E premte, 22 Janar, 2021
11 C
Tirana

Gjykata liroi autorin që goditi me gur efektivin, Policia: Padi ndaj gjyqtarit, vendim skandaloz

Policia e Shtetit ka reaguar pas dhënies së vendimit nga Gjykata për Pëllumb Isufajn, autorin që goditi me gur në kokë efektivin e FNSH.

Policia thekson se vendimi i gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, Pirro Sota për të liruar nëpunësin e Bashkisë Mallakastër ka tronditur Policinë e Shtetit.

Ata njoftojnë se do të ndërmarrin të gjitha masat ligjore, si për të mbrojtur jetën e punonjësve të saj, ashtu dhe për të vënë përpara drejtësisë bashkëpunëtorët e krimit, edhe kur këta mbajnë të veshur padrejtësisht mantelin e gjyqtarit, kësisoj do të depozitohet padi penale ndaj gjyqtarit Sota, si dhe do të referohet pranë organeve të Vettingut dokumentacionin që provon absurditetin e vendimit të tij.

Reagim i Policisë së Shtetit
Vendimi i sotëm i gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, Pirro Sota, për të liruar nëpunësin e Bashkisë
Mallakastër, që goditi me gur në kokë një punonjës policie në krye të detyrës, ka tronditur të gjithë Policinë e Shtetit.

Arroganca, shpërfillja ekstreme e ligjit dhe injorimi flagrant i provave të pakundërshtueshme dhe i raporteve të shërbimit të Policisë së Shtetit, që provonin atë që ka parë tashmë gjithë Shqipëria, janë të papranueshme.

Punonjësit e Policisë së Shtetit kanë mbrojtjen e veçantë të ligjit, gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.
Rreziku për jetën e punonjësve të PSH, shtohet jo vetëm nga papërgjegjshmëria e elementëve kriminalë, por edhe e gjyqtarëve të lidhur me krimin.
Policia e Shtetit e ka dëshmuar me gjakun e qindra dëshmorëve, përgjegjësinë e saj publike dhe nuk mund të pajtohet me vendime skandaloze të ndonjë gjyqtari të papërgjegjshëm, vendime të cilat jo rrallë herë kanë lënë të pandëshkuar jo vetëm autorët e plagosjeve ndaj policëve, si rasti aktual i Fierit, por edhe vrasësit e tyre.
PSH do të ndërmarrë të gjitha masat ligjore si për të mbrojtur jetën e punonjësve të saj, ashtu dhe për të vënë përpara drejtësisë bashkëpunëtorët e krimit, edhe kur këta mbajnë të veshur padrejtësisht mantelin e gjyqtarit.
Policia e Shtetit do të depozitojë padi penale ndaj gjyqtarit Sota, si dhe do të referojë pranë organeve të Vettingut dokumentacionin që provon absurditetin e vendimit të tij.
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Aksident në Pukë, humb jetën një person

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Dedaj të Pukës. Shtetasi i identifikuar me inicialet L.M, ka qenë...

Ish-komandanti i ushtrisë boshnjake dënohet për krime lufte

Gjykata e Sarajevës e ka dënuar me 10 vjet burgim një ish-komandant të ushtrisë boshnjake, pasi erdhi në përfundimin se ai ka dështuar të...

Përgjimet/ Mafia Italiane mësyn në Tiranë, biseda për pallate dhe tendera

Antimafia e Katanzaros në Itali, ka goditur tri ditë më parë një grup mafioz, ndërsa përgjimet telefonike të personave në hetim kanë zbardhur ryshfetet...

Video/ Klopin nuk e mbajnë nervat, përplaset me trajnerin kundërshtar

Në sfidën e djeshme të Premier Ligës ku Liverpuli u mund në “Anfield” me rezultatin minimal 0-1 ndaj Bërnlit, në pushimin e këtij takimi...

Qysh sot, çdo ditë të jetë 21 Janar

Nga: Frrok Çupi Për gjithë planetin sot është data 22, por për ne shqiptarët duhet të jetë, si dje- 21 Janar. Edhe nesër, e pasnesër,...