë me Erdogan

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të takohet me presidentin amerikan Joe Biden të hënën në takimin e nivelit të lartë NATO-s për diskutime...

Putin nënshkruan ligjin që mbron të dhënat e zyrtarëve të sigurisë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një ligj që po vlerësohet se mund të pengojë përpjekjet për ekspozimin e korrupsionit ose kërkesën për llogaridhënien...

Itali: Vaksinimi me AstraZeneca, vetëm për personat mbi 60 vjeç

Vaksina Astrazeneca në Itali do të përdoret vetëm për njerëzit mbi 60 vjeç. Lajmi vjen pas rasteve të rralla të trombozës që kanë ndodhur...

Shqipëria ngjitet në çatinë e botës, por me cilat prioritete?

Shqipëria u zgjodh dje anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit. Duke filluar nga 1 janari i vitit 2022, Shqipëria do të ulet për...