Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Jam nën hetim”, ish-deputeti i PD, Baçi: Qytetarët e Fierit i terrorizoi policia, djali…

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Jam nën hetim”, ish-deputeti i PD, Baçi: Qytetarët e Fierit i terrorizoi policia, djali…

Nuk ka zgjatur shumë shoqërimi i kreut të PD-së Luan Baçi, i cili la drejtorinë e policisë së Tiranës. Por siç denoncoi ai, djalin Bruno Baçin përveç se policia e ka goditur, ndodhet ende në polici ku po merret në pyetje.

Luan Baçi: Me Fierin kanë dy javë që e kanë zënë këtë punë. Filluan që me protestën e  të premtes dhe të shtunës, me ardhjen e zotërisë së tij të vetëquajtur Kryeministër se tani nuk është më. E kanë filluar me shoqërime të shumë qytetarëve fierakë, sot mund të kenë bërë mbi 100 persona të shoqëruar në Fier, për ti penguar në protestë.

Por lidhur me incidentin e fundit, pas mbarimit të protestës mua më kanë ardhur shumë telefonata, sa kisha hipur në makinë për të ikur, telefonatat ishin të shumta. Përballë UET dëgjoja zhurmë, reprezalje dhe qytetarë nga Fieri që më thoshin po na marrin forcërisht, me dhunë po na fusin në makinë punonjës policie me uniformë dhe pa uniformë. Qytetarë që ishin për protestë.

Në moment kam drejtuar makinën drejt vendit ku më thanë protestuesit, shkoj atje dhe shikoj një kaos të vërtetë. Përleshje, policë me kapuç në kokë dhe vetëm sytë kishin jashtë, po i fusnin në makinë forcërisht. Ndalova makinën, djalin e kisha në makinë dhe i thashë dil jashtë dhe filmo me telefon. Vetë u futa te policia, u prezantova dhe u them pse i merrni forcërisht qytetarët fierakë. Absolutisht nuk dëgjonte njeri. Në moment kthej kokën dhe pashë djalin të gjakosur, policia e kishte mbërthyer për ta futur në makinë.

Nuk tregonin kush e goditi. Djali u tha, ju e dini, se ju erdhët bashkë me të dhe ai e goditi, të tjerët e mbajtën. Morën djalin e hipën në makinë. Hipa dhe vetë në makinë për të shoqëruar djalin. Këtu pastaj më shoqëruan dhe mua, kanë bërë dhe raport shërbimi për kundërshtim të forcave të rendit për ti dalë të keqes para.”

Ish-deputeti demokrat tha se e ka të dokumentuar në video personin që i goditi djalin.Një mesazh ai pati dhe për shefin e qeverisë Edi Rama, i cili sipas tij përmes këtij terrori po shton më shumë inatin e qytetarëve.

Luan Baçi: Është në video personi që ka gjuajtur, ka vajtur dhe i ka marrë telefonin një studenti që rri në trotuar. Tani po vazhdojnë me manipulimet e tyre, marrin urdhra politikë. Frika i ka hyrë në palcë këtij zotërisë dhe mendon se me reprezalje, me terror, me dhunë, me terror ndaj gjithë qytetarëve fierakë dhe nga gjithë Shqipëria mendon se do të na frikësojë për të mos marrë pjesë në protestë.

Harron që më shumë po e shton inatin, më shumë po na jep shkas për të protestuar dhe ta dijë mirë se nga Fieri do ti ketë të përditshëm në protestë në Tiranë me qindra, me mijëra, edhe në Fier. Në Fier do të shpallet person i padëshiruar.

Djali vazhdon akoma në polici, kërkojnë të manipulojnë situatën pasi duan të shpëtojnë këtë bastard polic. Është i dukshëm në kamerë, vete drejt Bruno Baçit, i merr telefonin nga dora me dhunë dhe duke e gjuajtur. Pastaj policia e merr dhe ai ikën.”

Baçi nuk kishte një numër të saktë të të shoqëruarve nga  Fieri, por tha se janë ndaluar dhe persona të sëmurë.

Luan Baçi: Nuk e di numrin e të shoqëruarve. Di që është një me mbiemrin Delibashi, është nga Fieri dhe i sëmurë. E kanë marrë forcërisht dhe e kanë dhunuar. E kam gjetur duke u përleshur me policinë. Nuk besoj se kanë vend në biruca për të na futur të gjithëve në burg. Unë do të jem prapë këtu, do të vi në protestë me gjithë qytetarët fierakë. Nuk do të ndalemi asnjë sekondë.”

Baçi sqaroi edhe pozicionin e tij.

“Jam nën hetim, më nxorën në gjendje të lirë. Po pres për protestuesit e tjerë të shoqëruar, të paktën ato nga Fieri për të cilët mbaj pëërgjegjësi që kanë ardhur”.

Tags: BaçiDjalifierithetimish deputetiJamPDpoliciaqytetaretterrorizoi

TË LIDHURA

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023
Aktualitet

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

22:44 | 04/08/2025
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar
Aktualitet

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

22:41 | 04/08/2025
Kthyen fermën në laborator droge, vihen në pranga tre shqiptarë në Itali
Aktualitet

Kthyen fermën në laborator droge, vihen në pranga tre shqiptarë në Itali

17:10 | 04/08/2025
Next Post
Nis hetimi për Taulant Ballën, email-i nga Rumania zbulon arsyen

“Shqiptarët dinë ta bëjnë diferencën”, Balla: Këta do mbahen mend si dhunues (Video)

Policia jep detaje për vrasjen në Peqin, ja çfarë po bënin dy vëllezërit

E rëndë në Tiranë, vritet me armë zjarri një person te Liqeni Artificial

Nga përplasja e Klevis Balliut me policinë te bllokimi i ambulancës, çfarë nuk u pa nga protesta!

Nga përplasja e Klevis Balliut me policinë te bllokimi i ambulancës, çfarë nuk u pa nga protesta!

JU REKOMANDOJMË

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025




TË FUNDIT

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023
Aktualitet

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

by mirseda
22:44 | 04/08/2025
0

Frrok Lleshaj, 65-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e sotme në fshatin Paçram, ka qenë i dënuar më...

Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

22:41 | 04/08/2025
Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

20:42 | 04/08/2025
Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në detin e Japonisë

Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në detin e Japonisë

17:15 | 04/08/2025
Kthyen fermën në laborator droge, vihen në pranga tre shqiptarë në Itali

Kthyen fermën në laborator droge, vihen në pranga tre shqiptarë në Itali

17:10 | 04/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com