E shtunë, 24 Korrik, 2021
24.5 C
Tirana

“Dy javë leje për njërin nga prindërit”, qeveria gati të marrë vendimin e radhës

Pas verifikimit të rasteve të para në vend me koronavirus, qeveria vendosi që institucionet arsimore të mbyllen për 2 javët e ardhshme.

Mirëpo pas kësaj mase, Këshilli i Ministrave ka bërë gati vendimin që të japë 2 javë leje për njërin nga prindërit, që do të kujdeset për fëmijën apo fëmijët e mitur.

Sipas vendimit, njëri nga prindërit që kanë fëmijët në çerdhe, parashkollor dhe kopshte do të jenë të lirë nga puna deri më datë 23 mars, kur edhe është parashikuar rihapja e institucioneve arsimore.

Në pikën e parë të vendimit qeveria thekson se përfitojnë punonjësit e administratës shtetërore, por në pikën e dytë theksohet se:

“Për shkak të mbylljes së çerdheve dhe institucioneve arsimore, në funksion të marrjes së masave për parandalimin e përhapjes së infeksionit nga COVID 19 u bëjmë thirrje të gjithë punëdhënësve privatë që të gjejnë mundësitë për trajtimin me pushim të punëmarrësve të tyre, sipas pikës 1 të këtij vendimi”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA do të kërkojë nga Kina t’u përmbahet “rregullave të lojës”

Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman pritet t'i bëjë të qartë Kinës në bisedimet e ardhshme, se Uashingtoni e mirëpret konkurrencën me Pekinin,...

Protesta masive në Australi, qytetarët kundër karantinës

Mijëra qytetarë australianë protestuan këtë të shtunë në disa qytete kryesore të vendit kundër karantinës totale që është vendosur në shumë zona për shkak...

Ligjvënësit amerikanë kërkojnë që Olimpiada më 2022 të mos mbahet në Pekin

Një grup i ligjvënësve amerikanë, i ka bërë thirrje Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, që të shtyjë Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2022 dhe të ndërrojë...

Skandali Pegasus: Shtete që përdorën programin përgjues

Aktivistë, gazetarë dhe politikanë në të gjithë botën janë përgjuar përmes telefonit, duke ngritur shqetësimet për mosrespektimin e privatësisë dhe abuzimin me të drejtat...

Merkato/ Nedved zbulon vendimin për të ardhmen e Ronaldos

Zëvendës Presidenti i Juventusit, Pavel Nedved, ka treguar se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Kristiano Ronaldos, në skuadrën bardhezi. Pas fitores së...