E premte, 24 Shtator, 2021
13.5 C
Tirana

Arsyeja përse Arbana Osmani do të largohej nga “Top Channel” është Renato Mekolli

Pas shumë aludimeve lidhur me largimin e Arbana Osmanit nga “Top Channel”, tashmë është hedhur dritë mbi këtë zhvillim që ka ndodhur këto ditë. Moderatorja nuk ka qenë aspak dakord që studion e emisionit të saj, t’ia ofronte dhe Renato Mekollit.

Kaq ka mjaftuar që të shpalleshe ‘një luftë e hapur’, dhe ajo të zhdukej për dy ditë. U përfol për një debat mes saj dhe Ben Blushit, e ndërsa tashmë çdo gjë është sqaruar, për të vijuar më tej me projektet të dy palët.

Lajmi për largimin u mohua më pas, por e pati një të vërtetë brenda, faktin që Arbana u largua për t’u rikthyer sërish në televizion pas dy ditësh negociata dhe pasi u përmbushën kushtet e saj.

U tha se arsyeja e debatit ishte kërkesa e saj për një vlerësim më të lartë monetar, por “iconstyle.al” ka zbuluar një tjetër arsye për pakënaqësitë që ka pasur Arbana në ambientet e televizionit.

Arsyeja e largimit të moderatores nga televizioni lidhet me Renato Mekollin, dhe emisionin e tij të gatimit.

Po të njëjtat burime shtojnë se gjysmën e sezonit të “Dua të të bëj të lumtur”, studion e Arbanës do ta shfrytëzojë Renato për emisionin e ri të gatimit të fëmijëve që do të startojë në prill.

Siç duket, Arbana nuk ka qenë dakord që të shfrytëzohej studioja e saj, ndaj dhe ka negociuar me drejtuesit e televizionit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Në rritje kërkesat për azil, arrijnë nivelin më të lartë të pas-pandemisë

Kërkesat për azil nga shqiptarët kanë filluar rritjen graduale pas lehtësimit të kritereve të udhëtimeve në vendet e Bashkimit Europian, por sërish ato mbeten...

Yuri Kim i shkon në zyrë Bashës. Cilat janë porositë e radhës?

Kryedemokrati Basha do të takojë sot në orën 16:00, ambasadoren e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim. Pas vendimit për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha...

La hotelin luksoz, Lionel Messi paguan shumën e majme për vilën

Ylli argjentinas Lionel Messi, ka arritur që të gjejë një shtëpi në Paris. Sipas asaj që raporton “RMC Sports”, Messi deri tani ka jetuar...

“Mbretëria” e Kozakut, si kërcënim për një gjeneratë

Nga: Mentor Kikia Njëri që u quajtka Kozak, qenka shpallur mbreti i Instagramit dhe Tik-Tokut. Por një tjetër që u quajtka Fabio, mesa duket pretendent...

“Mbreti i Instagramit” në sherr me “mbretin e burgut”, “lufta” për famë

Rrjetet sociale janë kthyer në “ushqimin” e përditshëm të rinisë. Aty mund të gjesh video argëtuese, edukuese, por në të shumtën e rasteve rinia...