E martë, 21 Shtator, 2021
15.5 C
Tirana

Gjykata urdhëroi nisjen e hetimit, deputeti i PS: Preket interesi i kunatit të Bashës

Deputeti i PS-së, Ervin Bushati i ftuar në studion e emisionit “Mbrëmje në ABC News”, ka komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila ka pranuar padinë e bërë nga PD në tetor të 2018. Partia Demokratike ka denocnuar Ervin Bushatin për fshehje të pasurisë.

Bushati është përgjigjur duke thënë se të gjitha pasuritë i ka të deklaruara, ndërsa theksoi që Partia Demokratike mund ta ndjekë sa të dojë, në prokurori, gjykata, edhe në ILDK.

“Unë kam edhe një çështje tjetër që më ka hapur Erjon Isufaj, më duket e ka emrin kunati i zotit Basha, dhe më ka hapur një padi civile për prishje imazhi. Dhe më vjen mirë që reagon PD vetëm kur i preket interesi i kunatit. Nuk e di unë i kam të gjitha të deklaruara në deklarimin e pasurive, në dekriminalizimin e të gjitha këto bashkë. Gjithë deklarimet e mia janë mëse të qarta shumë herë për disa vite me radhë. Që u kujtua tani PD tregon se ajo kujtohet kur i preket interesi personal i kunatit. Megjithatë do të sqarohen derisa nuk ka çështje dhe është e mbyllur në Prokurori”, deklaroi Bushati.

I pyetur nëse ka pajtuar ndonjë avokat për këtë çështje, deputeti i PS-së përgjigjet:

“Për çështje civile po, ndërsa për këtë po njoftohem sot.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kosova ndalon hyrjen e mjeteve me targa serbe, Drecun: Aksioni i planifikuar

Kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka deklaruar se aksioni i Njësisë Speciale të Kosovës rreth vendosjes së reciprocitetit...

Ndodh edhe kështu/Nuk siguroi dot biletën, tifozi fshihet në tualetin e femrave

Për të parë skuadrën e zemrës, ia vlen çfarë do lloj sakrifice. Një tifoz skocez i skuadrës së Sëlltikut është përballur me një të...

E mendonin të vdekur në Pukë, si i dështoi plani për inskenimin e vrasjes

Vijojnë hetimet ndaj biznesmenit italian Davide Pecorelli, të cilit i dështoi plani për inskenimin e vrasjes. Shqipëria nis hetimet për "shkatërrim prone" e "dëmtim...

Thellohet tragjedia, shuhet familja Gjoka nga shpërthimi i bombolës së gazit

Pas dy motrave dhe mamasë, ka humbur jetën edhe djali 12-vjeçar i familjes Gjoka. Enriko Gjoka 12 vjeç, fatkeqësisht nuk ia ka dalë t'i...

Vendimi/Çfarë është reciprociteti për targat e Serbisë? Blindohet kufiri

Duke parë situatën e agravuar tashmë mes Kosovës dhe Serbisë, Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar nga ana e qytetarëve që të shfrytëzojnë...