Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Fundjave Ndryshe
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Fundjave Ndryshe
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Ekstradimi i “financierit” të Habilajve, Arta Marku “zgjohet nga gjumi”

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Ekstradimi i “financierit” të Habilajve, Arta Marku “zgjohet nga gjumi”

Një ditë pas ekstradimit në Itali të Nezar Seitit, një nga pjesëtarët e bandës së Habilajve, Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimet për procedurat e ndjekura nga Prokuroria e Tiranës dhe ajo e Krimeve të Rënda, për këtë rast ekstradimi.Kështu, kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku, është  “zgjohet nga gjumi” , pë të bërë verefikimet e vevojshme, ku në sitë do të jenë Prokuroria e  Tiranës dhe ajo e Krimeve të Rënda, si dhe  Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Burgjeve.

Ndaj Nezar Setitit ekziston një masë sigurimi nga Gjykata e Krimeve të Rënda në arrest me burg për trafik droge. Ndërsa njëkohësisht ishte i kërkuar edhe nga Prokuroria e Cattanias si pjesë e grupit të trafikut të drogës që kryesohej nga Moisi Habilaj. Gjykata e Tiranës kishte vendosur për ekstradimin e Seitit në dhjetor të vitit të shkuar. Por edhe pse ai është nën hetim nga drejtësia shqiptare për të njëjtën akuzë, në mënyrë krejt të papritur ministria e Drejtësisë dha leje për ekstradimin e këtij shtetasi në Itali, shkruan abcnews.

Përmes një njoftimi për shtyp të shpërndarë mbrëmë për median, Ministria e Drejtësisë, këmbënguli se në rastin në fjalë janë ndjekur me përpikmëri të gjitha procedurat e parashikuara në ligj dhe Konventës Europiane të Ekstradimit. Ministria theksonte se kishte miratuar ekstradimin, pasi nuk kishte patur asnjë informacion apo akt tjetër procedurial nga Prokuroria e Përgjithshme si dhe nga gjykata për ekzistencën e ndonjë pengesë të mundshme ligjore për ekstradimin e Seitit.

Çfarë tha dje Ministria e Drejtësisë?

Dje pas lajmit, reagoi zyrtarisht Ministria e Drejtësisë. Sipas saj, vendimi është marrë në përputhje me vendimin e Gjykatës së Tiranës, që i hapi rrugë ekstradimit të tij, më datë 29 dhjetor të vitit të kaluar. Sipas Ministrisë së Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme dhe as Gjykata nuk e kishin njoftuar se Nezar Seiti ishte në hetim, apo kishte ndonjë pengesë tjetër ligjore për ekstradimin e tij.

MINISTRIA E DREJTESISE

Në një deklaratë lidhur me ekstradimin drejt Italisë të Nezar Seitit, Ministria e Drejtë- sisë tha dje se janë ndjekur me përpikëri të gjitha procedurat ligjore të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale, Konventës Evropiane të Ekstradimit, Marrëveshjen ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë dhe Konventës Evropiane për ndihmë juridike dhe çështje penale.

Më datë 20 tetor 2017, jemi njoftuar nga Interpoli Tiranë mbi arrestimin e shtetasit Nezar Seiti, me qëllim ekstradimin drejt Italisë në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar, të lëshuar nga Gjykata e Katanias, më 12 tetor 2017, për veprën penale ‘Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e narkotikëve’.

Më datë 24 tetor i kemi përcjellë Prokurorisë së Përgjithshme njoftimin e Interpolit Tiranë, me qëllim kryerjen e veprimeve nga ana e Prokurorisë për të kërkuar nga autoritetet italiane dërgimin e akteve”, tha dje Ministria e Drejtësisë.

Prokuroria e Përgjithshme, më 10 janar 2018, ka vënë në dijeni Ministrinë e Drejtësisë lidhur me vendimin e Gjykatës së Tiranës, datë 18 dhjetor 2017, i cili ka marrë formë të prerë më datë 29 dhjetor 2017, duke vendosur miratimin e kërkesës së Prokurorisë së Tiranës për lejimin e ekstradimit të shtetasit Nezar Seiti.

“Bazuar në këtë vendim të Gjykatës së Tiranës, përcjellë nga Prokuroria e Përgjithshme te Ministria e Drejtësisë më 10 janar 2018 dhe në kushtet kur Ministria nuk ka pasur asnjë informacion apo akt tjetër procedural nga Prokuroria e Përgjithshme, si dhe nga Gjykata mbi ekzistencën e ndonjë pengese të mundshme ligjore për ekstradimin e shtetasit Nezar Seiti, ka dhënë miratimin për ekstradim”, tha Ministria e Drejtësisë. TIRANA TODAY

Tags: Arta MarkuekstradimifinancieritGjumiHabilajvezgjohet

TË LIDHURA

U vra sot në derë të shtëpisë, Elton Javori nipi i Demir Backës, biznesmeni u ekzekutua dy vite më parë
Aktualitet

U vra sot në derë të shtëpisë, Elton Javori nipi i Demir Backës, biznesmeni u ekzekutua dy vite më parë

16:24 | 07/12/2023
Gara për vendet vakante, KLP përzgjedh tre prokurorët për t’iu bashkuar SPAK
Aktualitet

Gara për vendet vakante, KLP përzgjedh tre prokurorët për t’iu bashkuar SPAK

16:06 | 07/12/2023
Kanosi kunatën me sëpatë për pronën, 55-vjeçari në Korçë procedohet në gjendje të lirë
Aktualitet

Dhunë ndaj babait dhe bashkëshortes, e pësojnë keq dy të rinj në Korçë

16:04 | 07/12/2023
Next Post
Ambasada e SHBA-ve u drejtohet të rinjve: “Mos votoni me inat, por me shpresë”

Protesta e opozitës, ambasada amerikane kërkesë shtetasve të saj: Mbani...

Gjyqi/Reagon kompania e Becchettit: Kërkesë e dytë në arbitrazh

Gjyqi/Reagon kompania e Becchettit: Kërkesë e dytë në arbitrazh

Protesta/Zbulohet mesazhi i Donald Lu-së për liderët e opozitës

Protesta/Zbulohet mesazhi i Donald Lu-së për liderët e opozitës

JU REKOMANDOJMË

Pagoi 30 mijë euro vrasësin e gruas, Naim Murseli flet para policisë, çfarë dëshmoi

Pagoi 30 mijë euro vrasësin e gruas, Naim Murseli flet para policisë, çfarë dëshmoi

21:40 | 01/12/2023
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018
E rëndë, burri vret me armë zjarri bashkëshorten, zbardhen detajet e para

E rëndë, burri vret me armë zjarri bashkëshorten, zbardhen detajet e para

16:22 | 05/12/2023
Pas arrestimit të Naim Murselit, familja e tij anulon pritjet për ngushëllime për Liridonën e vrarë

Pas arrestimit të Naim Murselit, familja e tij anulon pritjet për ngushëllime për Liridonën e vrarë

21:44 | 01/12/2023




TË FUNDIT

U vra sot në derë të shtëpisë, Elton Javori nipi i Demir Backës, biznesmeni u ekzekutua dy vite më parë
Aktualitet

U vra sot në derë të shtëpisë, Elton Javori nipi i Demir Backës, biznesmeni u ekzekutua dy vite më parë

by mirseda
16:24 | 07/12/2023
0

Një 41-vjeçar u ekzekutua paraditen e kësaj të enjteje në Fier. Viktima i identifikuar si Elton Javori,...

Gara për vendet vakante, KLP përzgjedh tre prokurorët për t’iu bashkuar SPAK

Gara për vendet vakante, KLP përzgjedh tre prokurorët për t’iu bashkuar SPAK

16:06 | 07/12/2023
Kanosi kunatën me sëpatë për pronën, 55-vjeçari në Korçë procedohet në gjendje të lirë

Dhunë ndaj babait dhe bashkëshortes, e pësojnë keq dy të rinj në Korçë

16:04 | 07/12/2023
“Kam mesazhet kur Naimi kërkon lekë borxh”, Gazetari: Arrestime të reja për vrasjen e Liridonës

“Kam mesazhet kur Naimi kërkon lekë borxh”, Gazetari: Arrestime të reja për vrasjen e Liridonës

16:02 | 07/12/2023
“Harrojeni se Beleri betohet”, Rama: Edhe sikur të kthehet përmbys Këshilli Europian nuk negociojmë kundër interesit të Shqipërisë

“Harrojeni se Beleri betohet”, Rama: Edhe sikur të kthehet përmbys Këshilli Europian nuk negociojmë kundër interesit të Shqipërisë

22:29 | 06/12/2023

Tirana Today


© 2023 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Fundjave Ndryshe
  • Media Marketing

© 2022 TiranaToday Dev by : Techzero1.com