Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

DASH: Korrupsioni, mungesa e fondeve kufizuan mediat e pavarura në Shqipëri

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
DASH: Korrupsioni, mungesa e fondeve kufizuan mediat e pavarura në Shqipëri

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) publikoi sot raportin mbi të drejtat e njeriut në botë. Në pjesën për Shqipërinë trajtohen një numër çështjesh. Ja disa prej tyre:

Mosndëshkimi mbeti problem. Ndjekja penale dhe sidomos dënimi i zyrtarëve që kryenin abuzime ishte sporadik dhe jokonsistent. Zyrtarët, politikanët, gjyqtarët dhe personat me interesa të fuqishme biznesi shpesh ishin në gjendje të shmangnin ndjekjen penale. Në përgjigje të kësaj, autoritetet kanë ndërmarrë një veting të monitoruar ndërkombëtarisht të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe kanë skualifikuar një numër të konsiderueshëm zyrtarësh për pasuri të pashpjegueshme ose lidhje me krimin e organizuar.

Korrupsioni vazhdoi të ishte një problem serioz në qendrat e paraburgimit.

Edhe pse qeveria ka mekanizma për të hetuar dhe dënuar abuzimin dhe korrupsionin, korrupsioni në radhët e policisë mbeti problem.

Liria e shtypit dhe e medias

Media e pavarur ishte aktive dhe shprehu një larmi pikëpamjesh, megjithëse pati përpjekje për të ushtruar presion politik dhe ekonomik të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë mbi median, duke përfshirë kërcënimet dhe dhunë ndaj gazetarëve që u përpoqën të hetonin krimin dhe korrupsionin. Pronarët e bizneseve kanë përdorur lirshëm mediat për të përfituar favore dhe për të promovuar interesat e tyre pranë partive politike. Shumica e pronarëve të televizioneve private përdorën transmetimet e tyre për të ndikuar në veprimet e qeverisë ndaj bizneseve të tjera të tyre.

Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve kufizuan mediat e pavarura të shtypit. Gazetarët besohet se praktikuan vetëcensurimin. Pasiguria ekonomike për shkak të mungesës së kontratave të detyrueshme të punës uli pavarësinë e gazetarëve dhe kontribuoi në anshmërinë e raportimeve. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë vazhdoi të raportojë vonesa të mëdha në pagesat e pagave për gazetarët në shumicën e mediave, në disa raste deri në 10 muaj. Problemet financiare i kanë bërë disa gazetarë që të mbështeten më shumë në burimet e jashtme të të ardhurave, duke ngritur pyetje të integritetit.

OJQ-të pohuan se etika profesionale ishte një prioritet i ulët për disa nga portalet, që vlerësohet se arrijnë në rreth 700, duke ngritur shqetësime rreth përhapjes së lajmeve të rreme në përfitim të interesave të veçanta financiare ose politike. Rritja dramatike e mediave në internet solli një larmi pikëpamjesh.

Kriza ekonomike dhe praktikat e menaxhimit në mediat shqiptare kanë pakësuar financat dhe cilësinë e raportimit në media.

Ka pasur raporte të shumta për dhunë dhe kërcënime ndaj anëtarëve të mediave, ndërkohë që interesat politike dhe të biznesit i vunë gazetarët në presion.

Më 30 gusht, një person i panjohur qëlloi 10 herë në shtëpinë e prindërve të reporteres së krimit Klodiana Lala. Zonja Lala raporton shpesh për krimin e organizuar dhe çështjet e zbatimit të ligjit, duke përfshirë reformën gjyqësore.

Në shtator, kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë deklaroi se 12 gazetarë kishin paraqitur kërkesa për azil në vendet anëtare të BE, duke përmendur kërcënime për shkak të vendeve të tyre të punës.

Censura:

Gazetarët shpesh praktikojnë vetëcensurim për të shmangur dhunën dhe ngacmimin dhe si reagim ndaj presionit nga botuesit dhe redaktorët që kërkojnë të avancojnë interesat e tyre politike dhe ekonomike.

Autoriteti për komunikimet elektronike dhe postare dekretoi më 15 tetor se 44 portale të mediave kishin 72 orë për të marrë një numër identifikimi tatimor dhe ta publikonin në faqet e tyre të internetit ose qeveria do t’i mbyllte ato. Lista përfshiu disa faqet e lajmeve hulumtuese, duke përfshirë BIRN. Deri në fund të vitit, qeveria nuk i kishte mbyllur portalet që nuk kishin marrë numrin e identifikimit tatimor./VOA.

Tags: dashfondevekorrupsionikufizuanMediatmungesapavarurashqiperi

TË LIDHURA

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:12 | 02/07/2025
52% e pensionistëve në 2024 mbetën pa pension të plotë për mungesë vitesh sigurimi.
Ekonomi

52% e pensionistëve në 2024 mbetën pa pension të plotë për mungesë vitesh sigurimi.

08:10 | 02/07/2025
Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan, ironia e Dervishit: Tani do digjet edhe Inceneratori
Aktualitet

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan, ironia e Dervishit: Tani do digjet edhe Inceneratori

22:38 | 01/07/2025
Next Post
Gjykata liroi autorin që goditi me gur efektivin, Policia: Padi ndaj gjyqtarit, vendim skandaloz

Gjykata liroi autorin që goditi me gur efektivin, Policia: Padi ndaj gjyqtarit, vendim skandaloz

Makina përplas këmbësorin, 28-vjeçari ndërron jetë në vend

Aksidenti në Shkodër/ Pas vjehrrës, humb jetën edhe 18-vjeçarja shtatzënë

Gjykata urdhëroi nisjen e hetimit, deputeti i PS: Preket interesi i kunatit të Bashës

Gjykata urdhëroi nisjen e hetimit, deputeti i PS: Preket interesi i kunatit të Bashës

JU REKOMANDOJMË

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Janar-qershor, 80 mijë vizitorë në kalanë e Shkodrës
Kultura

Janar-qershor, 80 mijë vizitorë në kalanë e Shkodrës

by mirseda
08:18 | 02/07/2025
0

Kalaja e Shkodrës gjatë periudhës janar-qershor 2025 është vizituar nga rreth 80 mijë vizitorë. Drejtoria Rajonale e...

Armëpushim 60 ditor mes Izraelit dhe Gazës/ Trump kërkon nga Hamas që të pranojë kushtet

Armëpushim 60 ditor mes Izraelit dhe Gazës/ Trump kërkon nga Hamas që të pranojë kushtet

08:16 | 02/07/2025
Rritje e rasteve me Covid-19 në Evropë/ Varianti “Nimbus” më agresivi, shqetësim vaksinimi i ulët

Rritje e rasteve me Covid-19 në Evropë/ Varianti “Nimbus” më agresivi, shqetësim vaksinimi i ulët

08:14 | 02/07/2025
Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:12 | 02/07/2025
52% e pensionistëve në 2024 mbetën pa pension të plotë për mungesë vitesh sigurimi.

52% e pensionistëve në 2024 mbetën pa pension të plotë për mungesë vitesh sigurimi.

08:10 | 02/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com