Luana dhe Marina Vjollca kanë treguar gjithnjë lidhjen e tyre të ngushtë me të ëmën, në postimet e ndryshmet në rrjetet sociale.
Së fundmi, ato janë mbledhur për të festuar ditëlindjen e nënës së tyre, Marias, duke ndarë me ndjekësit pamje e video nga darka familjare.
Por motrat Vjollca së bashku me mbesën kanë bërë një dhuratë madhështore për Marian. Në videon e publikuar nga kjo e fundit duket një makinë e zezë, mbuluar me fjongo të kuqe, që ia kanë dhuruar me rastin e ditëlindjes.
“Mrekullia, dashuria, jeta ime ju që më uroni me kaq mirësi, dashuri e vlerësim në rrugën time të jetës. Përmbledhur një tortë gjigante në vrapin e rrugëtimit tim dhe me emocion të papërballueshëm! Tani më thoni ndalo vrapin, relaksohu dhe shijo makinën, dhuratën me zemër plot! Faleminderit jeta ime”, ka shkruar pranë videos nëna e Marinës dhe Luanës.