E hënë, 18 Tetor, 2021
12.5 C
Tirana

8 persona shtrohen në spitalin infektiv në Kosovë, dyshohen me koronavirus

Drejtoresha e Klinikës Infektive në Prishtinë, Lendita Ajvazi-Berisha bën me dije se po trajtojnë 8 persona, të cilët dyshohen të jenë prekur nga koronavirusi.

Ajo u shpreh se këta persona kanë ardhur nga rajone të ndryshme, teksa thekson se janë në pritje të rezultateve të analizave të tyre.

“Po, janë tetë raste të reja të dyshuar me koronavirus që janë pranuar sot në Klinikën Infektive. Ata kanë ardhur në Kosovë nga regjione të ndryshme. Jemi në pritje të rezultateve nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik”, tha ajo për KosovaPress.

Tashmë pritet publikimi i përgjigjes së testeve nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. Kujtojmë se Kosova është një nga vendet e pakta në Evropë që akoma nuk ka shënuar asnjë rast me koronavirus.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Aksident i pesëfishtë në Durrës

Një aksident i pesëfishtë, fatmirësisht pa të lënduar ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Currilave në Durrës. Një mjet me targa italiane, ka...

Bora Zemani shuan heshtjen për raportin mes Semit dhe Donaldit

Prej startimit të "Big Brother VIP", shumë është aluduar për një pëlqim të mundshëm ndërmjet Donald Veshajt dhe Semi Jaupajt. Mediat rozë kthyen në...

“S’ka vend për panik”, përfaqësuesja e IGJEUM flet pas tërmetit në Lezhë

Mbrëmjen e djeshme, vendi ynë u trondit nga një tërmet 4.5 Rihter me epiqendër në Lezhë. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, tërmeti ishte me magnitudë...

Zgjedhjet/ Numërohen 99.8 % e votave në Kosovë

Deri në orët e para të ditës, janë numëruar 99.8 përqind e votave në komunat e Kosovës. Duke iu referuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,...

Studentët rikthehen në auditore, kusht vaksinimi ose testi PCR

Pas më shumë se një viti mësimi online, studentët dhe pedagogët do të rikthehen sot në auditore, për vitin e ri akademik 2021-2022. Sikundër...