E shtunë, 18 Shtator, 2021
21.5 C
Tirana

Nga përplasja e Klevis Balliut me policinë te bllokimi i ambulancës, çfarë nuk u pa nga protesta!

E paralajmëruar si protesta më e madhe nga opozita, tubimi i 16 marsit veç numrit të lartë të protestuesve u shënjua edhe nga lëvizje të papritura. Teksa ishte bërë e ditur se protesta do të mbahej para Kryeministrisë, pas dy orëve të para, ajo u zhvendos drejt Parlamentit.

Në fillimin ishte ish-deputeti Flamur Noka që mbajti dy fjalime që udhëhoqën më tej dy marshime njëri pas tjetrit rreth kryeministrisë. Duke u shoqëruar me incidente të vogla si rrëzimi i hekurit përqark kryeministrisë dhe një motori të policisë. Gjatë kësaj kohe protestuesit hodhën vetëm disa shashka dhe tymuese drejt dyerve të blinduara të godinës së Kryeministrisë.

Më pas krejt papritur lideri demokrat Lulzim Basha, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i tërhoqën protestuesit drejt Parlamentit. Gjatë marshimit disa prej protestuesve dëmtuan zbukurimet e vendosura nga Bashkia, duke i vendosur flakën.

Forcat e policisë kanë qenë disi të papërgatitura ndaj kësaj lëvizjeje të protestuesve, ndërsa menjëherë janë shtuar forcat e policisë teksa në oborrin e Kuvendit kanë mbërritur forca të FNSH-së. Me të arritur në godinën e Parlamentit, protestuesit mes tyre edhe ish-deputeti Klevis Balliu çanë kordonin me pak efektivë të vendosur para Parlamentit.

Këta të fundit hodhën gaz lotsjellës, por kjo tensionoi edhe më tepër protestuesit të cilët vazhduan të hidhnin gurë dhe sende të forta. Agravimi i situatës dhe mos përgatitja nga ana e policisë me shumë efektivë në ambientet e Parlamentit bëri që për herë të parë të përdoreshin edhe autobotet me ujë.

Nga protesta e sotme mbetën të lënduar të paktën dy protestues, të cilët janë larguar për të marr ndihmën e parë, si edhe tre policë. Por, në një moment kur ambulanca tentoi të hynte në ambientet e Parlamentit është përballur me rezistencën e protestuesve të cilët nuk e lejuan duke u drejtuar me thirrje të forta kundër policisë.

Lexo edhe :   Rama: Krizat shkaktohen allashqiptarçe, t’i zgjidhim shqip e jo anglisht

Pak orë pas protestës, policia ka nisur shoqërimin e personave që kanë marrë pjesë në protestën e sotme të opozitës së bashkuar. Duke thënë se ky ishte një tubim në kundërshtim të plotë me ligjin, por edhe në kundërshtim me vetë kërkesën e organizatorëve për vendin e protestës. Ndërkohë kreu demokrat Basha në fund të fjalimit të tij nga selia e partisë i cilësoi si horra policët e shtetit, duke i akuzuar për provokim dhe bërë thirrje qytetarëve për t’i goditur mbrapsht.

Lexo edhe :   Rama: Krizat shkaktohen allashqiptarçe, t’i zgjidhim shqip e jo anglisht

Pas përfundimit të protestës, opozita ende nuk ka bërë publike se kur do të jetë protesta e radhës. Por, ato shprehen se ky është vetëm fillimi dhe ato janë gati për valën e protestave që do të sjellin sipas tyre largimin e kryeministrit Rama./ TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Betohen në Presidencë, Qeveria nis zyrtarisht mandatin e tretë

Pas betimit te presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të ri qeveritar vendosën të ecnin në këmbë përgjatë Bulevardit Dëshmorët...

Betimi i kabinetit qeveritar/Rama dhe ministrat betohen para Metës

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pak çaste më parë në Presidencë, ku bashkë me anëtarët e kabinetit qeveritar do të betohet para kreut të...

Miliarderi amerikan shpallet fajtor për vrasje

Trashëgimtari amerikan i pasurive të paluajtshme Robert Durst, subjekt i dokumentarit të krimit HBO The Jinx, është dënuar për vrasjen e mikes së tij...

Kurti lë pas inatet me Ramën dhe e uron për mandatin e tretë

Dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar një letër të hapur homologut të tij shqiptar, Edi Rama, duke e uruar për mandatin...

Meta merr në mbrojtje Berishën, akuzon Kim se po shkel sovranitetin e vendit

Pas një periudhe të gjatë heshtje, një ditë më parë kreu i shtetit, Ilir Meta, u prononcua për mediat duke u rreshtuar krah aleatit...