Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Protesta e dy hipokritëve

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Protesta e dy hipokritëve


Në këtë vend, ekzistojnë ende një mijë e një arsye për të protestuar. Në kushtet kur lëvizjet nga jashtë sistemit aktual politik, kanë dështuar të bëhen një zë i qenësishëm, zemërata popullore detyrohet të kanalizohet në lëvizje individuale në kufijtë e dëshpërimit, duke kërcënuar publikisht me vetëvrasje, apo duke e çuar në fund në heshtje aktin fatal.

Disa largohen nga sytë-këmbët, duke përjetuar kalvarin e gjatë, dhe shpesh me fund jo të lumtur të azilit në vendet e BE-së. Të tjerët janë subjekt i thirrjeve për protesta dhe përmbysje pushteti, nga ana e opozitave të radhës. PD dhe LSI, kurorëzojnë një tubim për të cilin janë përgatitur prej më shumë se një muaji.

Argumentet janë si çdo herë tërheqëse; luftë kundër bandave kriminale në pushtet, korrupsionit, premtime për më shumë rend, investime, vende të reja pune. Po ata që i paraqesin ato janë për shumëkënd antipatikë dhe hipokritë.

Dy-tre javët e fundit Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, u “qanë” hallin shqiptarëve të varfër, nga jugu në veri. Por empatia e tyre nuk ka gjasa të jetë shumë e çiltër.

Familja e bashkëshortes së udhëheqësit demokrat, do të përfitojë plot 13 milionë euro nga qeveria shqiptare, për prishjen e pallatit buzë detit në Vlorë. Ndërsa të tjerë, do të sjellin ndërmend deklaratën zyrtare të të ardhurave të kryetares së LSI-së, që vetëm për vitin 2016, i kalonte 1 milionë euro fitime nga shitja e disa apartamenteve dhe pasurive të patundshme.

Dhe të mos harrojmë se bëhet fjalë për 2 politikanë, që në karrierën e tyre fatlume, kanë jetuar më shumë si pushtetarë sesa si opozitarë.

Protesta ndodh në fillimin real të reformës në drejtësi, ndërsa përgënjeshtrimet e herëpashershme, nuk e zbehin dot perceptimin se kjo lëvizje e re, synon edhe sabotimin e saj, me argumentin se ajo është shndërruar në një “hanxhar” të kryeministrit Rama për të shantazhuar kundërshtarët.

Veç kësaj, dy forcat politike kanë probleme të mëdha me besueshmërinë e tyre publike. Edhe pas gati 5 vitesh në opozitë, PD nuk u ka kërkuar një ndjesë të vërtetë shqiptarëve për defektet e mëdha të qeverisjes së saj 8-vjeçare, ndërsa LSI e dalë në opozitë prej vetëm pak muajsh, nuk njeh asnjë gabim të sajin në 2 mandate në pushtet, duke ia faturuar gjithçka Ramës dhe PS së fundmi dhe PD dhe Berishës dikur, ndonëse zyrtarët e saj kanë qenë jo pak të përfolur për afera korruptive, madje shumë prej tyre janë arrestuar dhe burgosur.

Në situatën dëshpëruese, ku janë zhytur shumica e shqiptarëve, thirrjet e forcave politike për të dalë në rrugë, priten më së paku me neveri.

Aq e vërtetë është kjo, saqë PD angazhoi ditët e fundit në media edhe psikologë në radhët e veta, për të kryer një psikanalizë të thelluar mbi arketipin e qytetarit të zakonshëm shqiptar, që na qenkësh me raste dinak dhe mosbesues ndaj politikës, kryesisht për shkak të së shkuarës komuniste të vendit.

Dhe duke “përcaktuar” në fund se cili është “qytetar” i vërtetë: ai që shqyrton dhe mbështet idetë, kauzat, dhe jo tek fytyrat që qëndrojnë pas tyre. Kjo në parim qëndron. Por janë pikërisht politikanët që nesër kur të ngjiten në pushtet, do të bëjnë sikur po i vënë në zbatim këto ide, duke dështuar sërish me sukses të plotë, për shkak të gjërave të tjera që kanë në kokë.

Në një demokraci, janë qytetarët ata që gjykojnë politikën dhe politikanët. Në Shqipëri, ndodh edhe e kundërta. Kur populli i përgjigjet kauzës së politikanit dhe e katapulton atë në pushtet, ai është inteligjent, me integritet.

Kur e shet votën për bukën e gojës, si pasojë e mjerimit ku e ka lënë po kjo politikë, është delenxhi. Kur nuk del në rrugë, dhe as në votime, është indiferent, cinik, i papërgjegjshëm.

Kur voton me bindje kundër është bukëshkalë dhe mosmirënjohës. Militantizmi, interesi, mllefi, dëshpërimi, mund të sjellin shumë njerëz para kryeministrisë sot nesër apo më tutje, sikurse ka ndodhur zaten edhe herët e tjera.

Megjithatë, asnjë e tillë shfaqje e tillë force e opozitës, nuk ka gjasa të ndryshojë gjë deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ndryshimi i qeverisë apo zgjedhjet e reja, mund të ndodhin nga ndonjë megaskandal qeveritar, apo si rrjedhojë e dosjeve penale që mund të hapen apo rihapen nga organi i akuzës.

Deri atëherë, protestat e opozitës do të jenë një lloj “gjimnastike” e demokracisë, teksa edhe për shumë kohë duket se këtu do të qëndrojë mjerisht në fuqi thënia e diplomatit të njohur francez Talleyrand: Në fund të fundit, politika nuk është gjë tjetër, veçse një lloj mënyre për të shkundur popullin, përpara përdorimit të tij…

ALKET GOCE, TIRANA TODAY

Tags: azilBerishadyhipokritëveMetanjerëzitprotestaramashqiptaret

TË LIDHURA

Aksident në aksin Fier–Patos, dy mjete përplasen “kokë më kokë”, plagosen shoferët dhe pasagjerët
Aktualitet

Aksident në aksin Fier–Patos, dy mjete përplasen “kokë më kokë”, plagosen shoferët dhe pasagjerët

22:43 | 31/03/2026
Të enjten seancë plenare/ Interpelancë me Ramën dhe Lamallarin, zbardhet rendi i ditës
Politikë

Të enjten seancë plenare/ Interpelancë me Ramën dhe Lamallarin, zbardhet rendi i ditës

21:01 | 31/03/2026
“…dhe erdhe në PS”/ Bardhi sulmon Ramën: Gjuhë urrejtjeje, jo politike
Politikë

“…dhe erdhe në PS”/ Bardhi sulmon Ramën: Gjuhë urrejtjeje, jo politike

20:26 | 31/03/2026
Next Post
Video/“Besa Mafia”, amerikani pagoi kriminelët shqiptarë për t’i vrarë gruan

Video/“Besa Mafia”, amerikani pagoi kriminelët shqiptarë për t’i vrarë gruan

U arrestuan se protestuan, gjykata vendos për 4 banorët e Verrisë

U arrestuan se protestuan, gjykata vendos për 4 banorët e Verrisë

Ekstradimi i “financierit” të Habilajve, Arta Marku “zgjohet nga gjumi”

Ekstradimi i “financierit” të Habilajve, Arta Marku “zgjohet nga gjumi”







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026




TË FUNDIT

Kosovës nuk i mjafton zemra dhe talenti, Turqia shuan ëndrrën e shqiptarëve për në Botëror
Kosovo

Kosovës nuk i mjafton zemra dhe talenti, Turqia shuan ëndrrën e shqiptarëve për në Botëror

by mirseda
22:51 | 31/03/2026
0

Ëndrra shqiptare për në Botëror është shuar në Prishtinë, me Kosovën që është mposhtur 0-1 nga Turqia...

Franca mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët ushtarak amerikanë që fluturojnë drejt Iranit

Franca mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët ushtarak amerikanë që fluturojnë drejt Iranit

22:44 | 31/03/2026
Aksident në aksin Fier–Patos, dy mjete përplasen “kokë më kokë”, plagosen shoferët dhe pasagjerët

Aksident në aksin Fier–Patos, dy mjete përplasen “kokë më kokë”, plagosen shoferët dhe pasagjerët

22:43 | 31/03/2026
Vijojnë sulmet ndaj Iranit/ Shpërthim në depot e armëve, Hegseth: U godit nga bombardues amerikanë

Vijojnë sulmet ndaj Iranit/ Shpërthim në depot e armëve, Hegseth: U godit nga bombardues amerikanë

22:39 | 31/03/2026
Gazetarja amerikane rrëmbehet në mesditë në qendër të Bagdadit

Gazetarja amerikane rrëmbehet në mesditë në qendër të Bagdadit

22:22 | 31/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com